T’ia Rregullosh Evropës Problemin Orban

Në prill, kur Kancelarja gjermane Angel Merkel uroi Kryeministrin hungarez Viktor Orban pas rizgjedhjes së tij, ajo gjithashtu la të kuptohet se shumica e tij e madhe me të cilën është rizgjedhur, kërkon një “përgjegjësi të veçantë” për të gjykuar drejtë dhe të sillet me kujdes ndaj kundërshtarëve. Orban e ka bërë pikërisht të kundërtën e kësaj. 

Në të vërtetë, Orban ka sfiduar vazhdimisht vlerat dhe praktikat themelore të Bashkimit Evropian. Duke marrë një faqe nga libri i lojërave i presidentit rus Vladimir Putin, Orban ka përdorur shumicën parlamentare  prej  dy të tretave të partisë së tij Fidesz për të çuar përpara një numër të ligjeve që atakojnë lirinë e mediave në Hungari, shoqërinë civile dhe komunitetin akademik.

Në veprimin e tij të fundit kundër mediave, Orban ka zbatuar një taksë shtesë 40% mbi të ardhurat nga reklamat, për të rrëzuar RTL Klub, televizionin e  fundit të pavarur të Hungarisë. 

Ndërkohë, ai ka shtrënguar grupet e shoqërisë civile lokale, të drejtuara nga siç i quan “aktivistët e paguar politikë të cilët janë përpjekur për të zbatuar interesat e huaja”. Për shembull, ai ka dërguar auditorët e qeverisë për të ngacmuar OJQ-të e financuara nga qeveria norvegjeze për promovimin lirive civile dhe të drejtave të njeriut. 

Poashtu, muajin e kaluar, parlamenti miratoi një ligj që obligon një mbikëqyrës të caktuar nga qeveria për çdo universitet hungarez, me autoritet buxhetor dhe të drejtë vetoje.

Në një fjalim të kohëve të fundit, Orbán zbuloi se objektivi i tij final është për të ndërtuar një “shtet jo-liberal” në “themelet kombëtare,” duke përmendur regjimet autoritare si Rusia e Putinit, Turqia e Rexhep Tajip Erdogan, dhe modelit të shtetit të Kinës një-partiake. 

Ai më pas pohoi se këto plane nuk janë në konflikt me anëtarësimin e vendit të tij në BE. 

Dikush mund të ketë pritur një reagim nga konservatorët evropianë, në veçanti, për veprimet e Orban, të cilat diskreditojnë të gjithë lëvizjen e tyre politike. Por ata duken të vendosur për të vazhduar trajtimin e Orban me shumë kujdes, edhe pse ai refuzon demokracinë liberale.

Për ta thjeshtësuar, Presidenti i Komisionit të BE-së  Jean-Claude Juncker ka mbetur i heshtur mbi veprimet e Orban-së. Ndërkohë, Merkel, politikania më me ndikim të BE-së, ka shprehur vetëm kritika të moderuara, duke thënë në muajin maj, se ajo “sigurisht se nuk pajtohet” me të gjitha politikat e tij, dhe shpesh nuk nuk është mjaft dakord me tonin e tij. 

Sikur mos të kishin qenë mjaft të buta këto deklarata, ajo shkon edhe më tej duke theksuar se ky dështim nuk ishte ekskluzivisht i Orbán. 

Por reagimi më problematik ka ardhur nga Partia Popullore Evropiane, parti e grupit të qendrës së djathtë, ombrellë të cilës i takon edhe Fidesz, partia e Orban. Në prill, pastaj Presidenti i PPE Jozef Daul vlerësoi liderin hungarez për rinovimin e besimit të publikut në qeveri me ndershmëri dhe reformave “të guximshme” ekonomike.

Kjo përgjigje ka bindur Orban që sjellja si një autokrat populist në qendër të Evropës nuk paraqet ndonjë rrezik politik, dhe e ka inkurajuar atë që të shtyjë edhe më tej kryqëzatën e tij kundër demokracisë liberale. 

E vetmja mënyrë për ta ndaluar atë – dhe për të mbrojtur vlerat themelore të BE-së, për të mos përmendur vetë-respektin e saj- është t’i ofrojë atij një zgjedhje të qartë: të veprojë si një burrështetas i një shteti demokratik ose të bëhet një i padëshiruar. 

Duke pasur parasysh se Gjermania është partneri më i rëndësishëm tregtar i Hungarisë, Merkel duhet të marrë përsipër, që Junker dhe presidenti i ri i PPE-së, Manfred Weber, të ndërmarrin një sërë masash të ashpra dhe të besueshme. Këto duhet të përfshijnë, së pari dhe më kryesorja, përjashtimin e  Fidesz nga fraksioni PPE-së në Parlamentin Evropian, dhe ta ripranojnë vetëm nëse Orbán ndryshon kurs.

Së dyti, Merkel duhet ta bëjë të qartë se Orban do të përballet me sanksione të rënda nëse ai vazhdon në rrugën e tij të tashme. Siç ka propozuar edhe Ministrja e Punëve të BE-së e Suedisë Birgitta Ohlsson, fondet e Bashkimit Evropian– të cilat Orbán i shpërndan për mbështetësit e tij – duhet të ndalen. 

Për më tepër, Orbánit duhet t’i tërhiqet vëmendja se e drejta e votimit e Hungarisë për në BE mund të pezullohet, në bazë të nenit 7 të Traktatit të Bashkimit Evropian, i cili nen parashikon dënime për një “shkelje të rëndë dhe të vazhdueshme” të vlerave të përbashkëta. 

Së treti, BE-ja duhet të krijojë mekanizma më efektivë për monitorimin e shëndetit demokratik të vendeve anëtare të saj. Për këtë qëllim, udhëheqësit evropianë duhet të shpalosin nga Iniciativën për sundimin e ligjit që Danimarka, Gjermania, Finlanda dhe Holanda propozuan majin e kaluar. 

Së paku, ata duhet ta ngarkojnë Agjencinë Evropiane për të Drejtat Themelore të Njeriut që të bëjë një vlerësim të rregullt të demokracisë dhe të drejtave themelore në vendet evropiane, dhe të autorizojë veprime korrigjuese nga ana e Këshillit Evropian dhe Komisionit kundër vendeve performojnë dobët në këtë aspekt.

Së fundi, duke ndjekur shembullin e Norvegjisë, vendet evropiane duhet të rrisin mbështetjen për iniciativat e shoqërisë civile që janë nën presionin e qeverisë së Orban-it, dhe të gjejnë mënyra të reja për të mbështetur mediat e pavarura. Me të gjitha mediat publike të Hungarisë duke tingëlluar melodinë e Orban-it, Radio Evropa e Lirë dhe Deutsche Welle mund të konsiderojnë nisjen e transmetimeve në gjuhën hungareze.

Nëse Orbán ka sukses në ndërtimin e një shteti joliberal brenda BE-së, të tjerët mund të inkurajohen të ndjekin shembullin e tij. Për fat të mirë, BE-ja dhe anëtarët e saj nuk janë të pafuqishëm për të parandaluar një rezultat të tillë. Krejt çka është e nevojshme është vullneti politik për t’u përballur me rrezik të qartë dhe të pranishëm në demokraci që Orbáni e paraqet. 

Nëse Orbán do të ishte aktiv në Gjermani, Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës ka gjasa ta ndiqte atë për aktivitetet e tij anti-demokratike. Është koha që Gjermania të promovojë parimin kushtetues të demokracisë Wehrhafte, një demokraci që është e aftë për të mbrojtur veten, për të gjithë BE-në.