Llamkos Lidhet me Oligarkun Rus

Foto: llamkos.comFoto: llamkos.com
nga  Lawrence Marzouk dhe Tinka Kurti
© Tė drejtat autoriale

Gazeta Jeta nė Kosovė zbuloi se Jeton Sadiku, pronari i ri i fabrikės sė ēelikut Llamkos nė Kosovė, ka pasur lidhje tė ngushta me njė nga oligarkėt mė tė pasur tė Rusisė dhe mund tė mos ketė pasur fare tė drejtė qė ta blejė kėtė fabrikė.

U konsiderua si investim i rėndėsishėm britanik nė Kosovė, por e vėrteta qė qėndron pas privatizimit tė fabrikės sė trazuar tė ēelikut Llamkos ėshtė mė e ndėrlikuar, siē zbulohet nė hetimin e kryer nga Gazeta Jeta nė Kosovė, pėrmes tė cilit janė gjetur gjurmė qė shpijnė qė nga Gjiri Persik e deri tek stepat e Sibirit. 

Puna jonė gjithashtu ngritė dyshime lidhur me atė nėse shitja e fabrikės biznesmenit kosovar Jeton Sadiku, i cili ka edhe shtetėsi britanike, ėshtė bėrė duke shkelur rregullat e privatizimit. 

Hulumtimi i llogarive tė kėsaj firme nė Britani, Zvicėr, Rusi, Kosovė, Dubai dhe Qipro, tė cilin e ka kryer Gazeta Jeta nė Kosovė, ka zbuluar se kompania qė ka blerė Llamkosin nuk ishte fare britanike nė kuptimin normal tė fjalės. 

Kjo kompani ėshtė me seli nė parajsėn tatimore tė gjirit persik dhe nė pronė tė shqiptarit nga Kosova qė mban edhe pasaportė britanike e i cili ka lidhje tė ngushta me njė oligark rus dhe nė tė kaluarėn ka poseduar njė sėrė kompanish josolvente (paaftėsia e pagesave) nėn brezin e tij. 

Coresteel DMCC me seli nė Dubai, ėshtė sė paku kompania e katėrt e Jeton Sadikut qė zhvillon veprimtari nė fushėn e ēelikut. Tri kompanitė tjera tė tij qė zhvillojnė afarizėm nė kėtė fushė - Bel & Steel, Coresteel Ltd dhe Coresteel AG – janė mbyllur apo janė duke u mbyllur pėr shkak tė moslikuiditetit financiar apo pėr shkak tė mosparaqitjes sė bilanceve financiare. 

Gazeta Jeta nė Kosovė zbuloi se likuidimi i detyruar i Coresteel AG me seli nė Zvicėr, erdhi pas parashtrimit tė kėrkesės gjegjėse pranė Gjykatės sė Lartė tė Londrės nga Fortis Bank, e nė tė cilėn kėrkohej qė kjo firmė tė mbyllet pėr shkak tė borxheve tė papaguara nga viti 2009. 

Kjo do tė duhej tė mjaftonte pėr tė parandaluar konkurrimin e Sadikut pėr blerje tė Llamkosit. Ai bleu kėtė fabrikė nė muajin korrik tė vitit 2011 pėr njė shumė prej 5.1 milion euro. 

Dokumentet e kompanive Bel & Steel dhe Coresteel AG zbulojnė se kosovari Sadiku kishte lidhje afariste me oligarkun rus Andrey Dobrov, i cili nga revista Forbes ishte radhitur nė vendin e 162 tė listės sė njerėzve mė tė pasur tė Rusisė, duke qenė se pasuria e tij vlerėsohej tė jetė 400 milion euro. 

Dobrov fitoi kėtė pasuri nė qytetin siberik tė Novosibirskut pėrmes veprimtarisė nė industrinė e ēelikut, thėngjillit dhe ndėrtimtarisė, pas rėnies sė Bashkimit Sovjetik. 

Sadiku thotė se ai i ka shkėputur marrėdhėniet me Dobrovin dhe me ish-firmėn e Dobrovit, Belon Group, nė vitin 2005. Ai pranoi pėr Gazeta Jeta nė Kosovė se ai dikur ka qenė pronar i pjesshėm i gjigandit rus nė industrinė e thėngjillit dhe ēelikut. 

