Foto: Korab Basha(E plotėsuar)
Masoud Keyan, shef i projektit tė USAID nė KEK dhe kėshilltari i Drejtorit Menaxhues tė kėsaj ndėrmarrje, do tė largohet nė muajin shtator, ka mėsuar Gazeta Jeta nė Kosovė nga burime nė kėtė ndėrmarrje publike.
Herėn e fundit kur Keyan ėshtė kontaktuar nga gazeta, nė dhjetor tė vitit tė kaluar, ai ka folur pėrmes zyrės pėr informim tė KEK-ut. Kjo e fundit tha tė martėn se nuk mund tė pėrgjigjet nė pyetjet e gazetės nė lidhje me largimin e Keyanit pasi ai ėshtė i angazhuar nga USAID-i.
Vetė Keyan, kur ėshtė kontaktuar nga Gazeta Jeta nė Kosovė tė martėn, tha se nuk flet “pėr gazetarėt”. Ai nuk ėshtė pėrgjigjur nė pyetjet e gazetės.
Nė paraqitjen e tij tė rrallė nė sferėn publike nė dhjetor, pėrkundėr se brenda Korporatės Energjetike tė Kosovės ai konsiderohej si njeriu mė me ndikim, Keyan thoshte se si rezultat i punės sė kėshilltarėve KEK’u ka arritur tė ketė qeverisje mė tė mirė dhe pėrmirėsim tė tė gjithė indikatorėve tė performancės. Ai po ashtu thoshte se kėshilltarėt kanė ndihmuar tė vendosin procese dhe sisteme ashtu qė tė mbajnė njerėzit nėn llogaridhėnie pėr performancėn e tyre.
Keyan, nė intervistėn pėr gazetėn, pati premtuar po ashtu se KEK’u do tė ngrehė temėn e ndikimit jokonstruktiv tė Serbisė nė ēmimin e rrymės nė Kosovė tek Sekretariati i Komunitetit tė Energjetikės nė Vjenė.
Preportr ka raportuar tė dielėn se gati njė vit nga ato premtime tė Keyanit, ai nuk ėshtė pėrgjigjur nėse KEK ka bėrė kėso ankese ndonjėherė.
“Kėshilltarėt e huaj ende e kanė nė dorė plotėsisht menaxhimin e KEK-ut. Por edhe kėta kėshill-tarė e kanė ‘bossin’ e tyre, e ai ėshtė Masoud Keyan, i cili ėshtė angazhuar nė KEK nė fillim tė vitit 2007”, raportoi Preportr. “Sipas njerėzve qė kanė punuar dhe punojnė ende nė KEK, Keyan tėrė kėtė kohė ka qenė njeriu kryesor nė kėtė korporatė dhe pa ‘aminin’ e tij nuk mund tė bėhet asgjė”.
Preportr tha se hulumtimi i saj i 500 tenderėve publikė tė ndėrmarrjes, nė vlerė prej rreth 550 milionė eurove, nxjerr se KEK “ėshtė foleja ku keqpėrdorimet kanė nė pėrgjithėsi vlera milionėshe”.
Tė mėrkurėn, Ministria e Zhvillimit Ekonomik (MZHE) ka thėnė se KEK-u, gjegjėsisht KOSTT-i, i janė drejtuar Sekretariatit tė Komunitetit tė Energjisė (SKE) lidhur me sjelljet kundėr ligjore tė EMS-sė. "Sekretariati i Komunitetit tė Energjisė duke respektuar procedurat e parapara ligjore ka dhėnė mendimin e bazuar qė KOSTT-i ėshtė pėrfaqėsues i vetėm legjitim nė lėmin e transmisionit tė energjisė elektrike nė Kosovė dhe e ka obliguar EMS-nė qė tė bėjė kompensimin e dėmit tė shkaktuar".
MZHE ka shtuar se pasi qė EMS nuk ka realizuar mendimin e bazuar (vendimin), duke u mbėshtetur nė procedurat e parapara ligjore tė SKE-sė, ministri i zhvillimit ekonomik, Besim Beqaj nė korrik tė kėtij viti ka kėrkuar nga SKE qė pėr takimin e ministrave tė energjisė i cili do tė mbahet nė Budvė tė Malit tė Zi mė 18 tetor 2012 nė rend tė ditės tė caktohet edhe shqyrtimi i ankesės sė Operatorit tė Sistemit tė Transmisionit tė Energjisė Elektrike tė Kosovės (KOSTT) – qė ka tė bėjė me mos pėrmbushjen e obligimeve tė Operatorit tė Sistemit tė Transmisionit tė Serbisė (EMS) nė pajtim me Traktatin e Komunitetit tė Energjisė.
Artikulli fillimisht ėshtė botuar tė martėn, mė 7 gusht.
Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 2 Komentet)