Do tė Gjykohen pėr Duhan

Foto: Petrit RrahmaniFoto: Petrit Rrahmani
nga  Florent Spahija
© Tė drejtat autoriale

Drejtori i Doganave tė Kosovės, Naim Huruglica dhe kryesuesi i zyrės ligjore tė Doganave tė Kosovės, Lulzim Rafuna, tė martėn do tė kthehen nė bankėn e tė akuzuarve pėr tu pėrballur edhe aktakuzėn e Prokurorisė Speciale tė Kosovės.

Kėtė tė martė do tė filloi procesi gjyqėsor kundėr Naim Huruglicės dhe Lulzim Rafunės tė akuzuar nga Prokuroria Speciale pėr veprėn penale Shpėrdorimi i detyrės zyrtare ose i autorizimit nga neni 339 tė Kodit Penal tė Kosovės, vepėr e cila ėshtė e dėnueshme nga 1 deri nė 8 vite burgim.

Sipas aktakuzės Naim Huruglica dhe Lulzim Rafuna, nė dhjetorin e 2008-sė e kishin lejuar importin e njė sasie tė madhe tė cigareve (duhanit) nga kompanitė vendore si Gekos, Buqaj, Tabakos dhe Kosova Tobacco, kjo pasi qė Qeveria e Kosovės kishte marrė vendim qė nė fillim tė janarit 2009 tė ngritet akciza pėr importimin e duhanit tė vend.

Fillimisht, Prokuroria Speciale e Kosovės me 8 qershor 2011 kishte ngritur aktakuzė kundėr Naim Huruglicės, Drejtor i Doganave tė Kosovės dhe Lulzim Rafunėn, kryesues i zyrės ligjore tė Doganave tė Kosovės. Ata akuzoheshin se kanė kryer veprat penale, Shpėrdorimi i detyrės zyrtare ose i autorizimit nga neni 339 tė Kodit Penal tė Kosovės e dėnueshme nga 1 deri nė 8 vite burgim dhe Keqpėrdorim i autorizimit nė ekonomi nga neni 236 tė Kodit Penal tė Kosovės e cila po ashtu ėshtė e dėnueshme nga 1 deri nė 8 vite burgim.

Gjykata e Qarkut nė Prishtinė nė fillim tė shtatorit mbajti seancėn pėr konfirmimin e aktakuzės kundėr zyrtarėve tė doganave. Nė kėtė seancė prokurori special i EULEX-it mbeti nė tėrėsi pranė aktakuzės ndėrsa mbrojtja e kundėrshtoi nė tėrėsi aktakuzėn. Sipas mbrojtjes veprimet e tė pandehurve nuk kanė qenė veprime tė kundėrligjshme por veprime tė mbėshtetura nė Kodin pėr dogana dhe akciza.

Me 9 shtator 2011, Gjykatėsi i EULEX-it nė Gjykatėn e Qarkut nė Prishtinė, e bėri publik vendimin me tė cilin e refuzoi nė tėrėsi aktakuzėn e Prokurorisė Speciale tė Kosovės pėr tė dy tė pandehurit.

Mirėpo njė ankesė e Prokurorit Special tė EULEX-it nė kolegjin e Gjykatės sė Qarkut nė Prishtinė, bėri qė Gjykata tė ndėrroj vendimin e gjykatėsit tė EULEX-it. Me kėtė vendim kolegji i gjykatėsve e konfirmoi aktakuzėn pjesėrisht pėr Naim Huruglicėn dhe Lulzim Rafunėn dhe atė vetėm pėr veprėn penale Shpėrdorimi i detyrės zyrtare ose i autorizimit.

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 0 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Addio Comandante Farina!
    Shiko arkivėn