Keqbërësit Vjedhin Paratë, Refugjatët Paguajnë Çmimin

Njeriu që e bëri këtë të mundshme në Rumani, ishte Mohamad Al Dulaimi, që punonte me një rrjet të mashtruesve turq për realizimin e gjithë kësaj skeme.

Një shtetas irakian, Al Dulaimi është aktualisht i burgosur në Bukuresht, në vuajtje të dënimit për katër vjet. Por prokurorët thonë se midis viteve 2004 dhe 2008, ai kryesoi një rrjet të paligjshëm që solli qindra irakianë në Rumani, ku disa prej tyre janë përdorur si mburoja në rastin e mashtrimit me taksat. 

Al Dulaimi mohon gjithçka, duke thënë se ai ishte thjesht duke ndihmuar bashkatdhetarët dhe shokët për të shpëtuar nga një situatë e padurueshme në Irakun e shkatërruar nga lufta. 

Prokurorët, megjithatë, tregojnë një version shumë më ndryshe. Ata thonë se rrjeti i Al Dulaimi i vendosi emigrantët irakianë si “burra kashte” në kompanitë rumune. Ata thonë se mashtrimi ka funksionuar në këtë mënyrë: pronarët aktualë të kompanive kishin borxhe të mëdha tatimore, dhe kur autoritetet e taksave filluan kërkimin e parave të zhdukura, ata erdhën në përfundim se kompanitë udhëhiqen nga emigrantët irakianë të cilët në shumë raste pretendojnë se nuk kishin asnjë ide se çfarë po ndodhte.

Ky mashtrim që përfshinte kompanitë me pronarë injorantë, është përsëritur shumë herë. Autoritetet rumune vlerësojnë se në vitin 2012 evazioni fiskal ka arritur jo më pak se 14 miliardë euro. 

Hulumtuesit nga OCCRP intervistuan disa prej njerëzve të përfshirë, dhe zbuluan se  rrjeti i Al Dulaimi funksiononte në bashkëpunim me një rrjet të dytë të drejtuar nga disa shtetas turq. Dy grupet e kriminelëve komunikuan njëri me tjetrin dhe ndihmuan në krijimin e skemave edhe më komplekse të evazionit fiskal. 

Nga Bukureshti në Samandag të Turqisë

Lidhjet me rrjetin turk mund të gjurmohen përmes njërit nga mashtrimet më të mëdha, që përfshin kompanitë që në letër i përkisnin irakianit Morad Ahmed dhe të “AB”, një qytetari të pafajshëm suedez me origjinë iraniane që kërkoi të mbetet anonim. 

Morad Ahmed i tha OCCRP se ai nënshkroi atë që ai mendonte se ishte shkresa e emigracionit, duke mos ditur se gazetat e kishin përmendur atë si pronar të kompanive të ndryshme. Këmba e AB kurrë nuk shkeli në Rumani, por pasaporta e tij e vjedhur është përdorur për të krijuar ose për të marrë përsipër rreth 70 kompani në vendin në e Evropës Lindore. 

Një nga këto kompani ishte Lonelia Com SRL, që tregtonte perime dhe fruta nga Turqia. Pronësia e kompanisë u transferua më 7 gusht 2008 në emrat e AB dhe Morad Ahmed së bashku me borxhin e saj masiv ndaj shtetit, prej 15.600.000 euro në taksa të papaguara.

Duke ndjekur fatin e parave, hulumtuesit e OCCRP zbuluan se kompania ishte e përfshirë në një skemë të përpunuar evazionit tatimor, e rrënjosur në Samandag, një qytet turk pranë kufirit sirian. 

Hulumtuesit udhëtuan për Samandag pasi kërkimet në regjistrin rumun të kompanive treguan se qindra njerëz nga Samandag kishin ardhur në Rumani për të krijuar shoqëri tregtare për fruta dhe perime. 

Rrugët në qytetin turk me 30.000 banorë ishin plot me makina me targa rumune, dhe shumë banorë turq që flasin gjuhen  rumune, edhe pse qyteti është rreth 1,700 kilometra larg nga Bukureshti. 

Rumania është një konsumator i madh i frutave dhe perimeve turke dhe tregtia midis Samandagut dhe Bukureshtit është shumë e rëndësishme.

Skema 

Në vetëm tre muaj, kompania Lonelia Com SRL zhvilloi një borxh tatimor ndaj qeverisë rumune prej 15.600.000 euro. 

Borxhi i lindi pak para se kompania të transferohej në letër në emrin e AB dhe Morad Ahmed. Hetuesit tatimorë akuzuan këta të dy për evazion fiskal, si pronarë të kompanisë. 

Përveç ndërrimit të pronësisë, mashtruesit  lëvizën edhe selinë e kompanisë në vende fiktive, me gjasë, për të shmangur kontrollin fiskal. 

