Reagimi i Gazmend Muhaxherit, kryetarit të Pejës

Edhe pse nuk është në natyrën time që të merrem me demantimin e artikujve, për hirë të informimit të drejtë për  gjithë opinionin e gjerë më duhet të kundërshtoj shkrimin e gazetarëve të BIRN të publikuar me 03.10.2015 në portalin www.gazetajnk.com .

E konsideroj jo të drejtë dhe aspak fer informimin e qytetarëve  të Pejës, qytetarët tonë nuk janë informuar drejtë dhe se titulli “Humbja e 800 Mijë € dhe Telashet me Avokatë”ka tendencë të dukshme.

Ky artikull flet për800.000 euro të humbura dhe nuk flet se këto janë lëndë gjyqësore të krijuara vite me radhë para se ne të vinim në pushtetdhe këtë keni mundësi  ta verifikoni shumë lehtë  në qoftë se  dëshironi të informoheni drejtë.

Këto lëndë kanë qenë të evidentuara edhe në pushtetin e kaluar dhe kanë qenë me urdhër për t’u paguar, por qëllimisht janë lënë mjete financiare, të cilat kanëshkuar në suficit buxhetor dhe kanë kaluar në vitin 2014 viti i parë i qeverisjes sime.

Gjithashtu unë si kryetar kam dyshimet e mija, që këto vendime gjyqësoreqë kanë marrë formën e prerëvinë si rrjedhoj e marrëveshjeve në mes tëaktorëve tëpërfshirë në këto lëndë gjyqësore.

Informimi i drejtë dhe i paanshëm duhet të ofrohet për të gjithë njëlloj, si nga Institucionet e shtetit, por edhe nga mediat, e jo te linçohen informata me tituj bombastik, të cilët në thelb janë për keqardhje, sepse krijojnë situata jo të këndshme dhe jo korrekte pasi që nuk elaborohet zanafilla e këtyre problemeve.

Gjithashtu me bindje të plotë them se problemi me avokatin publik është një problem në nivel vendi sepse nuk është vetëm komuna jonë, që e ka këtë problem, kjo si pasoj e deformimeve në infrastrukturën ligjore. Kemi hapur tri herë konkurs të rregullt për pozitën e avokatit publik dhe nuk kemi pasur asnjë të interesuar. Prandaj, komuna e Pejës duhet të përfaqësohet në seancat gjyqësoredhe kemi angazhuar avokat për shërbime profesionale komfor ligjeve në fuqi në Kosovë respektivisht Ligjit për Detyrimet.

Ne mbetemi të përkushtuar, që t’i shërbejmë qytetarëve tonë me dinjitet dhe çdoherë do të jemi të gatshëm, që të informojmë për çdo gjë që ka të bëjë me komunën e Pejës, por assesi nuk do të lejojmë, që të keq informohen me  qëllim.

Ne si institucione kemi qenë dhe do të jemi transparentë me gazetarë dhe me të gjitha mediat, për këtë do të angazhohem personalisht.

Sinqerisht,

Gazmend Muhaxheri

 


Sqarimi i Gazetës Jeta në Kosovë: Tendenca e Muhaxherit për të Demantuar Artikullin e Argumentuar

Pohimi juaj në fillim të reagimit se “nuk është në natyrën time që të merrem me demantimin e artikujve”, mbetet në nivel tendence për ta bërë këtë.

Në fakt, nuk demantoni asgjë nga argumentet e publikuara në artikullin “Humbja e 800 Mijë € dhe Telashet me Avokatë”, publikuar më 3 tetor të këtij viti.

Artikulli tregon qartazi se bëhet fjalë për lëndë gjyqësore të qeverisjës së kaluar.

Jeton Abazaj, drejtor komunal i financave citohet në artikull duke pohuar se rastet gjyqësore janë iniciuar në gjykata gjatë mandatit të kaluar dhe janë trashëguar nga qeverisja e re.

Në reagim përmendni se komuna ka mbetur pa avokat publik për shkak se nuk ka pasur asnjë të interesuar për këtë pozitë.

I njejti qëndrim i autoriteteve komunale ceket edhe në artikullin e publikuar më 3 tetor të këtij viti.
Edhe sa i përket angazhimit të avokatëve të jashtëm, Gazeta asnjëherë nuk konkludon në artikull se kjo është bërë në kundërshtim me ligjin.

Gazeta Jeta në Kosovë ka raportuar për shpenzimet e komunës në angazhimin e avokatëve të jashtëm dhe nuk ka konkluduar se kjo është bërë në shpërputhje me ligjin.

Secili prej pohimeve tuaja në reagim gjendet edhe në artikullin e botuar më 3 tetor.

Me respekt,
Redaksia e Gazetës Jeta në Kosovë