“Dhuratat” pėr Gjyqtarėt Nxisin Dyshime pėr Mashtrime

Foto: FlickrFoto: Flickr
nga  Besar Likmeta
© Tė drejtat autoriale

Agjencia Kundėr Korrupsionit ka nisur njė hulumtim tė pasurive familjare tė njė gjyqtari tė lartė - njė nga shumė zyrtarėt tė cilėt kanė grumbulluar pasuri marramendėse nga dhuratat zemėrgjera tė afėrmve tė tyre.

Fatos Lulo ėshtė njėri nga zyrtarėt mė sė miri tė sistemuar shqiptarė. Jo vetėm qė ėshtė anėtar i Gjykatės sė Lartė, organit mė tė lartė gjyqėsor, por ai ėshtė edhe gjyqtari mė i pasur.

Nga koha kur punoi si avokat nė Tiranė, nga puna nė Kanada, si dhe nga dhuratat nga familja e tij, ai ka grumbulluar zyra, banesa dhe kursime nė vlerė prej qindra mijėra eurosh.

Sipas obligimit ligjor, ai ka deklaruar burimin e kėsaj pasurie, njė pjesė e sė cilės ka ardhur nga motra e tij, Drita Lulo.
 
Megjithatė, aktet zemėrgjera tė motrės sė tij nuk e kanė bindur Inspektoratin e Lartė pėr Deklarimin dhe Kontrollimin e Pasurive, ILDKP, se ēdo gjė ka shkuar sipas rregullit.

ILDKP-ja ka vėrejtur se qindra zyrtarė tė lartė kanė pranuar dhurata, dhe kredi pa kamatė nė vlerė prej dhjetėra miliona euro, ēdo vit, nga tė afėrmit dhe miqtė e tyre.

Agjencia beson se njė pjesė e konsiderueshme e kėtyre dhuratave, pėrveē qė janė vepra tė zemėrgjerėsisė, janė mėnyrė pėrmes sė cilės zyrtarėt vendas bartin pasuri pa vėmendjen e autoriteteve.

Agjencia ka lobuar me sukses nė parlament pėr tė ndryshuar Kodin Penal, duke shtrirė kontrollin ndaj individėve tė cilėt bėjnė dhurata apo japin kredi pėr zyrtarėt publikė.

Tė armatosur me kompetenca tė reja, agjencia ka thėnė se kohėve tė fundit ka nisur njė kontroll, mes tjerėve, edhe ndaj pasurisė sė familjes sė gjyqtarit tė Gjykatės Supreme.

I kontaktuar nga Gazeta Jeta nė Kosovė, Lulo nuk pranoi tė jepte intervistė apo tė pėrgjigjet me shkrim nė pyetjet lidhur me pasuritė e tij.

Dhuratat dhe kreditė

Ēdo vit nė fakultetet juridike nė Shqipėri regjistrohen mijėra studentė. Ndonėse ėshtė shtet i varfėr me vetėm 2.8 milionė banorė, karriera nė fushėn e drejtėsisė mund t’u ofrojė disave prej tyre mundėsi tė fitimit tė njė pasurie tė konsiderueshme.

Lulo diplomoi nė Kolegjin Juridik nė Universitetin e Tiranės nė fillim tė viteve tė tetėdhjetė dhe gjatė regjimit komunist ka shėrbyer si jurist nė Zyrėn e Kryeministrit, Adil Ēarēani, dhe nė Ministrinė e Punės.

Nga viti 1994 deri mė 1999, ai hapi zyra private tė avokatisė nė Tiranė.

Fatos Lulo

Sipas rezymesė sė tij, mė 1999 ka emigruar nė Kanada, ku edhe punoi si jurist nė Zyrėn Kanadeze pėr Emigrim, para se tė kthehej nė Shqipėri mė 2002 pėr ta rihapur zyrėn e tij pėr shėrbime ligjore.

Mė 2003, ai u zgjodh anėtar i Kėshillit Kombėtar tė Radiotelevizionit. Lulo vazhdoi karrierėn e tij si avokat deri mė 2006, kur iu bashkua radhėve tė Gjykatės Supreme.

Si anėtar i administratės publike, Lulo ishte detyruar t’i deklarojė pasuritė dhe asetet e tij nga viti 2003 e tutje.

Nė formularin e tij tė deklarimit tė pasurisė mė 2004, Lulo deklaroi se kishte nė pronėsi njė banesė nė Tiranė nė vlerė prej 9.3 milionė lekė (€68,000), tė blerė nga kursimet personale dhe nga shitja e njė shtėpie.

Gjithashtu, ai posedonte njė banesė e cila ishte nė ndėrtim e sipėr nė Kanada nė vlerė prej 14.2 milionė lekė (€100,000) dhe njė zyrė nė vlerė prej 13.5 milionė lekė (€95,000) tė dyja tė blera nga fitimet gjatė punės sė tij si avokat.

Gjithashtu, Lulo kishte deklaruar se posedonte xhirollogari nė Toronto nė tė cilėn ishin tė deponuara 400,000 dollarė kanadezė (324,000 €), tė cilat, sipas tij, gjithashtu ishin fituar gjatė qėndrimit nė Kanada.

