Aterim nė Pikėn Zero

Punimet nė sheshi Punimet nė sheshi "Ibrahim Rugova" nė Prishtinė | Foto: Bujar Aruqaj
nga  Arbėr Selmani
© Tė drejtat autoriale

Plani pėr ta kthyer qendrėn e kryeqytetit tė Kosovės nė njė varg sheshesh nuk ėshtė duke u pritur mirė nga bota artistike, ndėrsa popullata lokale ėshtė shumė mė pak skeptike.

Mungesa e njė pike referente tė dukshme nė Prishtinė, shpesh bėn qė vizitorėt e huaj tė mos e kenė tė qartė se ku saktėsisht gjendet ‘qendra’. Plani pėr tė riorganizuar qendrėn duke ndėrtuar njė varg sheshesh dhe stabilimentesh me tė cilat do tė lidhen kėto sheshe ka pėr synim zgjidhjen e kėtij problemi dhe ofrimin e njė mjedisi mė tė pėrshtatshėm pėr tė gjithė kryeqytetasit. 

Nė sheshin e Zahir Pajazitit, atė tė Ibrahim Rugovės dhe nė sheshin qė do tė emėrohet Adem Jashari do tė investohen miliona euro, falė tė cilave kėto sheshe do tė lidhen mes veti pėr ta formuar boshtin qendror tė Prishtinės. 

Por, disa arkitektė dhe artistė nuk besojnė se kėto ndryshime do tė kenė ndonjė ndikim tė theksuar nė qytetin i cili ka qenė viktimė e planifikimit komunist dhe zhvillimit tė pakontrolluar pėr shumė vite me radhė. 

Marrėveshja pėr sheshin:

Pas nėnshkrimit tė marrėveshjeve mes komunės sė Prishtinės dhe dy firmave ndėrtimore pėr rindėrtimin e shesheve tė Zahir Pajazitit dhe Ibrahim Rugovės gjatė vitit tė kaluar, puna nė realizimin e kėtyre projekteve filloi muajin e kaluar, ndėrsa qė vendimi se kush do ta ndėrtojė sheshin Adem Jashari mbetet tė zbulohet nė tė ardhmen. 

Kėto projekte filluan tė pėrfliten qė nė vitin 2008, por tek nė vitin 2010 komuna i ndau mjetet pėr skemat nė fjalė, dhe pastaj ndau 1.6 milion euro pėr zhvillimin e punimeve (1 milion nga tė cilat pritej tė vijnė nga donacionet). 

Vetėm njė vit mė vonė kostoja e parashikuar u ngrit nė 4.4 milion euro pėr Sheshin Ibrahim Rugova dhe 4.6 milion pėr Sheshin Zahir Pajaziti, ndėrsa tė gjitha kėto mjete do paguheshin drejtpėrdrejt nga buxheti komunal. 

Nė muajin shkurt tė kėtij vitit, e pėrkrahur nga arkitektėt e Smart Project, komuna zbuloi propozimet pėr Sheshin Ibrahim Rugova me sipėrfaqe prej 13,000 metrash katror, qė bie pėrafėrsisht tė jetė sipėrfaqja e dy fushave tė futbollit. 

Pjesė e kėtij plani do tė jetė ngritja statujės sė heroit kombėtar – Skenderbeut dhe vendosja e skulpturės sė liderit tė pavarėsimit tė Kosovės – Ibrahim Rugovės. Do tė ndėrtohen edhe tri fontana, mė e madhja prej tė cilave do vendoset para Teatrit Kombėtar. 

Poashtu kanė filluar edhe punimet nė ish-Hotelin Union, i cili ėshtė dėmtuar keq nga flakėt qė e kapluan nė vitin 2009 dhe i cili ėshtė pjesė e sheshit. 

