Butrinti | Foto: Telnis SkuqiNė kushte normale, udhėtimi nė kohė ėshtė temė e romaneve tė zhanrit fantastiko-shkencor, por shėtitja nėpėr qytetin e lashtė tė Butrintit, nga teatri helen i ndėrtuar nė shekullin e katėrt para epokės sonė deri tek bazilika romake qė ndodhet pak metra larg tė parės, nė masė tė madhe i afrohet atij pėrjetimi.
Qyteti i Butrintit daton nga shekulli i dhjetė para epokės sonė dhe fillimisht ishte koloni greke, mė pas qytet romak e mė vonė edhe seli peshkopale e Bizantit, para se tė braktiset gjatė kohės sė mesjetės. Pas kėsaj periudhe ndėrtesat e mrekullueshme tė kėtij qyteti u shembėn dhe u mbuluan nga kėneta.
Ky qytet pėrbėn njė nga lokacionet mė tė rėndėsishme pėr arkeologjinė klasike nė tėrė Mesdheun, marrė parasysh vendndodhjen e tij nė kodrėn qė siguron pamje nga kanali Vivari, i cili e lidhė liqenin e Butrintit me Detin Jon, shumė pranė kufirit jugor tė Shqipėrisė me Greqinė.
“Fakti se ky qytet ka qenė fare i pabanuar gjatė epokės moderne, qė nga sundimi i venetėve gjatė shekullit tė XVI, do tė thotė se ne kemi para vetes dėshmi tė asaj ēfarė ka ndodhur nė Mesdhe gjatė njė periudhe 2,500-vjeēare”, thotė David Hernandez, arkeolog nga Universiteti Notre Dame, i cili ėshtė duke kryer mihje nė Butrint qė dhjetė vite.
“Ajo qė ne po shohim kėtu nuk ėshtė thjeshtė njė forum romak, megjithėse ai gjendet nė qendėr tė kėtij kompleksi. Ne nė fakt, po e shohim se si ėshtė zhvilluar jeta nė tėrė Mesdheun gjatė kėsaj periudhe”, shtoi ai duke qėndruar nė kėmbė nė cepin e njė vendmihjeje tė re nė tė cilėn rrėnojat e njė ndėrtese tė re kishin filluar tė shfaqen nga toka.
![]() |
| David Hernandez, Profesor asistent i Arkeologjisė nė Universitetin e Notre Dame, po i udhėheq gėrmimet nė amfiteatrin Romak nė Butrint | Foto: Telnis Skuqi |
Nė Butrint mihjet kanė filluar nė fund tė viteve tė 20-ta tė shekullit tė kaluar, nėn udhėheqjen e arkeologut italian Luigi Maria Ugolini.
Megjithėse ende nuk ishte shumė i njohur nė botė para rėnies sė regjimit stalinist tė Enver Hoxhės, nė vitin 1992 Butrinti u shpall monument i Trashėgimisė Botėrore nga UNESCO.
Sipas Drejtorit tė Parkut Arkeologjik tė Butrintit, z.Rajmond Kola, gjatė vitit 2011 Butrintin e kanė vizituar 82,000 turistė.
Ndėrtesa 24-metra e gjatė, e cila tani ėshtė duke u gėrmuar, zė vend nė cepin perėndimor tė forumit romak, i cili gjatė periudhės antike pėrbėnte qendrėn e kolonisė romake.
Pėr shkak tė madhėsisė dhe vendndodhjes sė kėsaj ndėrtese, z.Hernandez beson se ajo ka shumė gjasa tė ketė qenė bazilikė apo tempull i ndėrtuar pėr nder tė Jupiterit, Junit apo Minervės.
Gjasat janė tė mėdha qė ajo tė ketė qenė struktura mė e rėndėsishme e qytetit gjatė periudhės sė sundimit romak, dhe tė ketė qenė e krahasueshme vetėm me teatrin i cili ishte ndėrtuar gjatė periudhės helene.
Nėse kjo godinė del tė jetė njė tempull i ngjashėm me atė Kapitolin, atėherė ka gjasa tė jetė ndėrtuar nga kolonėt nė pėrpjekje pėr tė rikrijuar tempullin Kapitolin nė Romė, gjė qė ka ndodhur edhe nė qytetin e Pompeit.
Kjo bazilikė duhet tė ketė pasur shumė funksione, por funksioni mė i rėndėsishėm ishte ai gjyqėsor, si vend nė tė cilin gjykatėsit e kėtij qyteti i kanė shpallur aktgjykimet dhe i kanė mbajtur gjykimet e tyre.
