Erdogani Ka Miq Besnikė

nga  Una Hajdari
© Tė drejtat autoriale

Kryeministri turk i cili po pėrballet me kritika nga e gjithė bota ende mund tė llogaris nė miqtė e tij nė Prishtinė pėr shkak tė miliona eurove te investuara nė Kosovė dhe njė minoriteti me lidhje te forta me Turqinė.

Pėrderisa kryeministri turk Recep Tayyip Erdogan pėrballet me kritika ndėrkombėtare pėr shtypjen e dhunshme tė protestave anti-qeveritare nė Turqi, mbėshtetja nga Kosova ka mbetur e patundur, sidomos nga turqit e kėtushėm.

Nė Prizren, qyteti me popullsinė mė tė madhe turke nė Kosovė, disa qindra njerėz u mblodhėn nė sheshin kryesor Shadervan mė 26 qershor pėr tė shprehur mbėshtetjen e tyre pėr kryeministrin turk.

Demonstruesit mbanin flamuj turq dhe tė Kosovės, sė bashku me posterė me fytyrėn e kryeministrit turk dhe pankarta me parulla si "Kosova tė do" dhe "Erdogan, miku mė i madh i kosovarėve".

"Mu nė kėtė vend, nė vitin 2010, kryeministri i Kosovės ishte kėtu me kryeministrin turk Rexhep Tayip Erdogan. Kush e do Kosovėn? Recep Tayyip Erdogan", i tha Burim Shpejti, nga organizata AKEA, turmės nė ngjarjen e organizuar nga Partia Demokratike Turke e Kosovės, KDTP.

"Ne kosovarėt qė jemi tė mbledhur kėtu, edhe pse jetojmė jashtė Turqisė, kemi nevojė pėr tė deshmuar para botės se ne jemi duke ndjekur atė qė po ndodh nė Turqi. Ne jemi tė lumtur pėr sukseset e Turqisė, por ne gjithashtu ndajnė pikėllimin e tyre”, i ka thėnė Festim Avdyli turmės.

"Ne ndjehemi sikur ngjarjet atje po ndodhin kėtu, dhe ne ngremė zėrin tonė kundėr ēdo lloji tė destruktivitetit dhe jemi nė mbrojtje tė Turqisė. Kėta njerėz po shėnjestrojnė kryeministrin Erdogan," shtoi Avdyli, duke thėnė se qėllimi kryesor i tubimit nė Prizren ėshtė pėr tė shprehur kundėrshtimin ndaj protestave tė fundit nė Turqi.

Njė burr me njė flamur turk nė mitingun pėrkrahės nė Prizren

KDTP-ja politikisht konservatore pretendon tė ketė mbėshtetje nga partitė e tjera tė pakicave tė Kosovės si partia boshnjake DSSP, Shoqėria e Rinisė Kosovare, Partia Konservatore (PK) dhe organizata Sharski Behar e pakicės gorane.

KDTP-ja gjithashtu pohoi tė ketė mbėshtetje nga Partia Demokratike e Kosovės nė pushtet, edhe pse PDK-ja ende nuk e ka mbėshtetur publikisht fushatėn pro-Erdogan.

KDTP-ja pėrfaqėson pakicėn turke nė Kosovė, e cila numėron rreth 18,700 njerėz, pak mė shumė se njė pėrqind tė popullsisė, sipas regjistrimit tė vitit 2011.

Ministri i Administratės Publike, Mahir Yagcilar, i cili vije nga rradhėt e KDTP-sė, ishte prezent nė mitingun e Prizrenit, por nuk e ka adresuar turmėn.

Forumi i tė rinjve tė KDTP-sė, i bazuar nė Mamushė, komuna e vetme me shumicė-turke nė Kosovė, gjithashtu shprehu mbėshtetje tė fortė pėr Erdoganin.

"Ai ėshtė shumė i pėlqyer kėtu", thotė kreu i forumit, Mirat Morina.

Marrėveshje biznesore, lidhjet me qeverinė: 

Lidhjet e Kosovės me Turqinė shtrihen pėrtej popullatės etnike turke. Investitorėt turq kanė derdhur miliona euro nė Kosovė vitet e fundit.

Po ashtu, shumė kosovarė kanė studiuar dhe punuar nė Turqi, ku ndodhet edhe njė pjesė e madhe e diasporės shqiptare.

Qeveria ka qenė gjithashtu e etur pėr tė rritur numrin e favoreve me Anakaranė.

Nė janar, Gazeta Jeta nė Kosovė ka raportuar se zyrtarėt e arsimit tė Kosovės, me kėrkesė tė Turqisė, kanė bėrė ndryshime nė tekstet shkollore tė historisė, duke e zbutur gjuhėn e  pėrdorur pėr pėrshkrimin e Perandorisė Osmane, e cila e pushtoi Kosovėn pėr 450 vjet.