Benettoni, qė nė vitin 2007 e kishte blerė kėtė ndėrtesė me firmėn kosovare QMI pėr 3.2 milion euro, do t’i investojė edhe 10 milion euro nė kėtė ndėrtesė pėr t’ia ruajtur ‘vlerat arkitekturale’. 

Edhe punimet nė Sheshin e Zahir Pajazitit, i cili do t’i ketė 15,000 metra katrorė, do tė fillojnė menjėherė. Ky projekt pėrfshin tri nėn-sheshe katrore: pjesa e parė pranė monumentit tė ushtarit tė rėnė tė UĒK-sė – Zahir Pajazitit, pjesa e dytė pėrbėhet nga njė auditorium pranė Hotelit Grand dhe pjesa e tretė pėrfshin hapėsirėn drejt rrugės Luan Haradinaj. 

Kėto tri nėn-sheshe do tė kenė fontana, njė fushė loje dhe hapėsira tė mbuluara pėr shitėsit e librave, tė cilėt aktualisht e kryejnė afarizmin e tyre nė banakė tė improvizuar. Sipas planeve, 25 – 30 pėr qind tė hapėsirės do tė jetė e gjelbėruar. Do ndėrtohen edhe tualete publike. 

Punėt ėshtė parashikuar se do tė fillojnė edhe nė sheshin Adem Jashari, nė tė cilin aktualisht gjendet monumenti i vėllazėrim-bashkimit nga epoka e Jugosllavisė. Propozimet pėr kėtė shesh pėrfshijnė krijimin e parkingut nėntokėsor dhe zėvendėsimin  e monumentit nė fjalė me njė monument tė dedikuar pėr heroin e UĒK-sė. 

“Katėr kompani kanė aplikuar dhe tani jemi nė proces tė pėrzgjedhjes sė kompanisė qė do tė fillojė punimet,” tha pėrfaqėsuesi i komunės, z. Muhamet Gashi, nė deklaratėn e dhėnė nė gusht tė vitit 2011. 

Sa i pėrket monumentit tė vėllazėrim-bashkimit, ai thotė: “Ajo nuk ka kurrfarė vlerash, as kulturore, as politike as historike.”

Gashi kėrkoi falje pėr vonesėn por tha se do t’ia vlente. “E di se i tėrė procesi qė ndėrlidhet me kėto sheshe na mori shumė kohė, por lajmi i lumtur ėshtė se Sheshi Ibrahim Rugova ka filluar tė punohet ndėrsa punimet nė Sheshin Zahir Pajaziti do fillojnė gjatė disa ditėve nė vijim,” tha ai. 

“Ne jemi duke u pėrpjekur qė tė realizojmė diēka tė ngjashme si shtetet fqinje. Megjithėse janė shprehur dyshime lidhur me punėn e komunės dhe tė kompanisė, pasi qė tė pėrfundojė procesi, do tė kemi ndėrtuar njė pjesė tė shkėlqyeshme tė qytetit,” shtoi ai. 

“Prishtina ka pasur nevojė pėr kėtė pėr vite tė tėra dhe do tė jenė gjeneratat qė vijnė ato qė do ta gėzojnė punėn qė po bėhet,” vazhdoi ai. 

Nuk ka pasur konsultime:

Por, disa OJQ shfaqin dyshimet e tyre. Iniciativa pėr Progres (INPO), organizatė kjo qė monitoron punėn e komunės sė Prishtinės, tha se vonesa prej pothuajse katėr vitesh ėshtė e papranueshme pėr projekte tė tilla madhore. 

“Ėshtė e papranueshme qė tė shpenzohen tetė milion euro nė dy sheshe nė kushte tė kėtilla – pa vizion dhe pa profesionalizėm,” tha hulumtuesi Edmir Sejdiu. 

Zgjidhja mė e mirė, thotė ai, do tė ishte bashkimi i tri projekteve, gjė qė do tė rezultonte me dizajn mė tė mirė dhe shpenzime mė tė ulėta. 

