Shpërthejnë në Ofendime Protagonistët e ‘BMW Skandalit’

“Zajednicën e Serbisë në Kosovë e mundëson Zajednica e vëllëzërve të Thaçit me djemtë e Isës”, ka deklaruar Kurti në një reagim dërguar mediave.

Derisa nuk pati reagim nga ana e zëvëndës kryeministrit Thaçi, këtë rast nuk e lëshoi kryeministri Mustafa.

“A e di kush, çka ka ky gomari i Zajednices me djemt e mij??? Te drejtohet kah une Ukshi se e ka humbur rrugen”, reagoi Mustafa nëpërmjet Facebook.

Pas tij reagoi edhe Besnik Mustafa.

“Albin Kurti vuan nga kjo sëmundje: Sëmundja Creutzfeldt-Jakob, e njohur si sëmundja e ‘lopës së çmendur’, është një çrregullim i rrallë, i pashërueshëm dhe fatal për njeriun. Sëmundja godet rëndë neuronet e trunit, duke bërë që ky njeri të humbas gjithmonë e më shumë aftësinë për të koordinur lëvizjet, aftësinë për të folur, kujtesën etj”, ka shënuar Besnik Mustafa në Facebook.

Tash e katër ditë, kryeministri Mustafa është në qendër të kritikave të opinionit publik në Kosovë, pasi Gazeta Jeta në Kosovë zbuloi se djali i tij, Besniku, përfitoi një kontratë mbi 2.900 për servisimin e një veture zyrtare të Kryeministrisë së Kosovës.