Terrori në Paris, Suaditët, Rusët dhe Perëndimi

Ne, Perëndimi, rrëzuam me dhunë Sadam Huseinin. Ne shkatërruam Gaddafin, po me dhunë. Ne jemi duke u përpjekur për të rrëzuar Assadin me dhunë. Sigurisht, regjime të ashpra të gjitha – por shumë më pak djallëzore se aleatët tanë sauditë, dhe tiranitë e tjera në mbarë botën. Cili ka qenë rezultati i këtyre ndërhyrjeve? Një ferr në tokë, duke u rritur nga viti në vit.

Pra, sikur të mos kishte ndodhur krimi amerikan i luftës agresive kundër Irakut – i cili, nga matjet e përdorura nga vetë qeveritë perëndimore, la më shumë se gjysmë milion njerëz të pafajshëm të vdekur – nuk do të kishte ISIS, aq më pak “Al-Kaeda në Irak.” Pa sauditët dhe financimin e Perëndimorëve dhe armatosjen e grupeve ekstremiste sunite në të gjithë Lindjen e Mesme, të clët janë përdorur si mekanizma të krijimit të krizave për të arritur afër Iranit dhe aleatëve të saj, nuk do të kishte ISIS. Siç e kam thënë edhe në shkrimin e kaluar ‘Fakte të Pathëna për Sirinë’, terroristët ishin ri-ngritur në vitin 2003 kur qeveria amerikane kishte vendosur të pushtonte Irakun si një përgjigje ndaj sulmeve terroriste të 11-shtatorit, edhe pse sulmuesit ishin sauditë dhe se paratë saudite kishin financuar dhe vazhdojnë ta financojnë ekstremizmin islmaik, duke e eksportuar atë gjithandej territoreve të shënuara me interes të zgjerimit strategjik Perëndimor.

Javën e kaluar, Arabia Saudite dhuroi $ 100 milion në Kombet e Bashkuara për të financuar një agjenci kundër terrorizmit. Ky ishte një kontribut i mirëpritur, por vitin e kaluar, Arabia Saudite refuzoi të merte përsipër ulësen e OKB-së, pasi një nga detyrat që priteshin të bëhej kishte të bënte me luftën kundër terrorizmit, një pozitë kjo me rotacion në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Kjo gjysmë-ashtu e gjysmë kështu e mbretërisë saudite është një reflektim i paralizës së saj të brendshme në trajtimin e radikalizmit islamik sunit. Duket se sauditët dëshirojnë për të ndaluar dhunën, por nuk duan që të trajtojnë selefizmin, i cili ndihmon për të arsyetuar veprimtaritë e tyre të dhunshme.

Le të jemi të qartë: Al Kaeda, Shteti Islamik në Irak dhe Siri, Boko Haram, Shabab dhe të tjerët janë të gjitha grupimet e dhunshme kryesisht Suni dhe Selefi, nw të cilat për pesë dekada, Arabia Saudite ka qenë sponsorizues zyrtar në të gjithë globin.

I ndjeri Laurent Murawiec, një neokonzervativ francez, në vitin 2002 shkruan: “Sauditët janë aktiv në çdo nivel të zinxhirit të terrorit, nga planifikuesit e financuesit, nga kuadro për këmbësorë dhe nga ideologët në udhëheqës.”
Politikat e Murawiecit ishin urryese, por vëzhgimet e tij ishin të drejta. Mos harroni se shumica e vrasësve të ngjarjeve të 11 shtatorit [9/11] ishin nga Arabia Saudite; dhe po kështu ishte edhe hierarkia al-Kaedës.

Në mbrëmjen e së premtes Parisi nga një qytet dashurie ishte kthyer në një qytet terrori si pasojë e një serie sulmesh të koordinuara të cilat lanë mbi 120 të vdekur brenda sallës Bataclan [një sallë e famshme muzokre] ku ishte duke u zhvilluar një koncert.

Është raportuar se dy nga sulmuesit u vranë gjatë ndërhyrjes së policisë. Persona të armatosur hapën zjarr në një restorant në mesin e disa lokacioneve nëpër qytet. Thuhet se tetë sulmuesit kanë vdekur, shtatë prej të cilëve nga shpërthimet e veshjeve me bomba, një veprim vetëvrasjeje.

Një gjendje e jashtëzakonshme është shpallur nëpër Francë dhe kufijtë kombëtarë janë të mbyllur. Kjo tanimë konsiderohet të jetë një nga ngjarjet më të rënda terroriste për Francën, vetëm 11 muaj pas sulmeve ndaj magazinës satirike ‘Charlie Hebdo’.

Udhëheqësit botërorë kanë reaguar ndaj sulmeve terroriste në Paris.