INPO theksoi se kėto katėr vite qė kur ky plan ėshtė vėnė nė tavolinė, komuna kurrė nuk e ka pyetur publikun se cilat janė preferencat e tij. 

Nė anėn tjetėr, Sadri Ramabaja, deputet komunal nga radhėt e Vetėvendosjes, ka vėnė nė pikėpyetje edhe shfrytėzimin e parasė publike. 

Komuna “po luan me figurat historike qė pėrfaqėsohen nė kėto sheshe” ankohet ai. “Ne shpesh e kemi kritikuar kėtė projekt, por ai nuk varet nga ne.”

Arkitektėt qėndrojnė indiferent:

Arbnor Murati, arkitekt i mirėnjohur kosovar qė punon nė njė zyre zvicerane, thotė se planet aktuale  ēojnė dėm njė mundėsi tė mirė pėr tė ripunuar si duhet qendrėn e qytetit. 

Ai tha se shumė qytete tė mėdha tė Evropės nuk mund tė bėjnė ndryshime radikale pėr shkak se duhet tė mbrojnė trashėgiminė e tyre, por Prishtina nuk e ka atė problem. “Prishtina ka diēka qė qytetet tjera nė Evropė nuk kanė,” tha ai. “Kėtu ekziston njė hapėsirė qė mund tė shfrytėzohet, ndėrsa qytetet tjera nuk mund t’ia lejojnė vetes qė tė kthehen prapa dhe tė krijojnė hapėsira duke rrėnuar diēka.”

Njė grup arkitektėsh ėshtė grumbulluar nga komuna pėr tė diskutuar pėr tė ardhmen e shesheve, por sipas disa burimeve tė afėrta me procesin, ky grup shpejt u shpartallua. Planet pėr tė sjellė ekspertė nga Londra nė Prishtinė, tė cilėt do ndihmonin nė pėrcaktimin e dizajnit, gjithashtu dėshtuan. 

Sali Shoshi, Drejtor i Zyrės nė Kosovė tė Organizatės Trashėgimia Kulturore pa Kufij, ankohet pėr faktin se komuna ka dėshmuar shumė pak transparencė gjatė tėrė procesit. 

“Duhet tė ketė edhe ndėrveprim mes kėtyre shesheve, ndėrveprim ky tė cilin unė nuk po e vėrej,” tha ai. Ai po ashtu tha se ky proces ėshtė dashur tė pėrshkohet me diskutime mes ‘grupeve tė interesit, artistėve, arkitektėve dhe qytetarėve.”

Fisnik Ismajli, krijuesi i monumentit ‘New Born’, qė aktualisht paraqet mbase monumentin mė tė spikatur tė Prishtinės, thotė se korzoja – shėtitorja e qytetit -  ishte traditė e pėrnatshme e prindėrve tė tij e cila do duhej ringjallur. 

Sheshet e reja do tė vendosen nė qoshet e zonės aktuale tė kėmbėsorėve, duke shtuar kėsisoj mundėsitė pėr organizimin e korzosė, por Ismajli thotė se pėr tė funksionuar ajo duhet tė ofrohen edhe kushte adekuate. 

“Gjatė viteve tė nėntėdhjeta gjėrat ndryshuan dhe kafenetė, klubet dhe baret u shndėrruan nė vendtakime tė rinisė, pasi qė nė bulevarde nuk ofrohej kurrfarė argėtimi pėr rininė urbane,” tha ai. 

“Unė besoj se bulevardet duhet tė ndryshohen gramatikisht, se nė to duhet ofruar mundėsi argėtimi dhe ndėrveprimi. Pėr shembull, nė njė bulevard tė bukur duhet tė ketė kafene me shumė karrige nė tė cilat njerėzit do ulen, do pinė diēka dhe takohen me miqtė e tyre.”

