Armët ekonomike të shkatërrimit në masë

Këmbanat po bien në Rusi, vendi është në krizë ekonomike. Rënia 49 përqind e çmimit të naftës  e ka futur Rusinë në zonën e kuqe të deficitit buxhetor sepse gjysma e të hyrave varen nga fitimet e naftës dhe gazit natyror.

Ministria ruse e financave vlerësoi që çdo çmim i naftës nën $60/fuçi do ta shpiej vendin në recesion vitin që vjen.

Meqë ekonomia ruse nuk ka bazë të shëndoshë të prodhimit dhe është tejet e varur në rolin e eksportuesit më të madh të energjisë në botë, ajo vuan nga ‘sëmundja holandeze’. Kjo do të thotë që vlera e rublës është peng i eksporteve ruse në një masë shumë më të madhe se zakonisht.

Për të blerë/importuar naftë nga Rusia duhet të këmbehën paratë në rubla, gjë që e rritë kërkesën dhe rrjedhimisht vlerën e rublës. Me rënien e kërkesës globale për naftë dhe atë ruse në veçanti, ka rënë edhe vlera e rublës—mbi 40% këtë vit.

Zhvlerësimi i monedhës i ka shtyer rusët të nguten e t’i largojnë rublat duke blerë çkado dhe ka nxitur panik në ekonominë edhe ashtu të rënduar nga sanksionet e Perëndimit.

Për shkak të pasigurisë së krijuar edhe investitorët po tërhiqen dhe deri në fund të vitit 2015 ikja e kapitalit nga vendi llogaritet se do arrijë në $125 miliard.

Vitin e ardhshëm firmat ruse duhet të paguajnë borxh të jashtëm në vlerë prej $100 miliard e pas zhvlerësimit atyre iu duhen rreth dyfish më shumë rubla për ta paguar borxhin.

Banka qëndrore ruse ka reaguar ndaj kësaj gjendje në mënyrë drastike duke e rritur normën bazë të interesit për 4.5 pikë të përqindjes. Masa nuk pati efektin e dëshiruar sepse në vend që ta frenonte zhvlerësimin e monedhës, serioziteti i saj vetëm sa i shtoi brengat dhe pasigurinë tek investitorët. Për të mos e dëmtuar edhe më shumë besimin në treg, banka hoqi publikisht dorë nga vendosja e kontrolleve të kapitalit.

Nuk mjaftuan as masat e blerjës së rublave me dollarin rezervë. Banka qëndrore ruse dogji plotë $80 miliard këtë vit ($350 milion në një ditë), në tentim të pasuksesshëm për ta frenuar rrëshqitjen e monedhës.

Por pse po përballet Rusia me situatën më të vështirë ekonomike prej krizës financiare tëvitit 1998 kur në të kaluaren ajo i ka përballuar me sukses uljetnë çmimine naftës? A janë spontane këto zhvillime apo mos vallë të dizajnuara qëllimisht nga dikush tjetër?

Ndoshta përgjigjja për këtë fshihet prapa vendimit të kartelit më të madh të naftës—OPEC-ut—për të mos e shkurtuar prodhimin. OPEC-u e shkurton prodhimin e naftës sa herë që dëshiron t’i rrisë çmimet, por këtë nuk e ka bërë kësaj radhe. Vendimi është marrë nga ministri saudit i naftës, përfaqësues i njërit prej shteteve themeluese të OPEC-ut me të cilin ShBA-të kanë marrëdhenie të ngushta strategjike.

Qysh në mars të këtij viti një analist në Forbes shkruante se si ShBA-të duhet ta ndjekin modelin e Reagan-it për t’ju kundërvyer rusëve, jo me luftë, por në arenën ekonomike. ShBA-të dhe BE-ja i dizajnuan sanksionet ndaj Rusisë ashtu që ta vënë në shënjestër oligarkinë ruse dhe i shkaktuan atyre rreth $50 miliard humbje.

Por si duket sanksionet ishin vetëm faza e parë e goditjes ekonomike kurse e dyta duket të jetë lobimi i sauditëve që të mos e shkurtojnë prodhimin dhe ta mbajnë çmimin e naftës në këtë nivel të dëmshëm për rusët.

Kjo strategji megjithatë i ka të metat e veta. Së pari, çmimii ulët të naftës e bën joatraktive naftën argjilore në ShBA për shkak se nxjerrja e saj ka kostot më të larta në treg. Kjo i dëmton eksportet si dhe prodhuesit vendorë të naftës në ShBA. Së dyti, masat e dëmit ekonomik ndaj Rusisë nuk do të kenë efekt vetëm tek elita udhëheqëse por në masë të madhe edhe tek qytetarët e pafajshëm të cilët janë vetëm piunë nënjë loje të madhe.

Së treti, masat nuk mund të jenë afatë-gjata dhe është çështje kohe deri sa gjendja ekonomike në Rusi të normalizohet. Megjithatë, edhe pse strategjia nuk do ta rrëzoj Putinin nga pushteti, ajo do t’i dëshmoj atij që politikat agresive e zgjeruese nuk do të tolerohen nga Perëndimi pa u ndëshkuar.

Ndoshta kjo që u tha mund të quhet mbi-interpretim i gjendjes dhe ftoj secilin t’i gjykoj faktet e ofruara këtu, por ja çka tha Presidenti Obama në lidhje me këtë:“Tre apo katër muaj më parë thuhej se z. Putin ishte mjeshtri i shahut, se kishte manovruar me sukses Perëndimin dhe mua. Tani ai po përballet me kolapsin e monedhës së tij, një krizë të madhe financiare, si dhe një kontraktim të thellë ekonomik. Nuk po më ngjanë me dikënd qëka arritur të më mashtroj mua dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.