Coresteel AG falimenton:

Sipas deklaratave tė fundit financiare tė kėsaj kompanie, tė paraqitura nė vitin 2008 nė Londėr, ku kjo firmė zvicerane ka tė regjistruar njė degė, Coresteel AG nė vitin 2007 ka pasur qarkullim prej 186 milionė euro dhe ka gjeneruar fitim bruto nė vlerė prej 9 milionė euro. 

Por, Coresteel AG gjithashtu ka pasur njė kredi (mbitėrheqje) bankare tė madhe nė shumė prej rreth 50 milionė eurosh, tė cilėn e ka marrė nė fund tė vitit 2007. 

Nė vitin 2009, Fortis Bank, e cila kėsaj firme ia ka huazuar njė shumė tė panjohur parash, ka kėrkuar pranė Gjykatės sė Lartė tė Londrės falimentimin dhe mbylljen e kėsaj firme dhe shpagimin e borxheve ndaj saj. 

Beteja gjyqėsore 

Firma turke Mutafqi Dragon u diskualifikua si fitues i procesit tenderues nė mars tė vitit 2011, pėrkundėr faktit qė kishte ofruar ēmimin mė tė lartė. 

Ajo beson se shitja e Coresteel DMCC do tė anulohet nga Gjykata Supreme, instancė kjo ku kompania nė fjalė ka parashtruar ankesė. 

Kjo kompani u shpall fituese nė mars tė vitit 2011, pasi qė ofroi shumėn prej 6.5 milion euro. Por, ky vendim u anulua nga AKP nė qershor, duke thėnė se nuk ishte e bindur pėr planin afarist tė firmės apo pėr autenticitetin e disa prej dokumenteve tė ofruara. 

“Ne i kemi plotėsuar tė gjitha kushtet e kėrkuara, pėrfshirė garancinė bankare prej 30 milion dollarėsh, ruajtjen e veprimtarisė sė njėjtė [nė Llamkos], mbajtjen e numrit tė njėjtė tė punėtorėve, ofrimin e mbi 72 referencave, qarkullimin vjetor prej 28 milion euro dhe stafin menaxherial pėrkatės,” tha pėrfaqėsuesi i kėsaj firme nė Kosovė, Enis Cela. 

“Ne jemi dėmtuar pėr faktin se Bordi i AKP-sė donte tė fitojė kompania e tyre e preferuar, e cila ishte radhitur e treta [nė tenderim] me ēmim prej 5.1 milion euro,” tha ai. 

“AKP thotė se fituesi [i tenderit] ka premtuar mbajtjen e numrit tė punėtorėve, por kjo arsye nuk qėndron ngase ne jemi zotuar tė punėsojmė 457 punėtorė, do tė thotė 20 mė shumė se sa obligimi pėr t’i mbajtur 437 punėtorėt aktualė,” tha Cela.

Nuk bėhet e qartė nga llogaritė nėse kjo shumė ėshtė shpaguar dhe nėse kompania ėshtė likuiduar, edhe pse si duket ky proces ėshtė nė pėrfundim e sipėr. 

Pėrkundėr procesit tė likuiditetit financiar tė Coresteel AG qė aktualisht ėshtė duke u zhvilluar, Sadiku mundi ta blejė Llamkosin nė vitin 2011, duke ofruar njė shumė prej 5.1 milionė euro dhe njė premtim pėr investime substanciale nė zhvillimin afarist tė saj, pėrmes Coresteel DMCC. 

Fakti se ėshtė pronar i njė kompanie nė proces tė likuidimit do duhej t’ia kishte ndaluar atij pjesėmarrjen nė kėtė tender. 

Sipas rregullave tė Agjencisė Kosovare tė Privatizimit, pjesėmarrja nė tender u ndalohet ‘personave fizikė dhe juridikė tė cilėt gjenden nė procedura tė falimentimit ose likuidimit”. 

