Nga Lavdia në Humnerë

Falimentimi dramatik i Alpine Bau në qershor të vitit 2013 erdhi si rrjedhojë e një përzierje toksike të keqmenaxhimit, zgjerimit të përshpejtuar jashtë mase dhe mungesës së kontrolleve të brendshme si dhe parregullsive të shumta financiare.

Nuk ishte më e dukshme askund më shumë se në Maqedoni, ku kompania u bë një ndër kompanitë më të mëdha ndërtimore në vend, duke marrë 70 milion euro në kontrata shtetërore përgjatë 7 vjetëve dhe duke krijuar lidhje të afërta me zyrtarë të lartë të qeverisë.

Dokumente të reja të publikuara për herë të parë sot, sidoqoftë, zbulojnë detaje tronditëse për marrëveshjet e dyshimta biznesore me një ndër kompanitë ndërtimore më të famshme Evropiane në Ballkan.

Mes viteve 2010 dhe 2012, kontrata me vlerë 4 milionë euro u janë dhënë kompanive në pronësi të punonjësve me pozitë të lartë të Alpine Bau në Maqedoni, përmes kontratave të dyshimta.

Të njëjtat kompani morën huazime pa interesa që nuk u shpaguan dhe një kompani e lidhur me riparime makinash ndërtoi një garazh pa paguar asgjë.

2 milionë euro iu dhuruan kompanive pa ndonjë produkt të dukshëm, duke përfshirë pagesa të mëdha për një hotel dhe një kontratë për një kompani tekstili për të njëjtin studim për ndërtimin e rrugëve.
Ndërkohë që raportet e auditimit nuk zbuluan prova korrupsioni, auditorët shënuan që nënkontraktuesit pranuan që paguan “ndërmjetësimin” te dega e Alpine Bau.

BIRN gjithashtu mësoi që policia ekonomike e Maqedonisë po heton keqbërjet, por refuzuan të shtjellojnë çështjen.

Nga lavdia në humnerë

Alpine Bau e ka fuqizuar veten si kompania ndërtimore kryesore në Ballkan në vitet e 2000 dhe vetëm në degën e Maqedonisë, Alpine Bau GmbH Shkup, ka siguruar kontrata me profil të lartë në shtatë vitet e fundit deri në shkatërrimin e kompanisë në 2013.

Falimentimi ishte më i madhi për Austrinë që nga 1945 dhe ka lënë një mori projektesh të papërfunduara ndërtimore në gjithë botën, 15,000 persona kanë mbetur pa punë dhe një mori nënkontraktuesish mbetën jashtë xhepit.

Alpine Bau ka ndërtuar disa nga projektet më të mëdha të infrastrukturës në kohërat tona – të gjitha që nga Stadiumi i Kupës Botërore, tek autostradat e Ballkanit, e skenën e Eurovizionit në Azerbajxhan.

Dega e Maqedonisë lidhi marrëveshje për shumë rrugë të rëndësishme dhe projekte hekurudhore, plus ndërtimin me vlerë 20 milion euro të ndërtesave kyçe për skemën e rizhvillimit në Shkup – një ridizajnim madhështor i kryeqytetit, që disa e quajnë pa shije.

Kur kompania falimentoi, mori me vete dhjetëra miliona euro të taksapaguesve me të – para që ishin caktuar për projekte shtetërore. Qeveria e Maqedonisë ka arritur të rimarrë vetëm 6 milion euro deri tani.
Numra të marrë nga një person i brendshëm nga Salzburgu zbulojnë, për shembull, që dega e Maqedonisë humbi 25 milion euro në 2012 kur përfitimet e pritura u shkurtuan.

‘Huazime të pasigurta’ dhe pagesa të dyshimta

Shqetësime serioze tek menaxherët për operacionet e Alpine Bau u konfirmuan nga zbulimet shqetësuese të auditimit të KPMG në 2011, marrë nga BIRN, që tregonte mes dështimesh tjera, “huazime të pasigurta”, pagesa të dyshimta dhe parashikime të fryra të përfitimeve në Maqedoni.

