Kriza politike në Kosovë vonon gjykatën e re të krimeve të luftës

Burime nga BE i kanë thënë BIRN se ka pak gjasa që gjykata e re e krimeve të themelohet dhe të fillojë nga puna në janar 2015 sepse Kosova është në ngërç politik pa një qeveri që prej zgjedhjeve të katër muajve më parë.

“Situata politike në Kosovë nuk është pranë zgjidhjes dhe neve na duhen që ligjet shtesë të ratifikohen nga parlamenti i Kosovës në mënyrë që gjykata të funksionojë,” tha një zyrtar i lartë i BE për BIRN.

Gjykata do të vendoset në Holandë dhe disa zyrtarë të lartë të UÇK-së pritet të përballen me akuzat për krimet e kryera te forcat e Beogradit pas luftës së vitit 1998-99.

Këshilli i BE të hënën miratoi mandatin e EULEX për të mbështetur gjykatën e re speciale që do të ndjekë procedimet e ngritura nga raporti i Task Forcës Speciale Investigative e Bashkimit Europian.

Raporti tha se zyrtarë të pa cituar me emër të UÇK do të përballeshin me aktakuza për një fushatë persekutimesh që ndërmorën kundër serbëve etnik, romëve dhe popullatave të tjera minoritare të Kosovës dhe ndaj shqiptarëve të Kosovës që ata dyshonin se ishin bashkëpunëtorë me serbët, ose që ishin kundërshtarë me drejtuesit e UÇK-së, sipas kryeprokurorit Clint Williamson të task forcës.

Krimet e tyre përfshijnë “vrasje të jashtëligjshme, rrëmbime, zhdukje me forcë, paraburgime të jashtëligjshme në kampet në Kosovë dhe në Shqipëri, dhunë seksuale, forma tjera të trajtimit çnjerëzor, dëbime me forcë të individëve nga shtëpitë dhe komunitetet e tyre, dhe përdhosje dhe shkatërrim i kishave dhe objekteve tjera fetare, tha Williamson.

Ai tha se ka pasur “indikacione bindëse” se “disa individë janë vrarë me qëllim të nxjerrjes së organeve të tyre” nga luftëtarët e UÇK-së.

Mirëpo pretendimet se qindra të burgosur ishin vrarë dhe organet e tyre të jenë shitur kanë qenë “plotësisht të pa bazuara”.

Burimi i BIRN nga BE tha se autoritetet kosovare, përfshirë presidenten Atifete Jahjaga, kanë premtuar se ligjet që lidhen me themelimin gjykatës së re do të ratifikohen sa më shpejt të jetë e mundur dhe do të jenë të parat në axhendën e parlamentit të ri.

Por ende nuk është e qartë se kur do të zgjidhet kriza politike në Kosovë. Ngërçi filloi nga një përleshje për pushtet mes partive konkurrente pas zgjedhjeve kur deputetët nuk ishin në gjendje të zgjidhnin kryetarin e parlamentit dhe për këtë arsye një qeveri e re nuk mund të zgjidhej.

Grupi më i madh parlamentar, Partia Demokratike e Kosovës, PDK – e vetmja parti me të drejtën për të kandiduar kryetarin – nuk ka mjaftueshëm të zgjedhur në legjislaturë për ta bërë.

Një gjykatë përjashtoi në korrik zgjedhjen si kryetar liderin e opozitës, Isa Mustafa dhe deklaroi se PDK kishte të drejtën e vetme për të nominuar një kandidat.

Por gjykata nuk e specifikoi sesi duhej të procedonte asambleja nëse shumica e grupit parlamentar nuk arrinte ta zgjidhte kryetarin. Nëse situata vazhdon, Kosovës do t’i duhet të përballet me zgjedhje të reja.