Ish-Asamblisti i PDK-së Sërish në Krye të Gjykatës së Tenderëve

Kuvendi ka miratuar të mërkurën emrat për Bordin Drejtues të OShP-së. Hysni Hoxha, do të jetë kryesuesi i Gjykatës së Tenderëve edhe për një mandat pesëvjeçar.

Hoxha vjen nga Partia Demokratike e Kosovës, ai ishte asamblist në pushtetin lokal në Prizren i Partisë Demokratike në pushtet. Ai është riemëruar kryesues i OShP-së për një mandat të dytë, pasi kishte udhëhequr me bordin edhe në mandatin e kaluar. 

Anëtarë të bordit janë emëruar  Ekrem Salihu, Tefik Sylejmani, Vjollca Kurtishaj dhe Bajram Zogiani. 

Përbërja për bordin e OShP-së ka marrë 43 vota për, 29 kundër dhe 8 abstenime.  Mandati i të emëruarve në seancën e të mërkures është pesë vjet. 

Kryesuesi dhe anëtarët e Bordit të OShP-së janë emëruar shtatë muaj prej kur ky organ ka mbetur pa bord drejtues.

Gazeta Jeta në Kosovë, në muajin shkurt raportoi se ishin bërë 204 ankesa nga operatorët e ndryshëm ekonomikë në vlerë totale prej 52 milionë eurosh, të cilat kishin mbetur të pashqyrtuara për shkak të mosfunksionimit të OSHP-së.

Ndërkohë Hysni Hoxha, në emisionin Jeta në Kosovë në maj të vitit 2012, deklaronte se politika nuk ka mundur të ndikojë në punën e tij.

<iframe width=”420″ height=”315″ src=”//www.youtube.com/embed/KaZeI-NSuL0″ frameborder=”0″ allowfullscreen></iframe>