KEK-u Blen Licenca tė Microsoftit si Qeveria - Me Negociata

Foto: Korab BashaFoto: Korab Basha
nga  Serbeze Haxhiaj
© Tė drejtat autoriale

Korporata Energjetike e Kosovės (KEK) i kishte dhėnė kontratė pas negociatave tė veēanta njė kompanie kosovare-maqedone pėr furnizim me licenca tė Microsoftit pėrkundėr vėrejtjeve nga autoritetet relevante se ajo kishte kohė tė hapte tender tė rregullt dhe se kishte operatorė tjerė ekonomikė qė ofronin produkte tė njėjta.

Kontrata njėvjeēare e nėnshkruar mė 20 qershor 2012 me “Login Systems Kosova”, qė ka personin kontaktues nė Shkup siē figuron nė faqen e Agjencisė sė Regjistrimit tė Bizneseve nė Kosovė (ARBK), ėshtė nė vlerė 297,430 euro dhe bėhet pėr furnizim me gjashtėmbėdhjetė produkte tė Microsoftit.

Marrėveshja paraprake e KEK-ut pėr furnizim me produkte tė ngjashme me njė kompani tjetėr mbaronte mė 15 gusht 2012.

Kontrata e re ėshtė kritikuar nga autoritetet pėrkatėse, Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (KRPP) dhe Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik (OSHP), bie ndesh me ligjin pėr prokurim publik nė Kosovė.

Gazeta Jeta nė Kosovė mund tė vėrtetojė se kontaktet mes KEK-ut dhe kompanisė “Login Systems Kosova” kishin filluar sė paku qė mė 16 maj 2012.

KRPP thotė se “ėshtė rregull themelor nė prokurimin publik qė autoriteti kontraktues tė iniciojė aktivitetin e prokurimit dhe tė zhvillojė njėrėn nga procedurat e pėrcaktuara me ligjin pėr prokurimin publik pėr tė pėrzgjedhur kontraktonin e ri pėr shėrbimet e njėjta sė paku 60 ditė para skadimit tė kontratės aktuale dhe me qėllim qė pas skadimit tė afatit tė kontratės autoriteti kontraktues tė mos mbes pa furnizime apo shėrbime deri nė pėrzgjedhjen e kontraktonit tė ri”.

KEK-u kishte aplikuar procedurat e negociuara pa publikimin e njoftimit pėr kontratė. Kjo ėshtė njė nga procedurat e lejuara me ligj, por neni 35 i tij rregullon se kur ajo mund tė aplikohet.

Njė nga arsyet qė ky model mund tė aplikohet janė “emergjencat ekstreme tė shkaktuara nga ngjarje objektivisht tė verifikueshme”.  Mirėpo, del se gjiganti ekonomik ka pasur kohė tė mjaftueshme pėr tė realizuar tender tė rregullt.

Drejtori i Prokurimit nė KEK, Driton Pruthi, i kishte shkruar mė 24 maj 2012-- rreth dy muaj e gjysmė pėrpara se kontrata nė fuqi tė skadonte -- kompanisė “Login Systems” duke e ftuar pėr negociata.

“Kemi kėnaqėsinė t’ju ftojmė pėr negociata nė lidhje me kushtet e kontratės nėpėrmet sė cilės ne synojmė tė zbatojmė furnizimin me licenca tė Microsoftit pėr periudhėn 1 prill 2012 deri mė 31 mars 2013”, shkruan Pruthi. “Negociatat caktohen pėr 28 maj 2012 nė zyrat tona tė prokurimit...”.

Kontrata me numrin e prokurimit KEKO-12-225-115 ishte nėnshkruar mė 20 qershor dhe KEK-u obligohej tė paguante pėr ēmimin 297,430 euro qė pėrfshinte tė gjitha taksat, detyrimet dhe obligimet tjera tė pagueshme nė Kosovė.