»Të ballafaquar me terrorin, Franca duhet të jetë e fortë. ajo duhet të jetë e madhe dhe autoritetet shtetërore duhet të jenë të patundur. Ne do të jemi.« presidenti francez, Francois Hollande

»Ky është një sulm jo vetëm në Paris .. ky është një sulm ndaj të gjithë njerëzimit dhe vlerave universale që ne ndajmë.« presidenti amerikan Barack Obama.

»Ne dënojmë sulmet e neveritshme terroriste të kryera sot në vende të ndryshme brenda dhe rreth Parisit.« Ban Ki-Mun, Sekretari i përgjithshëm i OKB-së.

»Mendjet dhe lutjet tona janë me popullin francez. Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të ndihmuar.« David Cameron, kryeministër Britanik.

»Mendimet e mia në këto orë janë me viktimat e sulmeve terroriste, dhe me të afërmit e tyre dhe të gjithë njerëzit në Paris.« kancelarja gjermane Angel Merkel.

Por bombardimet e ISIS në Liban nuk tërhoqën asnjë cicërimë nga politikanët ndërkombëtarë të cilët hiqen sikur të shqetësuar për të drejtat dhe liritë njerëzore, asnjë deklaratë për median sociale nga Barack Obama, madje mediet perëndimore nuk ngritën blogje për t’i raportuar drejtëpëdrejtë tragjeditë atje. Dhe nuk kishte hashtags në Twitter në solidaritet me libanezët. Por, pse ndodhi kjo?

Rusia, Irani dhe Hezbollahu po vazhdojnë thellimin e përfshirjes së tyre në luftë kundër ISIS, me leje dhe kërkesë nga udhëheqja e Rep. Arabe të Sirisë. 

Gjenerali i pensionuar amerikan Wesley Clark, i cili ishte komandant i NATO-s gjatë Operacionit të Forcave të Atlantikut në vitin 1999 në Kosovë, në një intervistë të transmetuar nga ‘Democracy Now’ në mars të vitit 2007, foli për një plan të SHBA-së për ta pushtuar Sirinë pas Irakut, si dhe Libanin, Libinë, Somalinë, Sudanin dhe Iranin. Trazirat në Liban, thuajse janë në prag të shpërthimit, veprim ky i cili do të ç’orientonte një barazpeshim të operacioneve të Hezbollahut, ndërkohë që në Libi, siç edhe dihet tanimë, Agjencia Qendrore e Inteligjencës “CIA” ishte thellësisht e përfshirë në përmbytjen e shtetit, siç raportonte AP, material i transmetuar në ‘NY Post‘.

Ndërkohë derisa ‪‎Libani‬ sapo u nda nga një ditë zije kombëtare pasi 43 njerëz u vranë dhe më shumë se 200 të tjerë u plagosën gjatë një serie shpërthimesh të koordinuara vetëvrasëse në Bejrut. Sulmet – për të cilat ‪ISIS‬ thuhet se ka marrë përgjegjësinë – kanë ndodhur në periferinë jugore të Bejrutit, në Burj al-Barajneh, një komunitet kryesisht Shia i cili mbështet lëvizjen ‪Hezbollah‬.

Si çdo dyshim tjetër rreth sulmeve në ‪Francë‬, bombardimet në Bejrut besohet të jenë një përgjigje e vendimit të Hezbollahut në javët e fundit për të dërguar trupa për të mbështetur përpjekjet në veri të Sirisë kundër Shtetit Islamik.

Shqetësimi kryesor i SHBA-ve dhe aleatëve të saj perëndimorë është përfshirja e rusëve, iranianëve dhe Hezbollahut për t’iu kundërvënë Shtetit Islamik. ISIS është një këlysh saudit. Sauditët dhe SHBA-të janë të njohura për eksportimin e terrorizmin në botë, si dy aleatë të zellshëm që janë, duket se në një përpjekje të dështuar për t’i të bindë Evropën për t’u bashkuar me çizme-ushtrie në terrenin e luftës civile të Sirisë, janë duke u përpjekur për të krijuar një situatë të re por jo edhe të befasueshme. Ne të gjithë e dimë se aftësitë e shërbimeve perëndimore të inteligjencës janë përtej imagjinatës sonë, prandaj si ka mundësi që askush nuk dinte gjë për atë se çfar do të ndodhte?

Sidoqoftë, përfshirja e Agjencisë Qëndrore të Inteligjencës [CIA] në shumëllojshmëri të angazhimeve për të kurdisur mashtrime, më nxit që unë lirshëm të pyes: a është e mundshme që tmerri i Parisit në tokën evropiane të jetë edhe një formë tjetër e veprimit të kurdisur nga CIA -për t’i terrorizuar evropianët, në mënyrë që ata më lehtë të binden për të lejuar bashkimin e ushtrive të tyre me SHBA-të në rrugën e  pushtimit në Siri, në emër të luftës kundër shtetit Islamik?
Mbase, ndoshta edhe unë jam i gabuar!