Prokurimet i Drejton Zyrtari me Shkollė tė Mesme

nga  Kreshnik Gashi
© Tė drejtat autoriale

Njėra prej zyrave mė tė rėndėsishme nė komunėn e Kamenicės, ajo e prokurimit, funksionon me zyrtarė tė cilėt nuk kanė shkollimin adekuat.

“Letėrnjoftimi i Komunės sė Kamenicės” nga Instituti pėr Studime tė Avancuara (GAP) ka evidentuar se nė njėsinė pėr prokurim janė tė punėsuar katėr veta, e vetėm njėri prej tyre ka tė kryer fakultetin ndėrsa tre tė tjerėt janė me shkollė tė mesme.

Pasi kreu i komunės kishte larguar nga puna nė mėnyrė tė jashtėligjshme menaxherin e prokurimit, Hasan Keqmezi, nė vend tė tij kishte emėruar Sadik Thaēin. Raporti i GAP-it konstaton se Thaēi nuk ėshtė i kualifikuar pėr tė menaxhuar me Njėsinė e Prokurimit ngase ai ka vetėm shkollėn e mesme.

Nė bazė tė Ligjit pėr Prokurim Publik, Njėsia e Prokurimit duhet tė menaxhohet nga njė person me edukim tė lartė dhe i certifikuar pėr prokurim.

Person tjetėr i punėsuar nė Njėsinė e Prokurimit ėshtė edhe Hatixhe Canaj, po ashtu me shkollė tė mesme, e cila nė mandatin e dytė tė Shaip Surdullit (2002-2007) ishte e punėsuar si sekretare nė Zyrėn e Kryetarit.

Edhe pse nė Komunėn e Kamenicės ka persona tė cilėt janė tė certifikuar pėr punėt e prokurimit, komuna nuk ka hapur konkurs pėr Menaxher tė Prokurimit. Auditori i Brendshėm dhe Zyra e Auditorit tė Pėrgjithshėm kanė gjetur parregullsi nė menaxhimin e Njėsisė sė Prokurimit.
 
Kreu i Kamenicės, nuk e ka shumė problem se ka zyrtarė nė zyrėn e prokurimit me shkollė tė mesme. Ai nė debatin “Jeta nė Komunė” mendon se Sadik Thaēi pa marrė parasysh shkollim ėshtė i certifikuar pėr atė punė. “Sadik Thaēi nuk e ka fakultetin po ėshtė menaxher i zyrės sė prokurimit. Ai ėshtė i certifikuar qė ta kryejė atė punė. Aty kemi edhe njerėz me fakultet”.

Surdulli e pranon se nė zyrėn e prokurimit punon edhe Hatixhe Canaj e cila ka tė kryer vetėm shkollėn e mesme. “Ajo ėshtė pėrgjegjėse pėr ēėshtje administrative. Pėr punėt qė i kryen ajo, edhe mjafton. Ne nuk mundemi aq lehtė t’i largojmė njerėzit”, pohon Surdulli.

Prej 222 punėtorėve sa ka gjithsej komuna e Kamenicės, vetėm 86 kanė tė kryer fakultetin. “Megjithatė ne nuk mund t’i ndėrrojmė ata sepse ka procedura tė komisionit disiplinor pėr ta larguar njė punėtorė”, arsyetohet Surdulli.

Surdulli thotė se nuk ka mundėsi t’i largojė kėta njerėz nga puna ndonėse deri mė tash 45 janė larguar. Mirėpo disa punėtorė janė kthyer nė punė dhe atyre komuna u ėshtė dashur t’u paguaj dėmshpėrblim 40 mijė e 600 euro.

E nė kuadėr tė punėsimeve tė reja kryetari nuk ka harruar t’i punėsojė disa njerėz tė partisė sė tij. Ai ka punėsuar Fitore Ajvazin pasi qė vjehrri i saj ia kishte dhėnė zyrat pėr LDK-nė. “Kur kam mundėsi pse mos me t’ia kthej”, thotė kryetari.

Surdulli gjithashtu ka punėsuar vajzėn e shefit tė arsimit nė komunėn e Kamenicės Xhavit Ramadani, Norėn, si arsimtare pėrkundėr faktit se ajo nuk kishte diplomė. “Edhe pse i ka munguar diploma ndėrkohė e ka kryer”, thotė kreu i komunės. “Nuk jam unė i pirė tė bėjė dallime dhe nuk e kam askėnd nga familja ime tė punėsuar”.

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 1 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    "Ecja e Pabarazisė"