Ajo Ėshtė Deklaruar Kundėr Ndjekjes Sime

Foto: Bujar AruqajFoto: Bujar Aruqaj
nga  Kreshnik Gashi
© Tė drejtat autoriale

Kėngėtari Besnik Ēaka thotė se nė seancėn e javės sė kaluar nė Gjykatėn e Qarkut nė Prishtinė e ka parė dhe nuk e ka njohur tė dėmtuarėn. Sipas tij, ajo po ashtu ėshtė deklaruar nė seancė kundėr ndjekjes penale ndaj tij pėr keqpėrdorim seksual.

Kėngėtari i NRG Band Besnik Ēaka, i akuzuar nga Prokuroria e Qarkut nė Prishtinė pėr kryerje tė veprės penale tė keqpėrdorimit seksual tė njė femre nėn moshėn 16 vjeēare, mohon nė tėrėsi akuzat ndaj tij.

Nė njė prononcim pėr Gazeta Jeta nė Kosovė, Ēaka thotė se ėshtė i pafajshėm.

Ai ka treguar detaje tė seancės gjyqėsore e cila ėshtė mbajtur tė mėrkurėn nė Gjykatėn e Qarkut nė Prishtinė pėr konfirmimin e aktakuzės ndaj tij, ku viktima ishte ballafaquar me mbrojtėsit dhe tė pandehurin.

Sipas Ēakės, viktima ėshtė deklaruar nė seancė se heq dorė nga ndjekja penale ndaj tij. Bazuar nė kėtė, ai beson se prokurori i kėtij rasti nuk do ta shtyjė mė tej akuzėn.

“Mendoj qė prokurori do ta tėrheqė aktakuzėn ndaj meje ngase jam i pafajshėm”, tha Ēaka. “Tė mėrkurėn jam paraqitur nė ora 10 nė gjykatė, ku unė e kam dėshmuar se jam i pafajshėm".

"Nė ndėrkohė prokurori na ka njoftuar pėr njė seancė tė jashtėzakonshme, ku do tė paraqitej e dėmtuara. Nė kėtė seancė, unė sė bashku me avokatėt e mi, kemi marrė pjesė dhe e dėmtuara ka deklaruar se nuk i bashkėngjitet ndjekjes penale ndaj meje”.

Kėngėtari tha se nėse megjithatė aktakuza konfirmohet, ai do tė jetė i pėrkushtuar qė t’i shkojė deri nė fund gjetjes sė tė vėrtetės qė thotė se ėshtė nė anėn e tij.

“Mendoj qė prokurori do ta tėrheqė aktakuzėn ndaj meje ngase jam i pafajshėm” Besnik Ēaka  

Ai nuk e ka pėrjashtuar mundėsinė qė ta ketė takuar ndonjėherė viktimėn, por thotė se kur e ka parė nė gjykatė nuk e ka njohur atė.

“Bota e artistit ėshtė asisoj”, tha ai. “Je i angazhuar nė koncerte, mbrėmje...Aty ka pasur mundėsi tė ndodh qė unė kam ndenjur ose jam takuar me tė, sikur me shumė vajza tė tjera shqiptare, po tash pas katėr vitesh unė nuk mund ta di nėse kam qėndruar ndonjėherė me tė. Mua nuk mė ėshtė dukur si fytyrė qė e kam parė diku”.

Ēaka mohon mundėsinė qė me kėtė vajzė (viktimėn e rastit) tė ketė qėndruar nė njė hotel, ashtu siē figuron nė aktakuzė. “Unė nuk kam tė bėjė me hotele, krejt akuza ėshtė e ndėrtuar nė bazė tė disa deklaratave tė cilat disa herė janė ndėrruar”, ka thėnė ai, duke shtuar se  ky rast nuk ka fare tė bėjė me tė.

Prokuroria e Qarkut nė Prishtinė, nė fillim tė vitit 2012, ka dorėzuar nė Gjykatėn e Qarkut nė Prishtinė, aktakuzėn kundėr Besnik Ēakės, pjesėtar i grupit tė njohur muzikor NRG Band dhe shtatė personave tė tjerė, pėr ta konfirmuar. Seanca e parė pėr kėtė rast ėshtė mbajtur tė mėrkurėn mirėpo e njėjta ėshtė shtyrė pėr datėn 3 korrik pėr shkak se disa nga tė akuzuarit nuk janė paraqitur nė gjykatore.

Grupi prej tetė vetash  akuzohen se nė fund tė tetorit 2008, nė Prishtinė, pėrkatėsisht nė motelin “Rama Petrol”, rrugės pėr Lipjan, kanė keqpėrdorur seksualisht njė tė mitur nėn moshėn gjashtėmbėdhjetė vjeēare, por jo nė bashkėkryerje.

Sipas aktakuzės, qė e ka parė Gazeta Jeta nė Kosovė, Ēaka me dashje ka kryer veprėn penale tė keqpėrdorimit seksual tė personave nėn moshėn gjashtėmbėdhjetė vjeēare, vepėr e dėnueshme nga 1 deri nė 10 vjet burgim. 

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 8 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Fshati nė Pushim
    Shiko arkivėn