Në fakt, raporti i KPMG tregoi dështime aq të mëdha sa zyrat qendrore në Salzburg urdhëruan një raport tjetër më të brendshëm për operacionet në Maqedoni të gjigandit të ndërtimit që tashmë ishte në borxh.

U zbulua që kompania kishte falimentuar që nga 2011 dhe po mbahej gjallë vetëm me paratë që po vinin nga zyra kryesore në Salzburg, tregon raporti.

“Huazime të pasigurta brenda kompanisë”, të dhëna pa interes dhe pa ndonjë qëllim të caktuar, gjithashtu u zbuluan. Auditorët bën thirrje për hetime të mëtejshme për një huazim prej 500,000 eurosh nga dega e Shkupit të Alpine Bau për Alpine Shkup DOOEL, një kompani lokale e vendosur nga austriakët por që kurrë nuk funksionoi.

Kontratat mes kompanive të zotëruara ose të kontrolluara nga menaxheri Gjoko Dinev, dhe punonjësit Sasho Damjankovski, Metodija Colakov dhe Todor Conevski u zbuluan.

Këto kontrata u siguruan edhe pse punëtorëve të Alpine u ndalohej të bëjnë punë me punëdhënës të tjerë pa leje me shkrim.

Auditorët ngritën shqetësime specifike për kontratat këshilluese të marra nga SIM Konsalting, e zotëruar nga Damjankovski dhe Colakov, që “tregojnë konflikt interesi dhe probleme qeverisjeje”.
Miliona të paguara për kompani të lidhura me stafin

Rezultatet e Hetimit të Brendshëm të vitit 2012 në degën e Shkupit të Alpine Bau – gjithashtu e marrë nga BIRN – ekspozuan se s’i stafi në Maqedoni kishte dhuruar kontrata me vlerë prej 4 milion eurosh për kompani të zotëruara ose të lidhura afërt me stafin e tyre në dy vitet e fundit.

Raporti, që BIRN e vërtetoi edhe me informacione që janë publikisht të qasshme për publikun, gjithashtu vëri në pikëpyetje pagesat prej 2 milion eurosh të bëra për kontraktuesit në të njëjtën periudhë edhe pse kishte “pak ose aspak prova” që po bëhej ndonjë punë.

Për më shumë, autorët e raportit treguan që një numër i furnizuesve dhe nënkontraktuesve maqedonas pretendojnë që kanë paguar “ndërmjetësim” te Alpine Bau GmbH Shkup për të siguruar kontratat.
Këto zbulime u përshkruan nga autorët e raportit të brendshëm si “vetëm një pjesë e kaosit që po ndodhte në periudhën 2010-2012”.

Nga kompanitë e zotëruara ose të lidhura afër me stafin e Alpine Bau, autorët e raportit të brendshëm treguan që Projekti Aura dhe Aura Invest – të zotëruara nga menaxheri i përgjithshëm i degës së Shkupit të Alpine Bau, Dinev – morën një total prej 415,000 euro mes viteve 2010 dhe 2012.
Dinev kishte transferuar pronësinë e të dyja kompanive tek babai i tij dhe Vaslika Melnik, gruaja e kolegut të tij në Apline Bau, Petar Melnik, menjëherë pasi që mori postin e tij në degën e Shkupit në vitin 2009.

Raporti tregon që 215,000 euro u transferuan në Aura Project menjëherë pasi që Dinev u bë menaxheri i përgjithshëm i Alpine Mineralni Surovini, një kompani minierash e themeluar nga gjigandi ndërtimor nga Salzburgu. Transferimet nga dega e Shkupit e Alpine Bau përfshijnë 185,000 euro për “shtjellimin e projekteve” dhe 15,000 euro për shpenzime të lidhura me “qira shtëpie”.

Todor Conevski, një tjetër punonjës i degës në Shkup të Alpine Bau, po punonte paralelisht në një kompani ndërtimesh në pronësi të veten. Sipas raportit, kompania e tij, Geoinzenering DOO, u pagua 60,000 euro në 2011 dhe 2012 nga Alpine Bau për “përgatitje projekti”. Conevski nuk iu përgjigj kërkesës së BIRN për intervistë.