Njė det i flamujve kosovarė dhe turq nė Prizren

Qeveria e Kosovės deri mė tani i ėshtė shmangur komentimit mbi protestat nė Turqi. I pyetur rreth rritjes sė shpejtė tė zemėrimit publik kundėr Erdoganit, zėvendėsministri i jashtėm Petrit Selimi theksoi lidhjet e ngushta tė Kosovės me Turqinė.

"Marrėdhėniet ndėrmjet Kosovės dhe Turqisė janė tė shkėlqyera nė tė gjitha fushat", tha Selimi.

Kėto marrėdhėnie tė forta burojnė nga mbėshtetja gjate viteve 1998-1999. "Turqia tregoi mbėshtetje gjatė luftės ēlirimtare dhe gjithashtu gjatė zhvillimeve tė pasluftės", tha Selimi.

Turqia gjithashtu ka luajtur njė rol tė rėndėsishėm nė mbėshtetjen e Kosovės nė Organizatėn pėr Bashkėpunim Islamik, OIC, dhe rritjen lidhjeve tė saj me botėn myslimane, shtoi Selimi.

"Kosova synon tė ēojė pėrpara marrėdhėniet me tė gjithė anėtarėt e OCI - mbėshtetja turke ka qenė vendimtare nė arritjen e ndėrveprimit pozitiv me kėtė organizatė", tha ai.

Paratė turke janė duke i dhėnė Kosovės njė shtytje shumė tė nevojshme ekonomike."Bizneset turke janė investitorė tė mėdhenjė", tha Selimi.

Bizneset turke gjithashtu kanė ndikim tė fortė nė ndėrmarrjet ish-shtetėrore. Grupi Limak tani drejton Aeroportin Ndėrkombėtar tė Prishtinės pėrmes njė partneriteti publik-privat.

Limak ėshtė gjithashtu pjesė e konsorciumit, me njė kompani tjetėr turke, Ēalik, e cila tani zotėron rrjetin kosovar tė energjisė. Nė “Ēalik Holding”, qė ka shtrirė biznesin nė Kosovė , pozitėn e kryeshefit ekzekutiv e mban Berat Albayrak dhėndėrr i kryeministrit Erdogan.

"Ka shumė investitorė tė rėndėsishėm nga Turqia qė veprojnė nė Kosovė. Prirja ėshtė pozitive", tha Suat Albayrak, kryetar i Odės Ekonomike Kosovaro-Turke, e cila kėtė javė festoi pėrvjetorin e saj tė pestė.

Aziz Salihu, njė ish-boksier i shquar i cili dikur ka pėrfaqėsuar Jugosllavinė nė Lojėrat Olimpike, organizoi njė turne tė boksit nė nder tė Erdoganit nė Prishtinė, dy muaj mė parė.

"Kur dėgjova njėrin nga fjalimet e Erdoganit, ku ai tha se ‘do tė digjet i gjithė Ballkani nėse ndonjė gjė i ndodhė Kosovės’, unė vendosa tė pėrpiqen pėr tė treguar mirėnjohjen time pėr veprimet e tij duke organizuar njė turne", tha Salihu.

Ai e ka krahasuar Erdogan me heronjtė tjerė tė Kosovės, duke pėrfshirė komandantin e UĒK-sė Adem Jasharin dhe ish-presidenti amerikan Bill Clinton.

Salihu nuk i pranoi kritikat e dėgjuara ndaj Erdoganit nė protesta, duke fajėsuar perėndimin pėr portretizimin e kryeministrit turk nė njė dritė negative.

"Unė nuk mendoj se Turqia ka pasur ndonjėherė njė udhėheqės mė tė guximshėm. Njerėzve nuk u pėlqen kur njė vend bėhet shumė i fortė, kėshtu qė ata duan tė zvogėlojnė pushtetin e tij", tha Salihu.

Tė tjeret megjithatė kishin dyshime se a duhet Erdogani tė trajtohet si njė hero kombėtar.

Zana Bajrami, njė kosovare e cila studion mjekėsi nė Universitetin Hacettepe nė Ankara me njė bursė tė qeverisė turke, tha se "kultura dhe gjuha turke dominojnė nė jetėn” e saj.

Por, Bajrami, e cila ishte nė Ankara gjatė protestave tė fundit, tha se masat e policisė kanė qenė tė tepruara.

"Protestuesit nuk janė respektuar dhe kanė vuajtur shumė prej sulmeve nga ana e policisė. Pėr dy javė, unė kam levizur nepėr qytet me njė maskė pėr shkak tė gazit lotsjellės", tha ajo.

Katėr persona kanė vdekur dhe rreth 8,000 janė plagosur nė tė gjithė vendin, sipas Shoqatės sė Mjekėve Turq, nga momenti kur autoritetet dėrguan policinė speciale nė pėrpjekje pėr tė shtypur protestat kundėr qeverisė qė shpėrthyen nė fund tė majit nė sheshin Taksim tė Stambollit .

Shkrime tė Zgjedhura

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 4 Komentet)

asdf
     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Protesta e Opozitės nė Tiranė