Asnjėri Nga Pesė “Problemet” Nuk Ėshtė Adresuar

Shtėpia e Bardhė e PrizrenitShtėpia e Bardhė e Prizrenit
nga  Kreshnik Gashi
© Tė drejtat autoriale

Pesė problemet mė tė mėdha tė prizrenasve, tė cilat i kishte identifikuar Instituti GAP, nė prag tė fushatės zgjedhore nė vitin 2009, ishin uji i pijshėm, shkatėrrimi i trashėgimisė kulturore, mungesa e vendparkingjeve, kanalizimet dhe ujėrat e zeza dhe mungesa e njė ciceroni turistik. Kėto vazhdojnė tė jenė preokupimet kryesore edhe dy vjet e gjysmė mė pas.

Prizrenasit vazhdojnė tė pėrballen me njėrėn ndėr nevojat elementare tė jetesės, ujin. Sipas raportit tė Institutit pėr Studime tė Avancuara, GAP, mungesa e ujit ėshtė problem pėr qytetin, sikurse dhe pėr fshatrat e Prizrenit. Por, pėrderisa nėpėr fshatra, sidomos ato tė anės sė Hasit, banorėt ia dalin me anė tė puseve, banorėt e qytetit varen kryekėput nga ujėsjellėsi. Fajin pėr mungesė tė ujit, qytetarėt ia lėnė Komunės, e nė veēanti ujėsjellėsit tė qytetit “Hidrogjeni Jugor”, i cili fajėsohet pėr keqmenaxhim.

Pjesėt mė tė prekura tė qytetit nga ky problem janė ato nė periferi. Nė lagjen “Arbana” ka shumė pak ujė gjatė ditės, kurse nė lagjen “Tusus” reduktimet janė tejet tė gjata. Sa i pėrket burimeve tė ujit, qytetarėt pėrmendin burime uji qė mund tė silleshin nė Prizren me pak pėrkushtim tė komunės.

Nė fshatin Vėrmicė, 12 km larg nga Prizreni, ata thonė se ekzistojnė dy burime qė do tė mund tė furnizonin njė pjesė tė madhe tė komunės me ujė. Burim tjetėr, konsiderohet tė jetė ai nė kodrėn e quajtur Cylen. Ndėrsa shkaku i vjetėrsisė sė gypave tė sistemit tė ujėsjellėsit, jo vetėm qė humb sasi e konsiderueshme uji, por ėshtė rrezik qė ujėrat e zeza tė depėrtojnė nė gypa tė tillė.

Nė prag tė fushatės zgjedhore 2009, Instituti GAP kishte zhvilluar njė anketė me banorėt e komunės sė Prizrenit pėr tė identifikuar pesė problemet kryesore me tė cilat pėrballet kjo komunė.

Nga kjo anketė kishte rezultuar se pas mungesės sė ujit, preokupimet kryesore tė prizrenasve ishin shkatėrrimi i trashėgimisė kulturore, mungesa e vendparkingjeve, kanalizimet dhe ujėrat e zeza  dhe mungesa e njė ciceroni turistik.

Sipas “Letėrnjoftimit tė Komunės sė Prizrenit 2012”, i cili ėshtė raport i GAP, i pėrpiluar nė periudhėn maj-qershor 2012 dhe i cili vlerėson tė arriturat dhe dėshtimet e qeverisjes komunale nė Prizren nga janari 2010 deri nė qershor 2012, asnjė nga kėto probleme nuk janė zgjidhur gjatė qeverisjes sė Ramadan Mujės.

Raporti pėr Komunėn e Prizrenit pėrmban tė dhėna mbi fushat kryesore tė qeverisjes nė nivel lokal, si: menaxhimi me financat publike, investimet kapitale, gjendja nė arsim, shėndetėsi dhe administratė, transparenca komunale dhe pėrmbushja e premtimeve tė dhėna gjatė fushatės zgjedhore tė vjeshtės 2009.

Ndonėse Prizreni konsiderohet si qytet i vjetėr me monument tė lashta tė cilat duhet tė ruhen, sipas raportit tė GAP-it, viteve tė fundit ėshtė parė njė degradim urban i zonave tė mbrojtura me ligj, nė pjesėn e vjetėr tė qytetit, nė zemėr tė sė cilės gjendet edhe qendra e qytetit, Shadėrvani. “Aty sot janė ndėrtuar objekte pronarėt e tė cilave shpesh i kanė ikur planit dhe kanė ndėrtuar sipas dėshirės”, konstaton raporti.

