(E plotėsuar)
Policia e krimeve ekonomike nė Gjilan ka arrestuar, tė enjten paradite, drejtorin e Spitalit Rajonal tė Gjilanit, Xhavit Hajdari, konfirmuan pėr Gazetėn Jeta nė Kosovė burime nga policia.
Atij i janė zėnė nga policia 2.000 euro nė xhep, tė cilat ia kishte kėrkuar njė biznesmeni qė ta fitonte njė tender. Hajdarit i ėshtė caktuar paraburgimi prej 48 orėsh, me akuzat "marrje ryshfeti" dhe "shpėrdorim i detyrės zyrtare, apo autorizimit'.
Ismet Hashani, zėdhėnės i policisė pėr rajonin e Gjilanit, tha se njė person nga Spitali Rajonal ėshtė arrestuar tė enjten para dreke, nga njėsia e krimeve ekonomike nė Gjilant. Njė burim nga Policia e Kosovės nė Prishtinė konfirmoi pėr gazetėn se bėhet fjalė pėr drejtorin Xhavit Hajdari.
"Ai po hetohej pėr njė kohė tė gjatė, lidhur me vepra si korrupsioni, shpėrdorimi me detyrėn zyrtare me qėllim tė pėrfitimit tė paligjshėm", tha burimi, nė kushte anonimiteti.
Periudha e menaxhimit tė Xhavit Hajdarit si drejtor ėshtė manifestuar me shpėrdorime tė shumta, kanė thėnė burime tė tjera.
Nė objektin e ish-administratės, nė dhjetor tė vitit tė kaluar, janė ndėrruar dritaret. Aty, janė vendosur 34 dritare si dhe dy dyer, pa u kryer asnjė procedurė tenderuese. Kėto dritare, besohet se janė blerė nga kompania “Agro Hermes”, thotė njė zyrtar i lartė nga spitali i mirinformuar.
Pas kritikave qė janė bėrė nga punėtorėt e spitalit lidhur me blerjen e kėtyre dritareve, atėherė, drejtori ishte arsyetuar se kėto dritare ishin dhėnė si donacion pėr spitalin. Mirėpo, ato donacione nuk ishin protokolluar nga spitali.

Dosje tjetėr me tė cilėn besohet se po hetohet Hajdari, ėshtė blerja e 5 makinave tė vjetra rrobalarėse pėr nevoja tė spitalit. Ato makina janė blerė nė vitin 2009.
Gazeta Jeta nė Kosovė ka siguruar faturėn e pagesės sė kėtyre makinave, dhe aty shihet se ato janė paguar hiq mė pak se 29.990 euro. Ato sot e kėsaj dite qėndrojnė nė korridor tė papėrdorura, kurse janė ēregjistruar si mjete pune tė spitalit. Kėshtu, pastaj janė blerė edhe tri makina tė reja rrobalarėse. (Shih dokumentin)
Drejtori i SR tė Gjilanit, Xhavit Hajdari, ka punėsuar pa konkurs 22 persona. Kurse, ka shpallur konkurs sė fundmi dhe besohet se nė dy pozita ka punėsuar si elektricist vjehrrin e djalit tė tij, Ruzhdi Hajdinin, si dhe njė mekanik, qė ėshtė Fatos Sadiku, djali i avokatit Abdylaziz Sadiku, qė ėshtė edhe mbrojtės i Hajdarit.
Nė kėtė periudhė kohore tė menaxhimit nga Hajdari, spitali i ka hedhur nė mbeturina 2.500 infuzione, kurse spitali ka pasur nė vazhdimėsi mungesė barnash, thekson burimi.
| Infuzionet e hedhura nė mbeturina |
Po ashtu, gjitha dritaret e vjetra tė aluminit, tė reparteve tė Gjinekologjisė, Pediatrisė dhe Laboratorit janė ngarkuar nė njė kamion dhe janė shitur pėr alumin nė Fushė-Kosovė.
Kurse, fatura pėr shitjen e tyre, besohet se ėshtė marrė nė Ferizaj. Vlera e dritareve tė aluminit tė shitura, dyshohet tė jetė afėr 10 mijė euro, thotė burimi i mirinformuar.
Po ashtu, dyshime ku ėshtė implikuar drejtori Hajdari, janė ngritur edhe lidhur me kolektorėt solarė tė gjinekologjisė. Ata nuk janė aktivizuar kurrė, kurse kontrata e mirėmbajtjes sė tyre ka kaluar.
Nė Gjinekologji gjatė renovimeve janė zhdukur edhe dy shporete me kapacitete ngrohėse prej 1.280 kilovatė si dhe dy ngrohės tė ujit (bojlerė) me kapacitete prej 5.000 litrash.
Spitali i Gjilanit, ka shpenzuar 6.000 euro pėr hapjen e dy puseve nė oborr tė kėtij spitali. Asnjėri nga kėta puse, thotė burimi, nuk janė shfrytėzuar asnjėherė.
Nėpėrmes njė deklarate me shkrim, dėrguar Gazetės Jeta nė Kosovė, familja e Xhavit Hajdarit ka shprehur indinjatėn me rastin e arrestimit tė familjarit tė tyre, tė cilin e quan “skenar nga njerėz tė ligj” dhe “me motive politike”.
Familja beson se tė gjitha akuzat ndaj Dr. Hajdarit janė tė pavėrteta, “tė organizuara nė vazhdimėsi qė nga koha ardhjes nė pozitėn e drejtorit, me shkrime tė porositura nga njerėz tė caktuar me motive politike, tė cilėt kishin bėrė plane paraprake me qėllim tė degradimit tė personalitetit tė tij”.
“Me kohė, e vėrteta do tė dalė nė shesh dhe shumė shpejt tė gjitha kėto shpifje do tė bien poshtė”, thuhet nė deklaratė.
Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 8 Komentet)