Ky ēmim ėshtė mė i vogėl pėr rreth 60 mijė euro sesa vlera e kontratės paraprake qė KEK-u kishte pasur.

KEK duhet tė pėrdorė procedurė tė hapur pėr kėtė aktivitet tė prokurimit, sepse kemi konsideruar se pėr kėtė aktivitet tė prokurimit ka operatorė tė mjaftueshėm nė treg”. KRPP

Por kjo nuk kishte mjaftuar pėr tė shkuar kundėrshtimin e KRPP-sė. Kjo e fundit i kishte thėnė KEK-ut se ajo duhet “tė pėrdorė procedurė tė hapur pėr kėtė aktivitet tė prokurimit, sepse kemi konsideruar se pėr kėtė aktivitet tė prokurimit ka operatorė tė mjaftueshėm nė treg”.

Ligji pėr prokurimin publik nė Kosovė mbėshtet konkurrencėn dhe ndalon diskriminimin e operatorėve ekonomikė.

Pėrveē “Login Systems”, sė paku edhe kompanitė Asseco, Pronet, Cactus, PPC IT, PBC Kosova, Appdec KS etj., merren me furnizime tė ngjashme.

Pas opinionit tė KRPP-sė, KEK-u i kishte thėnė kėsaj tė fundit qė “pėr arsye tė ekonomicitetit dhe efikasitetit tė realizimit tė kėtij procesi ėshtė e vetmja procedurė qė mund tė na shpie nė njė kontratė tė suksesshme”.

Edhe nė komunikimet mes KEK-ut dhe kompanisė “Login Systems” kjo e fundit thotė se ajo ėshtė e vetmja “Large Account Reseller (LAR)” e autorizuar pėr tė shituar Marrėveshje Korporative (Enterprise Agreements) nė emėr tė Microsoftit pėr konsumatorėt nė Republikėn e Kososovės.

Por KRPP kishte vazhduar tė kundėrsėhtojė. “AK-KEK ka prezantuar edhe korrespondencėn me prodhuesin (Microsoft) dhe pas kėtij arsyetimi KRPP ka konsideruar se AK-KEK mund tė vazhdojė me procedurė tė negociuar pa publikimin e njoftimit pėr kontratė, por me kusht qė aktiviteti i prokurimit tė lidhet direkt nga operatorit qė e kryen kėtė shėrbim (Kompania Microsoft)”.

Kemi kėrkuar sqarime se a mund tė ankohemi por derisa kemi marrė shpjegimet ka kaluar afati pėr ankesė” Gazmend Selmani.

Kontrata nuk ishte lidhur me Microsoftin, por me “Login Sytems”, pėrkundėr kėtyre vėrejtjeve tė KRPP-sė me kohė.

Gazmend Selmani, pronari i kompanisė ‘PBC Kosova” e cila ka pasur pėr mė shumė se dy vjet kontratė me KEK-un pėr kėto lloj licencash, ka treguar se kontrata ėshtė realizuar mirė edhe pa qenė ajo “Large Account Reseller”. “Ne kemi pasur njė kontratė qė e kemi marrė nė tender tė hapur. Kemi kėrkuar sqarime se a mund tė ankohemi pasi nuk ka pasur kėtė herė tender tė hapur. Por derisa kemi marrė shpjegimet dhe gjithė informacionin e duhur ka kaluar edhe afati pėr ankesė”, ka thėnė Selmani.

Zyrtarėt e KEK-ut insistojnė se nuk kanė shpėrfillur procedurat ligjore dhe kėmbėngulin se nuk ka asnjė shkelje. Driton Pruthi, shef i zyrės sė prokurimit, thotė se kjo formė ka qenė ekonomikisht mė e pėrshtatshme, mė efektive dhe realizimi i kėtij procesi, sipas tij “ishte e vetmja procedurė qė mund tė shpiente te njė kontratė e suksesshme”.

