Franca Prin me Azilkėrkuesit Kosovarė

Foto: mpb-ks.netFoto: mpb-ks.net
nga  Besiana Xharra dhe Lawrence Marzouk
© Tė drejtat autoriale

Franca ėshtė zyrtarisht shteti i vetėm qė pranon azil nga kosovarėt dhe nė vazhdimėsi ka pranuar numrin mė tė madh tė aplikacioneve nė vitet e fundit. Mė 2011 ajo pranoi 720 nga 910 aplikues pėr azil. Por vendet tjera tė BE-sė nuk janė kaq miqėsore ndaj aplikacioneve kosovare dhe kjo mund tė bėhet pengesa kryesore pėr liberalizimin e vizave.

Shpresat pėr futje tė shpejtė nė zonėn e qarkullimit pa viza tė BE-sė mund tė thyhen nga dėshtimi i qeverisė pėr tė ulur shkallėn e azilkėrkuesve nė Europėn Perėndimore.

Numri i kosovarėve qė synojnė tė marrin azil nė BE po bie nga viti nė vit, por shifrat mbeten tė larta dhe brengosėse pėr burokratėt nė Bruksel. 

Gati 10,000 kosovarė kėrkonin azil mė 2011 - mė pak se sa 14,000 mė 2009 - me shumicėn prej tyre qė kėrkonin tė ndėrtonin njė jetė tė re nė Francė, Gjermani dhe Belgjikė.

Njė prej kėtyre shteteve - Belgjika - ėshtė bėrė aq e brengosur me rrjedhėn e azilkėrkuesve sa ka financuar njė fushatė qė pėrfshin video tė muzikės pop dhe koncerte pėr tė inkurajuar kosovarėt qė tė rrinė nė vendin e tyre.

Tove Ernst, zėdhėnės i komisioneres pėr Punėt e Brendshme Cecilia Malmstrom, i tha Gazetės Jeta nė Kosovė se Brukseli po vėzhgon nga afėr kėrkesat pėr azil nga Kosova pasi kjo do tė luaj rol tė madh pėr tė vendosur nėse vendit do t’i jepet anėtarėsim nė listėn e “bardhė tė Schengenit”.

“Sikurse sugjeron udhėrrėfyesi pėr liberalizimin e vizave, komisioni do tė vazhdojė tė monitorojė numrin e pėrgjithshėm tė aplikacioneve pėr azil tė qytetarėve kosovarė”, tha ajo. “Njė rėnie thelbėsore nė kėtė sikurse edhe indikatorėt e performancės do tė pėrdorėn si referenca sugjeruese nė vlerėsimet e komisionit nė lidhje me ndikimet e pritshme nė emigrim dhe nė siguri nga liberalizimi i vizave pėr qytetarėt e Kosovės”.

Kryeministri i Kosovės Hashim Thaēi e kishte bėrė liberalizimin e vizave njė nga zotimet e tij kryesore nė kampanjėn zgjedhore tė 2010-tės. Ai madje kishte sugjeruar nė njė intervistė pėr BBC-nė pėrpara votimeve se vendi do tė ishte “shumė afėr” t’i bashkohet listės sė Schengenit tė Bardhė nė fund tė vitit 2011.

Por ky afat ėshtė treguar tejet optimist pas njė serie vonesash nė proces, pėrfshirė si rezultat i shqetėsimeve mes shteteve tė Europės Perėndimore rreth ndikimit tė mundshėm tė liberalizimit tė vizave nė shtetet tjera.

Pasi qė liberalizuan vizat me Maqedoninė dhe Serbinė, shtetet e BE-sė panė njė valė migrimi ilegal duke i bėrė disa ta rimendojnė tėrė programin.

Mė 2010, Shqipėria, Mali i Zi dhe Bosnja gjithashtu iu bashkuan listės - e kjo la Kosovėn tė izoluar dhe nxiti shumėkė tė flet pėr Kosovėn si njė geto e ardhshme.

Por nė janar tė kėtij viti, njė “udhėrrėfyes” pėr progresin e Kosovės drejt liberalizimit tė vizave ishte dorėzuar mė nė fund tė Prishtinė dhe Qeveria mori listėn e kushteve qė duhet t’i plotėsojė kėtė verė.

Vlora Ēitaku, ministreshė pėr Integrime Europiane nė Kosovė, thotė se Qeveria e Kosovės planifikon njė kampanjė vetėdijesuese pėr muajin shator pėr tė sfiduar “pengesėn mė tė madhe” drejt liberalizimit tė vizave. 

“Kjo pengesė janė azilkėrkuesit”, tha ajo. “Prandaj kėrkesa jonė pėr qytetarėt e Kosovės ėshtė qė tė mos marrin rrugė ilegale pėr tė shkuar nė Europė sepse ata vetėm sa do tė dėmtojnė shtetin e tyre dhe kėshtu askush nuk do tė pėrfitojė”.

Eksodi

Kosova mbetet njė prej burimeve mė tė mėdha tė azil-kėrkuesve nė shtetet e industrializuara, tregojnė statistikat zyrtare.

Sipas raportit mė tė fundit tė Kombeve tė Bashkuara, publikuar nė mars tė kėtij viti, Serbia dhe Kosova, qė ende klasifikohen bashkė nga OKB, ishin radhitur si burimi i katėrt mė i madh nė botė pėr azilkėrkues.

Diku 21,000 njerėz kishin aplikuar nga Serbia dhe Kosova, prej tė cilėve 41 pėr qind vinin nga Kosova, ose 8,600.

