Dino AsanajShėnim: Ky profil ėshtė botuar me 3 tetor 2011. Qė atėherė deri mė 14 qershor kur humbi jetėn, ngjarjet kryesore qė janė ndėrlidhur me Dino Asanajn kanė qenė akuzat e biznesmenėve Remzi Ejupi dhe Abdurrahman Konfjufca se Asanaj kishte kėrkuar shuma tė mėdha parash pėr tė bllokuar anulimin e privatizimeve tė hotelit "Grand" dhe firmės sė pulave nė Lipjan. Asanaj i kishte mohuar akuzat nė njė deklaratė publike.
Supet prej ushtaraku, ndonėse pa njė pėrgatitje pėrkatėse shkollore, do t’i duhej t’i hynin nė punė pėr ta bartur barrėn e lėvizjes sė hovshme drejt zgjerimit e forcimit tė kapitalizmit bė vend.
Mirėpo, pesha e rėndė e transformimit e tė gjithė pronės shoqėrore nė atė private, ka detyruar Dino Asanajn qė ta ngris flamurin e bardhė nė drejtimin e Bordit tė Agjencisė Kosovare tė Privatizimit (AKP), njė muaj para se t’i skadojė kontrata.
Kreu i agjencionit mė tė fuqishėm nė vend ka paralajmėruar dorėheqjen - siē ka thėnė - pėr arsye personale.
Ai thotė se kur ėshtė zgjedhur nė kėtė pozitė ka menduar se kėrkohet njė angazhim mė i vogėl. Vitet shkuan, privatizimi edhe mė shpejt, e Dino i fuqishėm ndjehet i lodhur. Nėse ėshtė e vėrtetė qė kur elefantėt luftojnė fushat gėrmohen, atėherė atyre pėr tė rikthyer qetėsinė do t’ju duhet edhe pushim i gjatė. Kyēja e gjatė dimėrore ėshtė krejt ēka do elefanti i privatizimit nė vend i cili, megjithatė, gėrmoi pak.
Pėr diēka qė shkon, vetėm fjalė tė mira. Derisa tymos njėpasnjėshėm cigaret ‘Marlboro’ nė restaurantin ‘Puro’ nė lagjen ‘Veternik’ tė Prishtinės, 54 vjeēari nga Peja, i cili pėr dy dekada ka jetuar dhe punuar nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės(SHBA), shprehet nė superlativ pėr pavarėsinė e Bordit qė e ka drejtuar, edhe pse shumica e anėtarėve janė deleguar nga partitė politike.
“Pavarėsisht se ka pasur pėrfaqėsues politikė nė bord, ky i fundit ka qenė 100 pėr qind i pavarur dhe i pandikuar politikisht”, shprehet ai pėr Gazeta Jeta nė Kosovė.
Asanaj, megjithatė, pranon se disa gjėra nuk kanė shkuar si duhet me Bordin e vjetėr tė AKP’sė, tė cilin, sipas pėrshkrimit tė tij, e ka karakterizuar njė konflikt koncepti.
“Drejtori menaxhues i AKP’sė ka qenė edhe anėtar Bordi me tė drejtė vote. Ai ka pėrgatitur privatizimin e ndėrmarrjeve shoqėrore, ka menaxhuar procesin dhe ka mundur tė votojė nė Bord. Kjo nė njė farė mėnyre ka qenė edhe konflikt koncepti”, shprehet Asanaj.
Nė bord me akraba
Pėrvoja e gjatė nė fushėn e biznesit nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės nuk i ndihmoi. Qindra privatizime tė ndėrmarrjeve ndodhėn deri sa Dino Asanaj ishte nė krye tė Bordit tė AKP’sė, mirėpo nuk erdhi asnjė investitor i rėndėsishėm nė vend, pėrpos disa turqsh e anglezėsh - edhe ata me prejardhje tė dyshimtė tė pasurisė.
Tė gjitha privatizimet ndodhėn nė komunat me shumicė shqiptare, mirėpo ndėrmarrjet nė vendbanimet serbe dolėn tė jenė njė mision i pamundur pėr AKP’nė.
Ai nuk arriti ta privatizojė as Banjėn e Pejės, nga i cili rajon e ka prejardhjen, por shton se ka bėrė shumė nė shpėrndarjen e 20 pėrqindėshit tė punėtorėve.
Thotė se privatizimi si proces ka qenė i dhimbshėm dhe i disfavorshėm nė momentin politik dhe diplomatik pėr Kosovėn. “Ky proces ka ndodhur nė kohėn kur kemi shumė probleme politike me Serbinė dhe nė aspektin diplomatik kur shumė shtete ende nuk e kanė njohur pavarėsinė e Kosovės”, argumenton Asanaj.
