Lėvizja pėr Rrėzimin e Ajnshtajnit

nga  Muhamet Hajrullahu
© Tė drejtat autoriale

Ish-nėnkryetari i Lėvizjes Kombėtare pėr Ēlirimin e Kosovės (LKĒK), doktor fizike Shukri Klinaku, ėshtė absolutisht kundėr teorisė sė relativitetit special tė Albert Ajnshtajnit. Sipas tij, ajo ėshtė e gabueshme - qė nga pėrkufizimi.

Po e kundėrshton teorinė e njėrit ndėr shkencėtarėve mė tė mėdhenj botėrorė tė shekullit 20-tė.

Fizikani kosovar Shukri Klinaku thotė se nobelisti Albert Ajnshtajn, kur e ka pėrcaktuar teorinė e relativitetit special, ka gabuar.

Nė pėrkufizimin e Ajnshtajnit, Klinaku kishte dyshime qė kur ishte student fizike. Tash, thotė ai, edhe ka arritur ta vėrtetojė paqėndrueshmėrinė e saj.

45 vjeēari, i lindur nė Mazgit tė Obiliqit, i ka publikuar pozicionet e tij nė librin “Lėvizja relative, shpjegimi i drejtė dhe gabimet e Ajnshtajnit”, disa javė mė parė.

“Mendoj se nuk ėshtė vetėm njė gabim nė teorinė e Ajnshtajnit, por ka gabime nga A deri nė ZH”, thotė Klinaku. “Krejt teoria e relativitetit special ėshtė gabim i Ajnshtajnit, i cili ėshtė jo ndėrtues por trashėgimtar i kėsaj teorie”.

Sipas tij, teoria e relativitetit special e Ajnshtajnit ėshtė gabim qė nė pėrkufizim.

“Kjo teori pretendon ta shpjegojė lėvizjen relative. Lėvizja relative ėshtė jo aq e ndėrlikuar siē e paraqet teoria e relativitetit special dhe jo aq e komplikuar siē i thuhet opinionit e siē i thuhet fizikanėve”, shton ai.

Ėshtė njė shkollė e studiuesve qė besojnė nė magjinė e thjeshtėsisė. Edhe Klinaku beson se relativiteti ėshtė mė shumė i thjeshtė dhe u komplikua nga njeriu me tė cilin u identifikua shekulli i kaluar. “Ne pėrditė kemi tė bėjmė me lėvizjen relative. Pra po tė ishte aq e komplikuar, ne nė ēdo hap do tė hutoheshim”, thotė ai.

Pastaj, shton studiuesi i njohur mė shumė nė vend pėr aktivitetin e tij politik, teoria e relativitetit special pėrcillet me gabime tjera qė pasqyrohen nė fund edhe nė formula matematikore. Klinaku thotė se ka shpjeguar nė librin e tij gabimet e Ajnshtajnit nė kėto formula.

Por ky libėr, nė mėngjesin e tij, nuk ėshtė pritur aq mirė nga kolegėt fizikanė tė Shukriut nė universitetin e Prishtinė.

“Prej studentėve ėshtė pritur me habi, me kureshtje”, tregon Klinaku. “Mė shumė mė ka pengu fakti qė shumica e kolegėve fizikanė kanė dhėnė njė qėndrim jo normal, qė ishte njėfarė refuzimi i pakuptueshėm. Duhet sė pari ta studiojnė qė pastaj tė japin vlerėsime. Mirėpo edhe kjo flet pėr gjendjen jo normale qė mbizotėron nė arsim e nė shkencė nė Kosovė”.

Ish-nėnkryetari i Lėvizjes Kombėtare pėr Ēlirimin e Kosovės (LKĒK), vlerėson se idetė pėrqeshen dhe nėnēmohen por pak analizohen nė shoqėrinė tonė.

“Po tė ishte mė mirė i organizuar arsimi, universiteti, fakulteti, shkenca edhe kjo ide e imja shumė mė mirė do tė trajtohej. Kėshilli Kombėtar i Shkencės, Ministria e as Akademia e Shkencave nuk japin ide pėr tė zhvilluar shkencėn, janė pėr mjerim”, shprehet ai, derisa pohon se nė Tiranė libri i tij ėshtė pritur mė mirė

Klinaku kėrkon qė libri i tij tė mos merret si hajgare as nė Kosovė.

“Nuk po kėrkoj tė mė duartrokasin e as tė mė besojnė. Kurrsesi. Unė do tė isha i lumtur qė ata tė lexojnė librin e tė japin pastaj gjykim, e jo gjykim pa e lexu ose gjykim pėr personin si dhe pėr sene tė dorės sė katėrt a tė tjera”.

Shukriu i ka edhe dy vėllezėr tė popullarizuar - kėngėtarin Hysni Klinaku dhe Avni Klinakun i cili ėshtė kryetar i Lėvizjes pėr Bashkim.

Sa i pėrket politikės thotė se gjendet nė “divizionin e tretė”, si anėtar i kėshillit tė pėrgjithshėm tė Lėvizjes pėr Bashkim (LB), pasi duket qė prioritet pėr tė mė shumė ka qenė fizika.

Doktor Shukri Klinaku ka 13 vjet qė punon nė Universitetin e Prishtinės. Dhe ai thotė se ka punuar afėr 20 vjet deri sa ka ardhur te konstatimet qė i ka vėnė nė libėr, qė ia kanė mundėsuar tash edhe publikisht ta sfidojė askėnd me pak se Albert Ajnshtajnin.

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 23 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Fshati nė Pushim
    Shiko arkivėn