Marrësi më i madh i fondeve të Alpine Bau ishin punonjësit maqedonas Sasho Damjanovski dhe Metodi Colakov që, në emër të pronësisë së disa kompanive të kontraktuara nga dega e Shkupit në Alpine Bau, u paguan 3.4 milion euro nga 2010 deri në 2012. Raporti i brendshëm tregon që nuk pa prova për kompanitë e kësaj dyshe që kryejnë ndonjë punë.

Sim Konsalting që gjithashtu referohet nëpër dokumente si Sim Konsalt], një nga kompanitë në pronësi të Damjanovski dhe Colakov, morën pagesa me total 1.8 milion euro nga 2010 deri në 2011 për disa shërbime këshillimi. Autorët e raportit argumentojnë që Sim Konsalting nuk ka kryer asnjë nga punët që përmenden.

Hetues të brendshëm zbuluan që 177,000 euro u huazuan nga Alpine Bau GmbH Shkup për Alpine Mineralni Surovini – një kompani lokale gurore e zotëruar nga dega e Shkupit të Alpine Bau – më 4 Mars 2010. Ditën tjetër, e njëjta shumë u huazua nga Alpine Mineralni Surovini për Sim Konsalting.
Sipas raportit të brendshëm, nuk ka asnjë provë që huazimi u shpagua ndonjëherë.

Faturat kërkohen nga inspektorët e tatimeve

Raporti i njëjtë tregon që inspektorati i tatimeve të Maqedonisë, Shërbimi për të Ardhurat Publike, vendosën që “asnjë punonjës nuk është punësuar nga Sim Konsalt Shkup dhe disa fatura nuk kanë bazë, pra, shërbimet e deklaruara nuk janë kryer”.

“Është interesante që aktiviteti kryesor i Sim Konsalt është shërbime këshillimi dhe që kompania kryen punë ndërtimore pa pasur licencë të përshtatshme, zbatojnë shpërndarjen e naftës dhe bitumit pa licencë dhe e gjithë kjo pa pasur asnjë punëtor të punësuar”, tregon raporti i brendshëm i Alpine Bau.

Sipas autorëve të raportit, inspektorët e tatimeve zbuluan që Sim Konsalting/Konsalt kishte vetëm një klient: Alpine Bau GmbH Shkup. Si rezultat i presionit nga brenda Alpine Bau, Sim Konsalting u hoq nga lista e nënkontraktuesve në 2011.

Por kompani të tjera në pronësi apo menaxhim të Damjanovskit dhe/ose Cokalovit vazhduan sigurimin e kontratave dhe huazimeve.

Kompania e rregullimit të makinave të Damjanovski, SGS Servis, mori kontrata nga Alpine Bau me vlerë 5,000 euro dhe një huazim prej 20,000 euro që, sipas raportit të brendshëm, nuk u shpagua asnjëherë. Autorët e raportit shtuan që Dega në Shkup e Alpine Bau ndërtoi dyqanin e riparimeve të kompanisë në kryeqytetin e Maqedonisë për vetëm 2,000 euro – një shumë që u përshkrua si “interesante”.

Integral Engineering Shkup, një degë e kompanisë së suksesshme Boshnjake e menaxhuar në Maqedoni nga Damjanovski, u pagua 280,000 euro nga Alpine Bau GmbH Shkup.

Kompania e minierave Labin Atanas u pagua 1.3 milion euro nga Alpine Bau pasi që u ble në 2010 nga Sim Konsalting, e pronësuar nga Damjanovski dhe Cokalov.

Katër kompani u paguan për të njëjtën kontratë’

Inspektorët e tatimeve maqedonas zbuluan që Alpine Bau GmbH Shkup paguan jo më pak se nëntë kompani me total 1.7 milion euro nga 2010 deri në 2012 pa pasur asnjë provë që po kryhej ndonjë punë.
Nga këto nëntë kompani, katër u paguan ndër 1 milion euro për të kryer të njëjtën studim të rrugëve.

Çuditërisht, këto kompani kontraktuese përfshinin një hotel dhe një kompani tekstili, Alutra Teks, që i tha inspektorëve tatimorë që nuk ka ofruar shërbimet e saj për Alpine Bau asnjëherë.