“Marrė parasysh dimensionet e kėsaj ndėrtese, tė cilat po fillojnė tė mbijnė nga toka, kjo ndėrtesė ėshtė mjaft e gjatė; ajo duket se pėrshkon forumin nga njėri cep nė tjetrin dhe mua pėr momentin mė ngjan nė njė bazilikė”, thotė Hernandez.
“Bazilikat ishin kuadri nė bazė tė tė cilave nė periudhėn e vonshme antike ndėrtoheshin kishat, kėshtu qė kjo ndėrtesė mund tė ketė qenė edhe kishė qendrore; ajo nė fakt mund tė ketė qenė njė nga kishat mė tė hershme nė Butrint”, sqaron ai.
“Kjo do tė na jepte mė shumė informata mbi transformimin e kėtij qyteti nga njė qendėr pagane romake nė njė qendėr tė fesė sė krishterė”, shton ai.
Arkeologu shqiptar qė ka punuar nė Butrint pėr katėr dekada me radhė, Dhimitėr Condi, thotė se madje edhe mbishkrimet mė me famė tė gjetura nė Butrint, tė cilat kanė formė dekretesh, mund tė kenė ardhur nga kjo ndėrtesė e cila aktualisht ėshtė duke u gėrmuar.
![]() |
| Arkeologu shqiptar Dhimitėr Condi | Foto: Telnis Skuqi |
“Kėto mbishkrime paraqesin njė lloj biblioteke tė Butrintit, ngase ato na japin shumė informata mbi toponimet e qytetit, mbi emrin e komandantit ushtarak tė qytetit - prefektit tė tij”, thotė Condi.
“Mė e rėndėsishmja [pėr studimin e tyre] ėshtė fakti se ajo vė nė pah dallimin mes kulturės helene dhe epirote”, shton ai.
Sipas z. Hernandez, ky gėrmim do tė ofrojė pėrgjigje tė rėndėsishme nė lidhje me kolonizimin romak tė Epirit.
Kolonėt erdhėn nė Butrint nga Roma nė vitin 44 para epokės sonė dhe e vėnė tėrė qytetin nėn sundimin e tyre. Por, me kalimin e kohės, arkeologėt kuptuan se ata ishin afruar me popullatėn vendore duke formuar njė komunitet tė vetėm.
“Ky fenomen ėshtė interesant, pėr shkak se ka tė bėjė me integrimin kulturor, me rrethana nė tė cilat idealet romake dhe idealet qė ekzistonin kėtu nė vend nė njėfarė mėnyre u fuzionuan”, tha z. Hernandez.
“Bazuar nė informatat tė cilat i kemi nė dispozicion dhe duke marrė parasysh zhvillimin e amfiteatrit gjatė kohės, ne mundohemi tė mėsojmė se ēfarė i ndodhi kolonisė romake dhe cila ishte natyra e marrėdhėnies mes kėtyre dy grupeve”, shtoi ai.
![]() |
| Arkeologėt duke i gėrmuar ndėrtimet e reja nė Butrint | Foto: Telnis Skuqi |
Butrinti ishte njė port i rėndėsishėm i epokės antike dhe materialet qė arkeologėt i kanė gjetur gjatė gėrmimeve tė tyre ishin me origjinė nga tė gjitha viset e Mesdheut. Ato paraqisnin njė lloj kapsule kohore lidhur me natyrėn e ndėrlidhshmėrisė tregtare.
Sipas z. Hernandez, pėr shkak se Butrinti gjendet nė njė zonė e cila nuk ėshtė banuar me shekuj tė tėrė, ai paraqet njė nga monumentet mė unike arkeologjike qė nuk i ngjan asnjė monumenti tjetėr.
“Ne jemi dėshmitarė tė vdekjes dhe shkatėrrimit tė njė qyteti, copat e tė cilit ne tani po mundohemi t’i grumbullojmė, ndėrsa qė [njėkohėsisht] jemi tė rrethuar me vegjetacion, zogj e lisa”, thekson z. Hernandez.
“Ekziston njė kontrast mes jetės dhe vdekjes, tė cilin vėrtetė nuk mund ta gjeni nė shumė lokacione tjera arkeologjike, gjė qė i krijon vizitorit njė mjedis tė magjishėm”, pėrfundoi ai.
Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 4 Komentet)