LDK-ja sheh “Fondacion Thaēi”

Fatos BerishaFatos Berisha
nga  Donjeta Demolli
© Tė drejtat autoriale

LDK e quan Qendrėn Kinematografike tė Kosovės - qė e ka financuar filmin “Kodi i Jetės” - si “Fondacioni Thaēi” dhe “organizatė bamirėse” e bartėsve tė koalicionit qeverisės nė vend pėr miqtė e tyre.

Grupi i ekspertėve tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės (LDK), partisė mė tė madhe nė opozitė, lėshoi njė komunikatė pėr media tė mėrkuren ku kritikonte Qendrėn Kinematografike tė Kosovės pėr nepotizėm, joprofesionalizėm dhe mungesė tė artistikes. 

Ata marrin shkas nga filmi i fundit “Kodi i Jetės” i Ekrem Kryeziut i cili u kritikua mjaft pėr jokonsistencė gjatė skenave, pėr kopjim tė filmit “Waterworld” tė Kevin Reynolds dhe reklamim tė bizneseve gjatė skenave filmike. 

LDK e quan Qendrėn Kinematografike tė Kosovės - qė e ka financuar filmin - si “Fonadcioni Thaēi” dhe “organizatė bamirėse” e bartėsve tė koalicionit qeverisės nė vend pėr miqtė e tyre. 

“PDK-ja, pėrmes Qendrės Kinematografike tė Kosovės, ose “organizatės sė saj bamirėse” pėr miqtė jokrijues, po u shpėrndan para atyre pėr projekte qė nuk i plotėsojnė asnjė nga kriteret artistike”, thuhet nė kėtė deklaratė. 

LDK-ja nė nėntė pika tė kėsaj deklarate kėrkon qė qeveria tė heqė dorė nga “koncepti totalitar” nė tė bėrit e politikave kulturore, tė ndėrtojė institucione qė synojnė promovimin e kulturės nacionale dhe jo tė mendėsisė provinciale, “tė heqė dorė nga ndarja e buxhetit pėr projekte joartistike dhe, nė vend tė kėsaj, tė pėrqendrohet nė hartimin e politikave pėr kulturėn.

Kritika mė e ashpėr ėshtė nė pikėn ku LDK akuzon PDK-nė qė ka marrė vendime tė paligjshme pėr QKK-nė. 

Lidhja Demokratike rekomandon Qeverinė t’i ftojė filmbėrėsit profesionistė dhe tė hartojė strategji tė mirėfilltė pėr stimulimin dhe zhvillimin e vlerave konkurruese kinematografike nė Kosovė.  

Gazeta Jeta nė Kosovė ka kontaktuar me drejtorin e Qendrės Kinematografike, Fatos Berisha i cili pėrmes emailit tha se janė nė pritje qė Kėshilli drejtues i QKK-sė tė lėshojė tė enjėten komunikatė pėr shtyp dhe do t’i pėrgjigjet akuzave tė LDK-sė.

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 1 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Fshati nė Pushim
    Shiko arkivėn