Me dokumentet për të ndryshuar adresën u mor Andreea Ioana Otel, një grua rumune, e cili shkoi te regjistri i kompanive  për të regjistruar selitë e reja të kompanive e pajisur me një prokurë të nënshkruar nga Morad Ahmed, i cili insiston se nuk e di se çfarë kishte nënshkruar. 

Otel ishte një bashkëpunëtore  e vjetër e një avokati nga Bukureshti, Nicoleta Bucur. Të dy gjithashtu u morën me irakianin që përdori paligjshëm pasaportën e AB-së.

“Ne nuk përfaqësojmë një person, por një kompani në Regjistrin e kompanive”, tha ajo. “Nëse ju dorëzoni  dokumentet e kompanive në Regjistrin e kompanive, kjo nuk do të thotë se ju e dini se çfarë ata janë duke bërë me këtë kompani. Ju nuk mund ta njihni nëse një pasaportë është e rreme apo me foto të ndryshuar.” 

Otel i tha OCCRP-së se ajo nuk kishte asnjë mënyrë për ta ditur se çdo gjë ishte e gabuar. 

Sipas dokumenteve, frutat dhe perimet e importuara nga Turqia nga Lonelia Com janë dërguar në dy kompani të tjera: Stil Can SRL dhe MeryFruct SRL. 

Edhe këto dy kompani gjithashtu ishin krijuar nga biznesmenë turq nga Samandag dhe pastaj u transferuan, në gusht të vitit 2008, në emër të Morad Ahmed dhe AB.

Stil Can SRL kontrollohej nga Ajhan Yuksek (P10), anëtar i një familje të rëndësishme turke në Samandag. Vëllezërit e tij, Sahin dhe Abbas Yuksek, ishin të përfshirë në disa raste gjyqësore të korrupsionit dhe evazionit fiskal në Bukuresht.

Familja Yuksek 

Të tre vëllezërit Yuksek kanë një histori të komplikuar penale në Rumani që përfshin pranimin e ryshfetit, falsifikimin, taksat dhe mashtrimin në import. 

Sahin Yuksek , 41 vjeçar, u dënua në tetor të vitit 2013 pasi ishte përpjekur të korruptonte një zyrtar të lartë të autoritetit tatimor rumun. Sahin Yuksek u mundua të paguaj 40.000 euro ryshfet për të ndryshuar rezultatet e auditimit të autoritetit fiskal në kompaninë e tij Yuksek International Fruit, e cila detyrohet rreth 7.5 milionë euro. 

Prokurorët thonë se fillimisht, Shahin Yuksek përdori shtetasin turk Akram Mustafa Naser, një tregtar i frutave dhe perimeve, si një ndërmjetës për të paguar ryshfet. Policia arrestoi Naser më 19 prill 2013, por ai ka bashkëpunuar me hetimin dhe mori një dënim tre muaj burg me kusht për rolin e tij në rastin e ryshfetit. 

Në të njëjtën ditë që Naser u arrestua, zyrtarët e anti-korrupsionit arrestuan Sahin Yuksek. 

Gjykata e Apelit e Bukureshtit e dënoi Sahin Yuksekin me dy vjet e gjysmë burg.

Hetuesit nga OCCRP intervistuan Sahin Yuksek pasi hetuan bizneset e familjes së tij në Samandag. Ai mohoi çdo përfshirje me bizneset mashtruese në Rumani. 

Autoritetet rumune hetuan vëllezërit Yuksek dhe Naser për më shumë se dy vjet nën dyshimin e evazionit fiskal, sipas një dokumenti ligjor të marrë nga OCCRP. 

Duke filluar nga viti 2010, prokurorët monitoruan aktivitetet komerciale të familjes Yuksek, duke besuar se të tre vëllezërit kanë deklaruar vlera më të ulëta për mallrat e importuara në doganë siç pretendojnë hetuesit duke falsifikuar dokumentet tregtare të anijeve, dhe pa i përfshirë ato në të dhënat financiare të kompanisë.

Disa ditë pasi ai u arrestua për ryshfet, SahinYuksek është akuzuar për një rast tjetër. Më 25 prill 2013, prokurorët nga Njësia për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe të Terrorizmit (DIICOT) akuzoi gjithashtu  Sahin dhe Ajhan Yuksek për evazion fiskal në shkallë të gjerë. 

Sipas prokurorëve, ata morën ndihmë nga disa bashkëpunëtorë. Ligjzbatuesit rumunë bastisën hiq më pak se 42 vende, kryesisht seli të kompanive në Bukuresht dhe rrethinë. 

Vëllai i tretë Yuksek tashmë ishte hetuar për evazion fiskal. Në tetor 2012, Abbas Yuksek ishte akuzuar për mos deklarim të qindra mijëra eurove, duke përdorur kompanitë që ai të kontrolluara përmes njerëzve të tij. 

Hetuesit thonë se anëtarët e rrjetit Yuksek ishin të përfshirë në një skemë tjetër, ku kanë përdorur disa gra nga Odessa e Ukrainës dhe pasaporta të falsifikuara bullgare.