“Unė do dėshiroja tė ketė njė zonė tė vogėl pėr skejtbord, njė terren tė vogėl basketbolli, nė tė cilėn sportistėt do tė luanin dhe do tė argėtonin shikuesit e rastit. Ajo pjesė duhet tė rrethohet nga vegjetacion i dendur, tė ketė banka pėr tė moshuarit, tė ketė tabela shahu dhe mjete tjera argėtimi,” shtoi ai. 

Labirint i pakuptimtė?

Jeton Neziraj, skenarist dhe ish-Drejtor artistik i Teatrit Kombėtar tė Kosovės, thotė se Prishtina sot ėshtė shndėrruar nė njė qytet tė shėmtuar pėrplot cedent dhe pa kurrfarė ngrohtėsie. 

“Pikėsėpari, ka mungesė tė shesheve, parqeve dhe hapėsirave tjera,” thotė ai. “Unė tmerrohem nga fakti se tė gjithė cepat e Prishtinės po u shiten kompanive ndėrtimore, ndėrsa, pėr aq sa unė di, sheshet e reja thjeshtė do tė krijojnė njė labirint tė pakuptimtė,” tha ai. 

Shkrimtari Gėzim Aliu ka pak shpresė se komuna do tė jetė nė gjendje ta ricivilizojė qytetin pėrmes ndėrtimit tė shesheve tė reja. 

“Sheshi nuk ėshtė thjeshtė hapėsirė pėrmes sė cilės duhet kaluar. Ai ėshtė mjedis i gjallė ku zhvillohet arti dhe kultura. Prishtina nuk ka sheshe tė tilla. Ato hapėsira qė quhen sheshe duhet parė si hapėsira tė rrezikshme, tė cilat ndodhen mes ndėrtesave dhe zhurmės sė komunikacionit,” shtoi ai. 

“Mungesa e artit konceptual mund tė vėrehet nė planet aktuale,” shtoi Aliu. 

Regjisori Bekim Lumi gjithashtu mendon se Prishtina ėshtė larg nga ikja e trashėgimisė komuniste. “Me mėnyrėn se si ėshtė ndėrtuar gjatė kohės sė komunizmit, Prishtina nuk ofron mundėsi pėr tė marrė frymė lirshėm dhe nė mėnyrė urbane.” 

“Hapėsirat qė quhen sheshe nuk ngjajnė me sheshe tė mirėfillta. Sheshet tė cilat do ndėrtohen nuk bazohen nė plane pėrkatėse apo nė analiza arkitektonike, prandaj edhe ato do dėshtojnė,” shtoi ai. 

Pėrkrahja nė rrugė:

Ndėrsa bota artistike nuk rresht sė ankuari, njerėzit e rėndomtė nė rrugė janė shumė mė pak skeptikė. Ismail Avdiu, qytetar i Prishtinės, thotė se sheshet janė shenjė pozitive e ndryshimit. 

“Ne qytetarėt gjithmonė ankohemi dhe rrallė i shohim gjėrat nė frymė pozitive,” thotė ai, duke shikuar mė tej drejt punishtes ku do tė ndėrtohen sheshet e reja. 

“Kėto sheshe do tė kenė parqe nė tė cilat fėmijėt tonė do tė mund tė luajnė dhe mendoj se kjo ėshtė e rėndėsishme,” shtoi ai. 

Miku i tij, Abdurrahman Maxhuni, pajtohet me tė. “Ne i kemi pritur kėto sheshe me vite tė tėra – tani do t’i kemi ato,” tha ai. “Nga ajo qė kam parė nė panotė reklamuese, plani urban duket i mirė, ngase do t’iu ofrojė hapėsirė fėmijėve dhe shitėsve tė librave.”

Ky artikull ėshtė financuar nga projekti BICCED, pėrkrahur nga Programi Kulturor Zviceran.

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 2 Komentet)

asdf
     Kalendari Kulturor 
    24 Nëntor 2014
      Nuk ka ngjarje te ardhshme
     
     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Protesta e Opozitės nė Tiranė
    Shiko arkivėn