Zėdhėnėsi i AKP-sė mbronte shitjen e bėrė duke thėnė se janė kryer tė gjitha kontrollet pėrkatėse.  

“AKP ka kryer hulumtime tė ligjshmėrisė, kualifikimeve, stabilitetit financiar dhe hulumtime tė natyrave tė tjera, para marrjes sė vendimit pėr pėrzgjedhjen e tenderuesit fitues nga Bordi i Drejtorėve tė AKP-sė,” tha Yll Kaloshi, zėdhėnės i AKP-sė.

“Nė pėrgjigje ndaj kėrkesave qė ia ka bėrė menaxhmenti i AKP-sė, ofertuesi nė fjalė, i cili tani ėshtė fitues i kėtij tenderi, ka paraqitur deklarata financiare tė audituara nga kompani tė njohura”, shtoi ai.

Historitė e Josolvencės:

Sadiku ka arritur nė Mbretėrinė e Bashkuar nė shtator tė vitit 1991, pak ditė pasi qė kishte marrė ftesėn pėr rekrutim nė armatėn jugosllave, APJ. 

Ai kėrkoi azil nė qershor tė vitit vijues, kur u bė e qartė se gjendja nė Kosovė kishte pak gjasa tė pėrmirėsohej. 

Nė vitin 1996, ai me shtatė kosovarė tė tjerė kishte parashtruar padi kundėr pranė Gjykatės sė Lartė tė MB-sė nė pėrpjekje tė pasuksesshme pėr tė detyruar Ministrinė e Punėve tė Brendshme tė Mbretėrisė sė Bashkuar duke kėrkuar vendim mbi kėrkesat e tyre tė azilit. 

Nė dokumentet gjyqėsore nga viti 1996, tė publikuara nė internet nga UNHCR, Sadiku pėrshkruhet si "biznesmen i suksesshėm, i cili nė vend punėson njė numėr tė caktuar qytetarėsh britanikė”. Nuk bėhet e ditur se kur e ka marrė pasaportėn e kėtij vendi. 

Pas kontrollit tė dosjeve tė Shtėpisė sė Kompanive, regjistrit zyrtar tė bizneseve tė MB-sė, e kuptuam se shumė firma tė Sadikut janė likuiduar apo mbyllur pėr shkak tė mosparaqitjes sė deklaratave financiare. 

Kompani tė tilla janė Fertrade UK, e mbyllur nė vitin 2004; East West Europe, e mbyllur nė vitin 2002; Capital Production Limited, e mbyllur nė vitin 1998; Famebourtne Limited, e likuiduar dhe mbyllur nė vitin 1998; dhe Goldman International Ltd. 

Sadiku ishte pronar, drejtor ose sekretar nė tė gjitha kėto kompani. 

Lidhjet ruse: 

Sadiku gjithashtu kishte hise nė industrinė e ēelikut dhe lidhje tė forta me Rusinė. 

Ai drejtoi dhe ishte pronar i pjesshėm i Bel & Steel, firmė kjo me seli nė MB e cila merrej me tregtim tė ēelikut. 

Sipas dokumenteve zyrtare tė siguruara nga gazeta, Andrey Dobrov mbante pronėsinė mbi 90 pėr qind tė aksioneve tė kėsaj firme.

Kjo firmė e krijuar nė vitin 1995 falimentoi nė vitin 2002 me mbi njė milion sterlina borxh, pėrfshirė kėtu borxhet ndaj gjigandit tė industrisė sė ēelikut dhe thėngjillit nga Novosibirsku i Siberisė, e cila ishte pronė e vetė Dobrovit. 

 

Nė shtator tė vitit 2001, njė firmė me emėr tė ngjashėm - Belsteel Management - u krijua nė Zvicėr.

Allan Dennis Cooper, investitor nė biznese tė ndryshme nė Evropėn Lindore, i cili drejton njė sėrė kompanish me seli nė Londėr dhe Zvicėr, ishte themelues i kėsaj firme pėrkrah partnerit tė tij afarist Christian Sutter.

Sipas njė interviste tė publikuar tė Dobrovit, Cooper ishte anėtar i bordit tė Belon Group nga viti 2004. Shpejt ndryshoi edhe emri i firmės sė re nė Coresteel AG. 