Shumė kritika ia adreson Agjencisė paraardhėse tė privatizimit, pėrkatėsisht Agjencisė Kosovare tė Mirėbesimit, duke i fajėsuar drejtuesit e kėsaj tė fundit se nuk bėnė njė dorėzim tė mirėfilltė tė kompetencave tek AKP’ja.
Por, sipas tij, mė tė kėnaqurit me kėtė proces duhet tė jenė punėtorėt, pasi qė ka ndodhur njė pėrshpejtim i jashtėzakonshėm i mjeteve tė 20 pėr qindėshit.
“Tash nuk ka protesta tė punėtorėve para portės sė AKP’sė, ndėrsa mė herėt punėtorėt kanė vdekur duke i pritur mjetet e tyre”, nėnvizon Asanaj.
Nė shpėrndarjen e kėtyre mjeteve mohon tė ketė ndikuar fakti se anėtarin e Bordit tė AKP’sė, pėrkatėsisht kreun e Bashkimit tė Sindikatave tė Pavarura tė Kosovės(BSPK), Haxhi Arifin, e ka familjar. Dy familjarė me tė drejtė vote, madje, sipas tij, nuk pėrbėjnė nepotizėm.
“Kryetarin e BSPK’sė e kam akraba, por kjo nuk ėshtė nepotizėm, sepse atė nuk e kam zgjedhur unė , por e kam gjetur nė Bord. Kosova ėshtė njė familje dhe ka shumė raste kur njerzit janė akraba nė mes vete”, shprehet Asanaj.
Sipas tij, nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, ku ka jetuar dhe punuar mė shumė se dy dekada, nė njė kohė ka ndodhur qė dy vėllezėr tė jenė guvernatorė, ndėrsa babai i tyre ka qenė President i SHBA’sė, pėrkatėsisht George Bush.
Nė SHBA, Asanaj kishte emigruar nė vitin 1985, ku fillimisht thotė se ishte angazhuar si punėtor i thjesht nė disa kompani ndėrtimi, ndėrsa nė vitin 1990 e ka hapur kompaninė me emrin “DD Interiors” nė New York.
Kjo kompani, sipas Asanajt, bėn transformime tė brendshme tė ndėrtesave dhe, vazhdon ai, nė disa raste qarkullimi vjetor i saj ka tejkaluar shumėn prej 15 milionė dollarėsh amerikanė.
Pikėrisht pėr shkak tė punės qė e ka bėrė biznesi i tij, me zbukurime tė brendshme tė ndėrtesave, ai kishte marrė nofkėn “Dino Moleri”.
Miqėsia me Thaēin
Nė SHBA, Asanaj ka qenė edhe pėrfaqėsues i Qeverisė sė Pėrkohshme tė Kosovės, ku kishte krijuar kontakte tė rregullta me ish-drejtorin politik tė UĒK-sė dhe Kryeministrin aktual, Hashim Thaēi.
Me kėtė tė fundit thotė se ka pasur kontakte tė vazhdueshme para dhe pas luftės sė Kosovės, mirėpo, sipas tij, Thaēi nuk e ka zgjedhur kryetar Bordi.
“Qeveria mė ka propozuar, ndėrsa Kuvendi mė ka zgjedhur kryetar Bordi. Megjithatė, nuk e mohoj se e kam mik tė mirė Kryeministrin”, pohon Asanaj, duke shtuar se miqėsi ka edhe me ish-Kryeministrin Agim Ēeku, gjatė mandatit tė tė cilit nė krye tė Qeverisė ka qenė kėshilltar pėr diasporė.
Ish-deputeti Naim Rrustemi thotė se Asanaj nuk ėshtė i sinqertė nė deklaratat publike.
“Nė AKP e ka sjellė Kryeministri, pėrndryshe njė njeri si Dino Asanaj nė asnjė mėnyrė nuk do tė mund tė vinte nė krye tė AKP’sė”, shprehet Rrustemi.
Sipas kėtij tė fundit, Asanaj nuk e ka pasur madje as shkollimin e nevojshėm pėr ta udhėhequr AKP’nė e cila ėshtė pėrgjegjėse pėr privatizimin e tė gjitha ndėrmarrjeve shoqėore nė vend.
“Nė CV-nė e tij qė e kishte sjellur nė Kuvend me rastin e pėrzgjedhjes nė Bordin e AKP’sė, kishte shkruar vetėm 3 rreshta. Aty shkruhej se se e ka kryer shkollėn e mesme ushtarake e asgjė mė shumė”, ka potencuar Rrustemi, duke shtuar se kjo CV ka qenė ofenduese pėr deputetėt.