Gazeta ka kontaktuar edhe me pėrfaqėsuesit e kompanisė “Login Systems Kosova” nė Prishtinė e Shkup. Por, nga tė dyja zyrat e kompanisė ėshtė thėnė se pėr kėtė ėshtė e autorizuar tė flasė vetėm  drejtoresha menaxhuese e kompanisė, Tatjana Boshevska.  Boshevska pėr mė tepėr se  dy javė nuk ėshtė pėrgjigjur nė celularin e saj dhe as nė pyetjet e dėrguara pėrmes postės elektronike. 

Kritikės ndaj KEK-ut pėr shkelje pėrveē KRPP-sė i ėshtė bashkuar edhe gjykata e tenderėve . Kreu i Organit Shqyrtues i Prokurimit Publik, Hysni Hoxha, e ka quajtur kėtė kontratė njė abuzim tė KEK-ut. “Ėshtė abuzim. Nė kėtė rast KRPP ėshtė ajo qė mund tė iniciojė stopimin e kėtij procesi dhe tė rekomandoj ankesė”, ka thėnė Hoxha pėr Gazetėn JnK.

Kjo formė ka qenė ekonomikisht mė e pėrshtatshme, mė efektive dhe realizimi i kėtij procesi, “ishte e vetmja procedurė qė mund tė shpiente te njė kontratė e suksesshme”. Driton Pruthi

Hoxha thotė se OSHP nuk ka mundur direkt tė veproj pėr shkak se nuk ka pasur ankesa direkt ngase tenderimi ka qenė i mbyllur. “ Nė kėto raste ata nuk lėnė mundėsi pėr ankesa sepse pazari bėhet  nga vetė autoriteti kontraktues. Por,  sėrish ka mundėsi ligjore pėr ankesa nga operatori qė ka pasur kėtė lloj kontrate apo ata tė tjerėt qė kanė qenė tė interesuar.  uhet nė kėtė rast vetėm KRPP tė bėjė punėn e saj”, ka thėnė Hoxha.

KRPP ende ka treguar se si do tė veprojė nė kėtė rast.

Ai thotė se vazhdon tė konsiderojė se ėshtė tepruar me kontratat njėburimore jo vetėm nga KEK-u por edhe nga organizatat tjera publike.

Deri mė tani tė gjitha furnizimet e KEK-ut me licenca tė Microsoftit ishin bėrė nė procedura tė hapura tenderimi. Aktualisht i njėjti furnizim figuron tė jetė bėrė nė tender tė hapur edhe nė shumė segmente tjera institucionale nė Kosovė.

Edhe Qeveria kishte aplikuar tender tė mbyllur

Gazeta Jeta nė Kosovė kishte raportuar nė shkurt tė kėtij viti se edhe Qeveria e Kosovės  ka shpenzuar rreth tetė milionė euro e gjysmė pėr blerjen e licencave tė Microsoftit vetėm nga viti 2008, edhe pėrkundėr ekzistimit tė platformave alternative softuerike pa pagesė.

Gjatė blerjes sė licencave, nė vitin 2010, ndonėse ekzistonin disa kompani qė ofrojnė produkte tė Microsoftit, Qeveria negocioi me njėrėn prej tyre njė kontratė qė peshonte mbi 2 milionė euro pa aplikuar procedurė tė hapur tė prokurimit.

Po ashtu edhe nė fund tė 2011-ės ka lidhur njė kontratė nė vlerė 2 milionė e 447 mijė eurosh pėr furnizim me Licenca tė “Microsoftit”.

Kjo ishte bėrė pėrkundėr se para disa vitesh Maqedonia kishte detyruar gjigantin softuerik “Microsoft” t’i ofrojė licenca pėr produktet e tij me ēmim prej zero centėsh.

Organizatat qė merren me kėto produkte kishin thėnė se pėrdorimi i platformave tė hapura softuerike (open source) e bėnte shpenzimin e Qeverisė tė panevojshėm.

Shkrimi i plotė kėtu.

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 1 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Fshati nė Pushim
    Shiko arkivėn