Sipas regjistrave publikė tė Zvicrės, Sadiku ishte pronari i vetėm i Coresteel AG, edhe pse nuk bėhet e qartė nėse ai kishte qenė pronar i vetėm gjatė tėrė jetėgjatėsisė sė firmės. Ai u bė drejtor i saj nė vitin 2003. 

Nuk ėshtė e qartė nėse Coresteel AG kishte pasur veprimtari afariste edhe me Belon AG – pėrkundėr lidhjes qė mund tė kishin pėrmes Cooperit dhe ngjashmėrisė mes emrave tė tyre (Belsteel Management dhe Bel&Steel qė ishte nė pronė tė Dobrovit). Cooperi nuk deshi tė komentojė. 

Kur pyetėm pėr lidhjet e Sadikut me Dobrovin, zėdhėnėsi i Sadikut tha se ai dikur ka qenė njė nga pronarėt e Belon Group. 

Belon Group ka treguar interes pėr tė investuar nė Ballkan. Pėr shembull, nė vitin 2005, ajo kishte paraqitur ofertėn e vet pėr blerjen e termocentralit nė Plevle tė Malit tė Zi, por mė pas ishte tėrhequr nga tenderi. 

Pyetjet tė cilat ia kemi parashtruar Belon Group-it pėr lidhjet e tyre me Sadikun, Coresteel-in apo pėr pėrfshirjen e mundshme nė Llamkos, kanė kaluar pa pėrgjigje. 

Ndėrkohė, zėdhėnėsi i Sadikut ka thėnė se ky i fundit ka punuar me Dobrovin dhe Belonin deri nė vitin 2005. 

Sa i pėrket Coresteel AG, e cila ende nuk ėshtė likuiduar formalisht, ai na tha vetėm se firma me seli nė Zvicėr dhe firma e regjistruar nė Dubai – Coresteel DMCC, nuk kishin lidhje mes veti. 

“Ėshtė e vėrtetė se Jeton Sadiku ishte pronar i Belon Group sė bashku me Andrey Dobrovin,” tha zėdhėnėsi i Coresteel Labinot Demi. 

Andrey Dobrov, njė prej rusėve mė tė pasur.

“Sadiku i ka ndėrprerė marrėdhėniet me Andrey Dobrovin nė vitin 2005, ndėrsa Dobrovi i ka trashėguar bizneset nė Londėr; si rrjedhojė Sadiku mė nuk bartte kurrfarė pėrgjegjėsie [pėr ato biznese],” shtoi Demi.

“Sa i pėrket pronėsisė sė Coresteel Company nė Dubai, familja Sadiku posedon kėtė kompani dhe ky ėshtė fakt tė cilin ata nuk e fshehin dhe nuk e mohojnė,” vazhdon ai. 

“Belon nuk ka lidhje Coresteel DMCC, e cila dallon nga Coresteel AG.”

Pasi qė Coresteel DMCC ėshtė e regjistruar nė Dubai, vend ky qė njihet si ‘strehw tatimore’ (Tax Haven), ėshtė e pamundur qė tė vėrtetohet pronėsia mbi kėtė kompani nė mėnyrė tė pavarur. 

Edhe pronarėt e mėparshėm tė Belon Group nuk bėhen tė njohur, pasi qė dy aksionarėt kryesorė, Onarbay Enterprises Ltd dhe Sapwood Investments Ltd, janė tė regjistruara nė Qipro, e nė kėtė vend nuk publikohen pothuajse fare informata mbi kompanitė e regjistruara atje. 

Tė dy kėto firma kanė tė regjistruara selitė nė adresėn Naousis 1 Karapatakis Building, Larnaca, 6018, Cyprus, qė ėshtė edhe adresa e A.J.K. Bureau of Consultants Limited, firmė kjo e cila u ndihmon kompanive tė regjistruara nė vende tė ndryshme qė njihen si strehė tatimore dhe e cila thotė se zyra e saj nė Qipro ‘shėrben si qendėr pėr promovim regjional’ pėr ish-shtetet e bllokut Sovjetik. 