Zyra e tij e avokatisė nė Shqipėri, Zyra SCLF pėr ndihmė juridike, e regjistruar si biznes i vogėl me mė pak se 8 milionė lekė (58,000 €) tė hyra nė vit, i ka sjellė afro €195,000 fitim gjatė pesė viteve 1994-1999.

Problemi me kėto shifra ishte se gjatė punės sė tij si avokat, Lulo asnjėherė nuk kishte deklaruar tė hyra prej mė shumė se 1.2 milionė lekė (8,700 €) nė vit, gjė qė shtronte dyshime lidhur me pjesėn e mbetur tė parave.

Shqetėsime ka ngritur edhe deklarata se gjatė tri viteve tė punės pėr Shėrbimin Kanadez tė Emigrimit ka kursyer 400,000 dollarė kanadezė. Pagat e avokatėve publikė nė Kanada janė mesatarisht 60,000 dollarė kanadezė nė vit.

Mė 2005, sa ishte ende avokat, Lulo deklaroi kthimin e njė huaje motrės sė tij, Dritės, nė vlerė prej 480,000 $.

Ndėrkohė, nė vitin 2008, gjyqtari pranoi njė dhuratė nė vlerė prej 100,000 $ nga motra e tij dhe mė 2009, ajo i dhuroi atij njė zyrė prej 172 metrash katrorė nė Tiranė, e cila ka vlerė tregu prej mbi 200,000 €.

Kur i ėshtė kėrkuar t’i sqarojė mospėrputhjet ndėrmjet kursimeve tė tij nga puna si avokat nė Toronto dhe nė Tiranė dhe fitimeve tė deklaruara, si dhe arsyet e dhuratės prej motrės sė tij, gjyqtari nuk pranoi tė pėrgjigjet.

Motra e Lulos, Drita, ėshtė inxhiniere civile nė kompaninė e ndėrtimit “Teknoprojekt”. Mbetet e paqartė nėse motra e Lulos kishte burime tė tjera tė tė ardhurave, pėrveē pagės sė saj.

Ndėrkohė, Inspektorati i Lartė pėr Deklarimin dhe Kontrollimin e Pasurive tha se deklaratat e dhuratave dhe huave pa kamatė pėr zyrtarėt publikė janė shqetėsuese.

“Shumė zyrtarė, veēanėrisht gjyqtarė dhe prokurorė, kanė deklaruar se kanė pranuar shuma tė mėdha parash tė gatshme nė formė tė huave, apo dhuratave tė shtrenjta, nga tė afėrmit dhe anėtarėt e familjes”, tha zėdhėnėsi i ILDKP-sė, Albi Serani.

Serani nėnvizoi se rreth 10 milionė €transferohen ēdo vit te zyrtarėt shqiptarė nga palėt e treta, vetėm nė formė tė huave nė para tė gatshme.

“Kėto lėvizje tė kapitalit jashtė sistemit bankar dhe nė formė pasurie, krijojnė dyshim tė arsyeshėm se nė disa raste ato janė mėnyrė e shpėlarjes sė parasė, tė fituara pėrmes korrupsionit”, shtoi ai.

Vakumet ligjore

Sipas indeksit tė korrupsionit, tė publikuar nga organizata Transparency International nė dhjetor 2011, shqiptarėt e perceptojnė korrupsionin si shumė tė pėrhapur nė nivelet mė tė larta tė autoriteteve.

Ky indeks e vė Shqipėrinė nė vendin e 95-tė nga 183 shtete nė raport. Radhitja e vitit 2011 ėshtė pėr tetė vende mė e ulėt, sesa ajo nė vitin 2010, kur Shqipėria zinte vendin e 87-tė nė kėtė indeks.

Pėrkundėr niveleve tė larta tė korrupsionit tė raportuar nė kėtė indeks dhe gjetiu, ILDKP-ja ka kryer njė numėr tė kufizuar tė hetimeve tė suksesshme, gjatė mė shumė se njė dekade qė kur ėshtė themeluar.

Vitin e kaluar ka dėrguar vetėm 16 lėndė nė prokurori pėr hetime penale, tė cilat kryesisht pėrfshinin zyrtarė tė nivelit tė ulėt dhe tė mesėm.

Serani tha se njė shkaktar i rezultateve tė dobėta ishin vakumet ligjore qė u lejonin zyrtarėve qė t’iu ikin kontrollit mė tė thuktė.

“Parlamenti miratoi njė varg amendamentesh nė Kodin Penal nė muajin mars, tė cilat parashohin ndėshkime ligjore pėr individėt qė kanė lidhje me zyrtarėt publikė qė nuk pranojnė t’i deklarojnė pasuritė e tyre”, shtoi ai.

“Para se tė miratoheshin kėto amendamente, kėta individė i refuzonin kėrkesat e ILDKP-sė dhe i pengonin hetimet”, pėrfundoi ai.

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 1 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Fshati nė Pushim
    Shiko arkivėn