Fluturim i “Rrezikshėm”

nga  Petrit Ēollaku
© Tė drejtat autoriale

Fluturimet me deltaplanin qė komuna e Ferizajt ia blerė klubit “Kastrioti” - dhjetėfish mė shtrenjtė sesa figuron nė faturėn e shitėsit nga Maqedonia - mund tė jenė tė rrezikshme pėr pilotėt adhurues tė kėtij sporti pasi fluturakja i ka mbushur 18 vjet.

Kompania GMI i ka shitur njė fluturake, e cila sipas dokumenteve ėshtė 18 vjet e vjetėr, komunės sė Ferizajt dhe atė pėr dhjetė herė mė shtrenjtė sesa e kishte blerė vetė nė Maqedoni.

General Machinery International, GMI, nga Ferizaj kishte arritur tė bind komunėn e Ferizajt pėr tė qenė fitues i tenderit pėr shitjen e njė fluturakeje dhe dy paragllajdeve tė destinuara pėr klubin e aeronautikės “Kastrioti” tė Ferizajt, mė 25 prill 2012.

Me kėtė rast, komuna e Ferizajit kishte dhėnė kėshtu njė tė katėrtėn e buxhetit komunal tė dedikuar pėr sport, pėr vitin 2012, nė kėtė investim. Pėr mė shumė, Gazeta Jeta nė Kosovė kishte sjell mė herėt tė dhėna se si tenderimi nuk kishte shkuar si duhet dhe se si blerėsit nuk kishin paraqitur dokumente pėr origjinėn e mallit. Po ashtu, se pajisjet e blera mund tė kenė qenė nė dyqanin privat tė pilotit pėrpara zbatimit tė kėtij prokurimi publik dhe ky i fundit mund tė ketė qenė i pėrfshirė nė ofertėn fituese. (Shih shkrimin paraprak)

Blerėsit kishin thėnė atėherė se fluturakja ishte blerė nga njė shqiptar me vendbanim nė Zvicėr.

Por fluturakja, apo siē njihet nė aeronautizėm si deltaplan, del se ėshtė me motor dhe sipas dokumenteve tė doganės ėshtė e prodhuar nė vitin 1994. Ajo ėshtė blerė nė shumėn prej 980 eurove.

Deltaplani ėshtė blerė fillimisht nga Fatmir Bunjaku nga delta klubi i Prilepit, Maqedoni, dhe ėshtė doganuar me 8 gusht 2011 nė Kosovė.

Nė dokumente, qė Gazeta Jeta nė Kosovė i ka nė posedim, deltaplanit i shtohen edhe 200 euro pėr transport dhe 325 euro pagesat doganore. Nė fund, makina del me njė ēmim prej 1.505 euro.

Nė ditėn kur GMI ka ofertuar nė zyrėn e prokurimit nė komunėn e Ferizajt, mė 12 prill, ajo kishte dėrguar vetėm dokumentin i cili pėrmbante ēmimet e artikujve tė kėrkuar me dosje tė tenderit.

Pronari i GMI-sė, Faton Bajraktari, thotė se nuk i ka dorėzuar dokumentet tjera pasi qė zyra e prokurimit nuk i kishte kėrkuar ato.

“Nuk janė kėrkuar nga ne dhe nuk i kemi dėrguar ato”, Bajraktari i tha Gazetės Jeta nė Kosovė.

Tenderi ishte shpallur mė 12 prill 2011 dhe aty merrnin pjesė dy kompani, tė cilat nuk kanė pėrvojė nė kėtė fushė. 

GMI ėshtė shpallur fituese 13 ditė mė vonė pėr shkak tė ēmimit mė tė lirė, 20.390 euro, gjersa kompania e dytė, Allmake Global Services, AGS me bazė nė Komoran, Gllogovc, ka dal mė e shtrenjtė pėr 820 euro. 

Kompania fituese kishte ofertuar fluturaken me ēmim prej 11,484 euro dhe dy paragllajdet prej 3.815 euro. Pjesa tjetėr e shumės ishte ndarė pėr pajisjet tjera shtesė tė paragllajdeve siē janė helmetat, radio komunikimi, dorėzat, etj.

Rritja e ēmimit tė deltaplanit, sipas Bajraktarit, ėshtė bėrė pėr shkak se ajo nuk e kishte veloren dhe elisėn e motorit, dhe pėr tė cilat ėshtė investuar. 

“Deltaplani kur ka arritur nė Kosovė ka qenė pa kėto pjesė dhe jemi detyruar tė investojmė nė tė” Faton Bajraktari

“Deltaplani kur ka arritur nė Kosovė ka qenė pa kėto pjesė dhe jemi detyruar tė investojmė nė tė”, tha Bajraktari.

Kompania humbėse AGS nuk kishte njohuri nė fillim pėr pjesėmarrjen e saj nė kėtė tender. Pronari i saj, Ideal Shala i tha Gazetės JnK se kompania e tij nuk merr pjesė nė tenderė tė tillė pėr shkak tė profilit tjetėr tė kompanisė.