Në përpjekje për të maskuar problemet që po rriteshin të Alpine Bau në Maqedoni, hetues të brendshëm aludojnë që dega në Shkup ka dorëzuar fatura të falsifikuara në Agjencinë Shtetërore të Rrugëve në Maqedoni në 2011 dhe pastaj e kanë regjistruar si përfitim të ardhshëm.

Raporti tregon që faturat e falsifikuara me vlerë 1.2 milion euro ishin dorëzuar të njëjtin vit te një kompani private pa emër dhe një tjetër faturë me vlerë 60,000 euro u dërgua në Alpine Shkup DOOEL – një kompani e themeluar nga Alpine Bau por që nuk funksionoi kurrë. Prapë, këto u regjistruan si përfitime të ardhshme që e bënë kompaninë të dukej sikur po mbante llogaritë me sukses.

Menaxheri në Shkup: ‘Unë nuk i autorizova pagesat’

Menaxheri i Alpine Bau në Shkup, Dinev, i tha BIRN që çdo faturë ishte legjitime, duke thënë: “Pas çdo kontrate dhe çdo pagese ishte një shërbim, të paktën në kohën time si menaxher gjeneral.”

Përveç kësaj, Dinev theksoi që ai kishte ‘shumë pak fuqi’ kur vinte puna tek autorizimi i pagesave dhe pretendon që çdo faturë duhej të nënshkruhej nga Kroati Ivica Borosak, që listohet si menaxheri i dytë në Maqedoni dhe drejtori i degës Alpine në Kroaci.

“Fuqia ime ishte shumë, shumë e limituar. Për çdo pagesë dhe kontratë unë duhej të kisha autorizimin e Ivica Borosak. Në letër ne të dy ishim nënshkruesit por ai ishte autoriteti i vërtetë. Unë isha përgjegjës vetëm për pjesët teknike të punës”, thotë ai.

I pyetur për pagesat e bëra për Aura Project dhe Aura Invest – fillimisht pronë e tij, pastaj u transferua tek babai i tij dhe gruaja e një kolegu – ai mohoi ndonjë keqpërdorim.

“Ne të gjithë vijmë nga diku dhe unë nuk mund ta fshij kompaninë time kaq lehtë”, tha ai.

Për pagesat e bëra ndaj kompanive të zotëruara apo menaxhuar nga Damjanovski, Dinev i tha BIRN që

Damjanovski u caktua nga ‘pronarët’ e Alpine Bau – një referim tek aksionari dhe drejtori ekzekutiv i dikurshëm i Alpine Bau, Dietmar Aluta Olytan dhe gruaja e tij Helena.

Damjanovski vetë refuzoi të intervistohej por këmbënguli që të gjitha aludimet për keqpërdorim janë të pavërteta, duke thënë: “Dyshoj që ju keni dokumente për të mbështetur këto aludime.”

Partneri i tij Colakov refuzoi të përgjigjej kërkesës sonë për informacione.
Borosak dhe punëtorët e tjerë nuk ju përgjigjën kërkesave tona të shumta për përgjigje apo intervistë.

Pasi që Alpine Bau falimentoi Borosak dhe Dinev u punësuan nga kompani të pronësuara nga Zonja Aluta Oltyan, që kishte marrë një rol aktiv në aktivitetet e Alpine në Ballkan, duke e përshkruar veten si ‘përfaqësuesja e Alpine në Ballkan’ – edhe pse burime të brendshme thonë që pozita e saj zyrtare në kompani nuk ishte e qartë.

Përkundër kësaj, Dinev pretendon që ndërkohë që Borosak nënshkruante kontrata dhe pagesa, Zonja Aluta-Oltyan dhe burri i saj udhëhoqën aktivitetet e Alpine Bau në Maqedoni me sukses.

Të dy kanë refuzuar të komentojnë direkt për përmbajtjen e raportit, auditimet e mëparshme dhe falimentimin e kompanisë; avokati i Zonjës Aluta Oltyan citon shqetësime për privatësinë komerciale.

Pronari i FCC ka refuzuar të komentojë.