Kjo e vendosė Kosovėn nė vendin e 11-tė nė botė si burim azilkėrkuesish.

Numrat - megjithatė - po bien. Sipas shifrave tė BE-sė pėr 2009, ishin 14,275 azilkėrkues nga Kosova, mė 2010 numri ishte 14,310 ndėrsa mė 2011 aplikacionet pėr azil nė shtetet e BE-sė ishin 9, 870.

Nuk ėshtė e qartė pėrse kėto statistika ndryshojnė nga ato tė ofruara nga OKB-ja, edhe pse qė tė dyja e vendosin Kosovėn nė mesin e azilkėrkuesve tė zakonshėm mė tė mėdhenj nė botė.

Shifrat mė tė freskėta tė BE-sė pėr 2012 tregojnė se nė tre muajt e parė tė kėtij viti rreth 1,970 kosovarė aplikuan pėr azil. Prej kėtyre, 29 pėr qind nė Francė, 24 pėr qind nė Gjermani, 22 pėr qind nė Belgjikė, 12 pėr qind nė Suedi, 3 pėr qind nė Luksemburg dhe 9 pėr qind nė vende tjera.

Prej kėtyre, njė numėr nė rritje janė pranuar, 335 mė 2009, 450 mė 2010 dhe 920 mė 2011.

Zyrtarisht, Franca ėshtė shteti i vetėm qė pranon azil nga kosovarėt dhe nė vazhdimėsi ka pranuar numrin mė tė madh tė aplikacioneve nė vitet e fundit. Mė 2009, 190 nga 335 aplikues kishin marrė azil nė Francė, mė 2010 350 nga 450 si dhe mė 2011 u pranuan 720 nga 910 aplikues.

Ambasada e Francės nė Kosovė refuzoi tė komentojė se pėrse ajo kishte njė qėndrim tė ndryshėm prej krejt pjesės tjetėr tė Europės karshi azilkėrkuesve kosovarė.

Belgjika kohės sė fundit ka nisur njė kampanjė qė synon tė inkurajojė kosovarėt tė mos aplikojnė pėr azil.

Ministresha e Azilit dhe Migracionit e Belgjikės, Maggie De Block, vizitoi Kosovėn nė qershor pėr ta pėrcjellur mesazhin.

Ajo tha se kosovarėt ishin nė mesin e dhjetė azilkėrkuesve kryesorė nė Belgjikė.

De Block e vizitoi Kosovėn si pjesė tė kampanjės sė shtetit tė saj kundėr emigrimit ilegal qė pėrfshinte njė festival muzike nė Prizren dhe njė kėngė nga Eliza Hoxha.

foto 
Maggie De Block 

 

Ajo i tha masės nė festival: “Gjendem kėtu me ju sot, sepse besoj se kosovarėt duhet tė jenė krenarė tė jetojnė nė Kosovė. Krenarė tė punojnė nė Kosovė. Krenarė ta duan Kosovėn. Mbi tė gjitha, krenarė tė jenė nė Kosovė”.

“A e keni ditur se 625 kosovarė kėrkuan azil nė Belgjikė vitin e kaluar dhe u deshtė tė ktheheshin nė shtėpi? Disa ishin detyruar ta lėnė Belgjikėn sepse nuk kishin viza ose pasaporta adekuatė. Ata provuan tė hynin nė Belgjikė me dokumente tė falsifikuara. Por kjo nuk funksionon”.

Kėnga “e ardhmja jemi ne” e Eliza Hoxhės u thotė tė rinjve kosovarė: “Edhe kėtu jeta lulėzon, kėtu ke emėr, atje asgjė s’tė pėrket, vendi yt thėrret...”.

Ajo shton se “tė ikėsh nuk ėshtė opsion, tė rrish kėtu ėshtė mision” dhe u kėrkon tė rinjve tė mos mendojnė se e tėra nė kėto vende ėshtė sikurse tregohet.

Qeveria duhet tė bėjė mė shumė

Analistėt dhe politikanėt opozitarė thonė se qeveria e Kosovės duhet tė bėjė mė shumė pėr krijimin e kushteve mė tė mira pėr qytetarėt e saj, pėrpara se tė harxhojnė para nė rritje tė vetėdijes.

foto 
Eliza Hoxha, E Ardhmja Jemi Ne 


“Nuk duhet tė fajėsojmė qytetarėt e Kosovės qė duan tė ikin nga Kosova”, tha Behxhet Shala, drejtor i Kėshillit pėr Mbrojtjen e tė Drejtave dhe Lirive tė Njeriut. “E vetmja gjė pėr tė cilėn do tė mendonte njė banor i varfėr ėshtė jeta mė e mirė, prandaj faji ėshtė i Qeverisė qė ka dėshtuar ta sfidojė papunėsinė e lartė”.

Ahmet Isufi, nėnkryetar i Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės, AAK, thotė: “Pėrderisa qeveria e Kosovės dėshton tė krijojė vende tė reja pune dhe nuk lufton krimin e korrupsionin, azilkėrkuesit nuk do tė ndalen”.

Njė jetė mė e mirė pėr qytetarėt e Kosovės nė Kosovė ėshtė e vetmja rrugė pėr tė ndalur kosovarėt qė tė largohen nga vend i tyre thotė Naser Osmani, nga Lidhja Demokratike e Kosovės (LDK).

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 33 Komentet)

asdf
     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    "Gjiri i gruas ėshtė jetė"