Llamkosi, investim britanik?

Coresteel UK Limited, u themelua nė korrik tė vitit 2007 dhe u regjistrua me seli nė Londėr. Fillimisht drejtor i saj u regjistrua Worldform Ltd, kompani e regjistruar nė Londrėn lindore. Worldform ėshtė drejtor i regjistruar i qindra kompanive. 

Pak javė mė pas, Sadiku u emėrua drejtor, ndėrsa Worldform ‘dha dorėheqje’. Nė mars tė vitit 2009 edhe Sadiku dha dorėheqje. 

Sipas tė dhėnave zyrtare, kjo kompani nuk kreu asnjė transaksion dhe u shua nė gusht tė vitit 2010. 

Pėrkundėr kėsaj, AKP shpalli se kjo kompani e ka fituar procesin e tenderimit nė gusht tė vitit 2011. Nė komunikatėn pėrkatėse pėr shtyp u tha se tenderin e kishte fituar njė firmė ‘britanike’. 

Por, kontrata u nėnshkrua mė 21 gusht nga Dino Asanaj, atėbotė drejtues i AKP-sė, dhe Adrian Holmes, pėrfaqėsues i firmės nga Dubai e cila tani menaxhon fabrikėn nė Vushtrri nėn emrin Coresteel DMCC. 

Nė shtator tė vitit 2011, Lordi Wallace i Saltaire tha nė Dhomėn e Lartė tė Parlamentit nė Londėr: “jemi tė ngazėllyer me faktin se kompania britanike Coresteel ka pėrfunduar blerjen e fabrikės sė ēelikut Llamkos.”

Nė nėntor, Llamkosi u vizitua nga njė delegacion parlamentar britanik si shembull i investimeve britanike nė Kosovė. 

Ndėrkohė, AKP ka pranuar se kompania nė fakt ishte blerė nga Coresteel DMCC me seli nė Dubai. 

Coresteel DMCC u themelua nė njė nga Zonat e Lira tė Dubait, nė tė cilat kompanive u ofrohet mundėsia e veprimit pa iu nėnshtruar tatimit dhe duke i mbrojtur nė mėnyrė strikte tė dhėnat afariste. 

Pėr Coresteel UK dihet fare pak, pasi qė ajo nuk ka paraqitur deklaratat financiare – kėsisoj edhe veprimtaria e saj mbahet sekrete. 

Kur e pyetėm nėse AKP ka verifikuar origjinėn e mjeteve tė kėsaj kompanie, marrė parasysh problemet me kompanitė tjera Coresteel, zėdhėnėsi i saj Yll Kaloshi tha: “Mjafton qė pagesat tė bėhen pėrmes bankės, pasi qė bankat verifikojnė dhe trajtojnė origjinėn e tė gjitha pagesave qė tejkalojnė shumėn prej 10,000 euro. Ne nuk kėrkojmė asgjė mė shumė se kaq.” 

Coresteel Shpk, e regjistruar nė Vushtrri, aty ku ndodhet edhe fabrika, ėshtė pronė e Coresteel DMCC. “Persona tė autorizuar” tė saj nė regjistrin zyrtar tė bizneseve, e kėtu zakonisht iu bėhet referencė menaxherėve dhe personave qė kanė tė drejtė tė nėnshkruajnė nė emėr tė kompanisė, janė Sadiku dhe Arlind Jupolli, avokat nga Prishtina. 

Sipas faqes sė saj nė internet, www.coresteel.ae, ka zyra nė Liban, EBA, Londėr dhe tani nė Vushtrri.

Nė kėtė faqe tė internetit, kjo kompani pėrshkruhet si ‘kompani ndėrkombėtare me afarizėm nė fushėn e metaleve dhe mihjes dhe me zyra e agjentė nė lokacione strategjike anembanė botės’, por fabrika e ēelikut Llamkos ėshtė e regjistruar si i vetmi aset fiks i saj. 

Problemet nė tė kaluarėn

Llamkosi u shit pėr herė tė parė nė vitin 2005, dhe kjo u vlerėsua si sukses i madh. 