“Ne jemi pėrfaqėsues zyrtarė tė automobilave KIA pėr Kosovė”, tha Shala i cili mė pastaj e konfirmoni me zyrtarėt e tij se kompania nė fakt kishte marrė pjesė nė kėtė tender.

“Departamenti ynė i prokurimit mė tregoi se kemi marrė pjesė nė kėtė tender por nuk kemi fituar se kemi qenė me ēmim mė tė lartė”, tha Shala.

Xhelal Uka, pilot i licencuar nga klubi i Mitrovicės, thotė se ėshtė diler i autorizuar i deltaplaneve Apollo, firmė nga Hungaria. Ai thotė se pa e parė deltaplanin nė Ferizaj nuk mund tė thotė gjė, mirėpo, viti i prodhimit tė saj e shtynė atė tė bėjė disa krahasime me ēmime.

"Deltaplani, me dy ulėse, me motor 912, firma Apollo, viti i prodhimit 2011, i ri, mund tė kushtojė deri nė 20.000 euro”, tha Uka. 

"Deltaplani, me dy ulėse, me motor 912, firma Apollo, viti i prodhimit 2011, i ri, mund tė kushtojė deri nė 20.000 euro” Xhelal Uka

A ėshtė e rrezikshme tė fluturohet me kėtė deltaplan?

Njohėsit e tjerė tė kėtij sporti theksojnė se viti i prodhimit i deltaplanit mund tė tregojė mjaft pasi qė zakonisht makineritė e tilla nuk mund tė pėrdoren pas dhjetė vitesh tė prodhimit.

Fadil Gėrguri, nga klubi i Prishtinės, thotė se ka njohuri nė paragllajdizėm dhe thotė se “ky deltaplan e ka bėrė tė veten”. 

“Besoj se me kėto para mund tė blihet diēka mė e mirė”, tha Gėrguri.

Ndėrsa, i vetmi pilot nė klubin e aeronautikės nė Ferizaj, Ragip Sokoli thotė se deltaplani qėndron mirė teknikisht pasi qė ai e kishte testuar atė edhe pse ėshtė 18 vjet e vjetėr.

Ai thekson se fluturakja ka vetėm 460 orė fluturim.

“Kur arrihen kėto orė atėherė motorit i ngjitet njė vulė tė cilėn pėr momentin nuk e ka. Kjo do tė thotė se kėto orė qėndrojnė nė fluturake dhe janė tė sigurta”, thotė Sokoli.

GMI i kishte dėrguar deltaplanin, paragllajdet dhe pajisjet tjera tek Sokoli i cili ka njė garazh servisimi pėr motoēikleta tė shpejta, dhe i cili i riparon ato. Ai po ashtu ka njohuri nė servisimin dhe riparimin e deltaplanėve.

Fotot tė cilat janė dėrguar nė prokurim ishin bėrė nė garazhin e Sokolit. “Kompania fituese i ka sjellė tek unė pasi qė klubi nuk ka vend tė mjaftueshėm pėr deltaplanin”.

“Besoj se me kėto para mund tė blihet diēka mė e mirė” Fadil Gerguri

Prokurim i dobėt

Zyra e prokurimit nė komunėn e Ferizajt thekson se nuk i ka kėrkuar dokumentet pėrcjellėse pėr kėtė blerje pėr njė arsye tė thjeshtė.

“Nuk kam menduar se kėtė fluturake do ta sjellin nga jashtė Kosovės”, Abdurrahman Uruēi, drejtor i prokurimit, i tha Gazetės Jeta nė Kosovė kur ėshtė pyetur se si janė bindur ata se fluturakja qėndron nė rregull me dokumente.

Uruēi tha se kompania nė fjalė i ka pėrmbushur kėrkesat e tenderit duke e plotėsuar vetėm ēmimoren nė dosjen e tenderit dhe kishte dėrguar disa foto tė mallit.

Ai shtoi se kjo ėshtė vėrtetuar nga komisioni vlerėsues i pėrbėrė nga Skender Baftiu, zyrtar i prokurimit, Agon Zhinipotoku, zyrtar i drejtorisė sė sportit dhe Nazim Hoxha, zyrtar i klubit tė aeronautikės.

“Ky i fundit ėshtė ekspert pėr kėto ēėshtje dhe komisioni ka vlerėsuar se e gjitha ėshtė nė rregull”, tha Uruēi.

Ai shtoi se kontrata do tė bėhet sė shpejti me kompaninė fituese pasi qė afati pėr ankesa ka kaluar dhe pastaj do tė bėhet transferi i shumės sė parave.

“Kontrata do tė bėhet dhe atėherė do tė formojmė komisionin pranues, pėr pranimin e mallit”, shtoi Uruēi.

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 1 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Fshati nė Pushim
    Shiko arkivėn