Mirėpo, Asanaj mohon deklaratat e ish-deputetit Rrustemi, duke sqaruar se nė vitin 1983 e ka pėrfunduar Fakultetin e Mbrojtjes nė Beograd.
Kjo pėrgjigje e Asanajt nuk ia mbushė mendjen Rrustemit.
“Nė atė kohė kur ėshtė zgjedhur kryetar Bordi, Dino ka qenė vetėm me shkollė tė mesme tė kėmbėsorisė, tash nėse e ka blerė ndonjė fakultet ėshtė tjetėr punė”, shton ish-deputeti Rrustemi.
Sipas Astrit Gashit, kryeredaktorit tė ‘Zėrit’, emėrimi i Dino Asanajt pėr kryetar tė Agjencisė sė Privatizimit nė vitin 2008, ishte njė nga veprimet mė tė shėmtuara tė Qeverisė Thaēi 1.
“Ky emėrim, ndėr tė parėt qė bėhej nga qeveria qė premtonte reforma, ishte krejtėsisht i natyrės klienteliste dhe i orientimit korruptiv”, shkruajti Gashi, nė njė editorial.
Milionat ‘amerikanė’
Dino Asanaj ka bėrė investime milionėshe nė Kosovė, ku ka ndėrtuar Fshatin Ndėrkombėtar nė Prishtinė, i cili njihet ndryshe edhe si “fshati amerikan”.
Ai jo vetėm qė ka shitur dhjetėra ndėrmarrje shoqėrore nė AKP, ka shitur edhe 110 shtėpitė e ndėrtuara nė kėtė fshat, tė cilėt i kanė blerė zyrtarė tė lartė institucionalė, biznesmenė tė ndryshėm, artistė tė njohur etj.
Ky projekt ka njė kosto tė pėrgjithshme prej 25 milionė eurosh, ku sipas tij, ideja ka qenė qė nėpėrmjet punės tė tregohet pėrvoja e fituar nė SHBA. “ Ideja ishte qė tė tregohet se edhe kėtu mund tė ndėrtosh njė Amerikė nė miniaturė”, pohon Asanaj.
Mirėpo, ish-deputeti Rrustemi akuzon Asanajn se po manipulon me emrin Amerikė..
“Ky ka manipulu me fjalėn Amerikė. Ata qė e keqpėrdorin fjalėn amerikan, janė kundėr Amerikės. Me qenė mbarė e mirė kishin fillu hetimet nė lidhje me kėtė investim”, shton Rrustemi.
Sipas Rrustemit, Asanaj i ka shpėrblyer me nga njė shtėpi nė kėtė fshat zyrtarėt mė tė lartė tė vendit, duke filluar nga kryeministri Hashim Thaēi, ish-ministri i Transportit Fatmir Limaj, ministri i Punėve tė Brendshme, Bajram Rexhepi etj.
Kėto deklarata tė Rrustemit i mohon Asanaj, duke u shprehur se Kryeministrit dhe askujt tjetėr nuk i ka falur shtėpi. “Miqve nuk u falet shtėpia, por u ndihmohet tė ndėrtojnė shtėpi”, shprehet Asanaj, duke garantuar se Thaēi nuk ka shtėpi nė Fshatin Ndėrkombėtar, mirėpo, se disa ministra tė Qeverisė Thaēi janė bėrė banorė tė fshatit.
Besohej fillimisht se fshati i Dinos do tė bėhej njė qendėr e pėrfaqėsive diplomatike. Ajo u bė njė qendėr qė graviton elitat e sotme pėrreth pushtetit. Brenda kornizės sė kėsaj lagje, kėto elita jetojnė nė njė botė qė krijon iluzion zhvillimi por qė rrethohet me njė ekonomi gjigande pėr nga fragjiliteti dhe varfėria.
Privatizimi ėshtė kritikuar pėr dėshtime tė mėdha kryesisht pasi qė shumė fabrika kthehen nė toka qė shiten si parcela dhe pėr korrupcion gjatė proceseve tė shitblerjeve. Ky ėshtė padyshim ndėr proceset mė tė shpejta dhe mė tė errėta tė privatizimit nė rajon.
Dino krahfuqishmi, pėrballė nevojės pėr transparencė, qasje fer dhe punės pėr rimėkėmbjen e ekonomisė, mė shumė tregoi se kishtė lėkurėn e trashė.
Profili i botuar fillimisht mė 3 tetor 2010.
Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 11 Komentet)