GAP thekson se Prizreni nuk ka as qendėr pėr turistėt, e cila pėrveē hartės sė qytetit do tė siguronte edhe ciceronin e qytetit.

Mungesa e vendparkingjeve publike mbetet preokupim tjetėr i Prizrenit, njė qytet qė ka njė rritje tė dukshme tė popullatės dhe njė numėr turistėsh qė e vizitojnė ēdo ditė. Kjo shton nevojėn edhe mė shumė pėr mė tepėr hapėsira pėr parkingje.

Kurse pėrgjatė lumit Lumbardh mund tė vėrehen gypa tė mėdhenj qė derdhin kanalizimet nė lumė. Kėto ujėra tė zeza grumbullohen nga lagje tė tėra. GAP konstaton se kur uji i lumit, nė disa pjesė tė vitit pakėsohet, ujėrat e zeza tė kundėrmojnė.

E problemet e mėdha nuk kanė tė ndalur as brenda objektit tė Komunės sė Prizrenit.

Zyra e Audiorit tė Pėrgjithshėm, nė raportin vjetor tė Auditimit 2010 kishte identifikuar dobėsi dhe mangėsi menaxheriale, pėr ēka edhe i kishte dhėnė komunės 10 rekomandime. Mirėpo, Komuna kishte adresuar vetėm dy nga to.

Kėshtu edhe nė raportin e Auditimit 2011, shumė nga ato vėrejtje ishin pėrsėritur. Njė ndėr vėrejtjet e Auditorit ėshtė se Komuna nuk kishte arritur ta harmonizojė plotėsisht buxhetin me dinamikėn e shpenzimeve nė periudha kohore.

Ēėshtja e borxheve tė papaguara vazhdon tė jetė njė shqetėsim tejet i madh sa iu pėrket financave tė Komunės sė Prizrenit. Bazuar nė Raportin financiar tė vitit 2011 tė Buxhetit tė Republikės sė Kosovės, qeveria komunale e Prizrenit ėshtė specifikuar si organizatė buxhetore me mė sė shumti borxhe dhe si e tillė faturat e pa paguara arrijnė shumėn prej 3 164 000 euro nė fund tė vitit fiskal 2011; ndėrsa pėr vitin 2010 qeveria lokale e Prizrenit kishte fatura tė papaguara prej 2 894 450 eurosh.

Qeveria komunale ka bėrė edhe investime kapitale tė pamenduara mirė e qė i kanė kushtuar shtrenjtė buxhetit komunal, thekson GAP-i. Furnizimi me binė profesionale pėr koncerte me pajisje tė tjera pėrcjellėse ka kushtuar 110 mijė euro, ndėrkohė qė komuna nuk ka depo tė posaēme pėr vendosjen e tyre. Kėto pajisje ekstra tė shtrenjta qė nga opozita janė cilėsuar si “deponi bine e zėrimi” janė tė vendosura nė objektin e Shtėpisė sė Bardhė, nė zyrat qė ėshtė dashtė t’iu dedikohen partive tė pėrfaqėsuara nė Kuvendin Komunal.

Arsyetimi i kreut tė Komunės, Ramadan Muja, pėr kėtė investim dhėnė nė media ka qenė se gjatė vizitės nė Osjek ai ka parė kėso bine dhe ka vendosur qė edhe Prizreni ta ketė njė tė njėjtė.
 
Sipas GAP-it, qeveria e udhėhequr nga Muja ėshtė shquar pėr joefikasitet dhe nė disa raste madje edhe pėr veprime nė kundėrshtim me Ligjin pėr Vetėqeverisje Lokale dhe ligjet e tjera tė aplikueshme. Si pasojė, kryetari, kryesuesi i KK-sė dhe disa drejtorė janė hetuar nga prokuroria, dhe janė iniciuar edhe procedura gjyqėsore. Asnjėri prej tyre nuk e ka marrė parasysh aktin e dorėheqjes si veprim moral.

Pėrkundrazi, thuhet se ata kanė vazhduar me qeverisje jo transparente, shpenzime tė pakontrolluar tė parasė publike, mėnyrė autokratike tė veprimit, por edhe kėrcėnim tė gazetarėve gjatė punės sė tyre.

MAPL ka pas raste kur ua ka tėrhequr vėrejtjen autoriteteve komunale te Prizrenit pėr
vendimet e paligjshme.

Raportin e plotė tė GAP-it mund ta gjeni nė linkun: http://www.institutigap.org/repository/docs/LeternjoftimiPrizren.pdf

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 0 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Fshati nė Pushim
    Shiko arkivėn