Lojë Juridike Me Pensionet e Kosovarëve

Tash më kanë kaluar gati 3 vjet prej se kur Enti Federal për Sigurimet Shoqërore, konstatoi DRS, nuk bënë pagesën e pensionet në Kosovë: Arsyeja: atje luftohen pamjaftueshëm keqpërdorimet. Gjyqi Federal Administrativ ka vendosur që pensionet të paguhen më tej.

Përkundër kësaj, Enti Federal për Sigurime Shoqërore ka refuzua pagesën e pensioneve
Kjo është një lojë juridike, poshtë e lart, në kurriz të 170 000 të siguruarve, të cilët punojnë në Zvicër dhe paguajnë rregullisht kontributet e tyre dhe jetojnë në pasiguri, pasi nuk e dinë se a do të marrin ndonjëherë pensionet e tyre.

Për Osman Osmanin, nga sindikata UNIA, kjo gjendje është e paqëndrueshme.

“Ne nga ana e sindikatës Unia jemi duke përgatitur një ankesë për refuzimin e zbatimit të vendimeve gjyqësore në adrese te qeverisë zvicerane, pasi BSV edhe më tej ndër të tjera udhëzon entin qendror për pagesën e pensioneve që të mos paguaje pensionet, udhëzim ky që në baze të vendimeve te plotfuqishme gjyqësore e konsiderojmë si refuzim të zbatimet ligjor”, ka thënë Osmani.

Pra, një ankesë për moszbatimin e vendimeve gjyqësore është një keqkuptim, mendon Rolf Camenzind, zëdhënës i EFSSH-së. “Qartë, Gjyqi Federal Administrativ ka vendosur që vendimi për anulim të marrëveshjes nga ana e Qeverisë Zvicerane është i pavlefshëm, andaj edhe duhet të vazhdojnë te shqyrtohen kërkesa për pensionet e qytetarëve të Kosovës dhe ato të paguhen edhe me tej”.

Kurse Osmani thekson se mjerisht, Gjyqi Federal ende nuk ka marre një vendim ne aspektin material, andaj kjo çështje ne aspektin gjyqësor ende është e papërfunduar. “Për ne vlen edhe me tej vendimi i Qeverise Zvicerane”.

Ndërsa Gjykata Federale Administrative, ne të kundërtën, vendime e veta vendimtare i konsideron si të plotfuqishme dhe në më shumë se 20 raste ka kërkuar shqyrtim me kujdes të kërkesave te shqiptareve te Kosovës dhe ne rastet meritore të paguhen pensionet. “Mirëpo kjo po stërzgjatet. Në një rast eksperimenti, që ka bëjë me kontekstin e konfliktit, nuk ka së paku një mjek për të vërtetur gjendjen shëndetësor të të siguruarve të prekur”, thotë Osmani.

Kështu për 170 000 qytetarëve të Kosovës mbetet edhe më tej prezentë pasiguria, se çfarë vlera kanë pagesat e tyre ne arkat e sigurimeve shoqërore te Zvicrës, përfundon gazetari i Radios publike zvicerane (DRS), Sascha Buchbinder.