Llamkos GalvaSteel ėshtė fabrika mė e madhe pėr galvanizimin e ēelikut nė regjion dhe ka funksionuar pėr mė shumė se 30 vite. 

Blerėsi nga Bullgaria Kremikovtzi pagoi 4.2 milion euro pėr kėtė fabrikė dhe u zotua pėr investimin e 15 milionėve tė tjerė gjatė dy viteve vijuese. 

Fabrika rifilloi prapė punėn, pėr herė tė parė pas konfliktit nė Kosovė, por pas pak kohe Kremikovtzi iu shit ndėrmarrjes Global Steel nga India dhe pas kėsaj filluan problemet. 

Mosmarrėveshja mes kėtyre dy palėve lidhur me pronėsinė mbi Llamkosin u pėrcoll me kolapsin e tregut tė industrive metalike, pas tė cilit, menaxherėt lokal filluan tė thonė se nuk janė mė nė gjendje t’i mbulojnė pagat e punėtorėve. 

Deri sa u zgjidh ēėshtja dhe u shpall pronar Global Steel, investimet ishin vonuar dhe qeveria kishte prirje pėr ta rinacionalizuar atė. 

Sipas kontratės tė cilėn e kishte sajuar Agjencia Kosovare e Mirėbesimit si agjenci e OKB-sė, shitja me spin-off e vitit 2005 pėrmbante edhe klauzolėn e ‘kthimit’ nėse nuk do tė arrihej niveli i paraparė i investimeve. 

Nė dhjetor tė vitit 2010, AKP likuidoi Llamkosin, duke i hapur rrugė shitjes sė sėrishme tė saj. 

Ylli Kaloshi nuk konfirmoi se cila ishte vlera e investimeve tė premtuara nga Coresteel DMCC, por tha se kishim tė bėnim me njė vlerė ‘substanciale’. 

“Sa i pėrket investimit, pėrmes kontratės sė nėnshkruar blerėsi obligohet tė investojė nė kompani njė shumė substanciale, nė formė tė kapitalit tė punės dhe kapitalit investiv,” tha ai. 

Kutia: Njė nga mė tė pasurit nė Rusi: 

Sipas profilit tė tij nė Forbes Magazine, Andrey Dobrov, ėshtė njė nga njerėzit mė tė pasur nė Rusi.

Ai ėshtė gati 50-vjeēar, ka lindur nė Kazakistan, ndėrsa mė vonė ėshtė vendosur nė Novosibirsk, ku ka studiuar dhe ku ka krijuar biznesin e tij. Ai ėshtė i martuar dhe ka tre fėmijė. 

Ai vlerėsohet tė ketė pasuri prej 400 milionė eurosh, gjė qė e vė atė nė pozitėn 162 tė njerėzve mė tė pasur tė Rusisė, ndėrsa njė pjesė tė madhe tė mbretėrisė sė tij nė fushėn e minierave dhe mineraleve – Belon Group.

Ai ka themeluar firmėn Belon nė vitin 1991 dhe e ka udhėhequr qė atėherė. Kjo firmė filloi veprimtarinė si zinxhir modest i video-klubeve para se tė shndėrrohet nė tregtar tė thėngjillit e mė pas nė pėrpunues dhe nxjerrės tė thėngjillit nė fund tė viteve tė 90-ta dhe nė fillim tė shekullit tė ri. 

Belon u zgjerua nė fushėn e transportit, shėrbimeve, tregimit tė metaleve, afarizmit bankar dhe ndėrtimtarisė. 

Mes viteve 2007 dhe 2009, Magnitogorsk Iron & Steel Works bleu aksionet e Dobrovit nė Belon. 

Dobrovi mbajti Bankėn Belon, e cila nė tetor tė vitit 2010 u riemėrua Bank Vzaimodeistvie.

Kishte fare pak informata mbi pėrfshirjen e tij nė biznese jashtė Rusisė deri sa Gazeta Jeta nė Kosovė zbuloi lidhjet e tij me biznesmenin kosovar - Jeton Sadikun.


 

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 11 Komentet)

asdf
     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    "Gjiri i gruas ėshtė jetė"