Besim Beqaj, Ministri i Zhvillimit EkonomikMinistri i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Besim Beqaj, do tė udhėtojė jashtė vendit pėrmes agjencisė turistike MCM pronė e Milazim Zeqirajt, njė ish-ortak i tij nga fusha e biznesit.
MZHE-ja ka kontraktuar gjatė kėtij muaji kompaninė e Zeqirajt pėr tė ofruar shėrbime tė udhėtimet me aeroplanė pėr zyrtarėt e saj kur ata tė vizitojnė vendet tjera.
Beqaj e Zeqiraj kishin aksione nė njė kompani tė pėrbashkėt tė quajtur “Koing”, qė kishte pėr aktivitet kryesor ndėrtimin e ulėt dhe tė lartė.
Pėr MZHE-nė kjo nuk pėrben kurrfarė shkeljesh pasi, siē thotė ajo, Zyra e Prokurimit vendos pėr tenderėt e jo ministri Beqaj.
“Ministri Beqaj aktualisht nuk ka asnjė kompani nė tė cilėn ėshtė bashkėpronar edhe pronari i MCM-sė" Gėzim Baxhaku
“Ministri Beqaj aktualisht nuk ka asnjė kompani nė tė cilėn ėshtė bashkėpronar edhe pronari i MCM-sė. Ju propozojmė qė nėse dyshoni pėr konflikt tė mundshėm interesi t’i drejtoheni Agjencisė sė Kosovės Kundėr Korrupsion”, ka thėnė Gėzim Baxhaku, kėshilltar pėr media i ministrit Beqaj, pėr Gazetėn Jeta nė Kosovė.
Ndryshe e vlerėson kėtė situatė Agjencia Kosovare Kundėr Korrupsionit.
“Ne vendosėm qė tė fillojmė hetimin e kėtij rasti dhe nuk do ta trajtojmė vetėm si konflikt tė mundshėm tė interesi" Hasan Preteni
Hasan Preteni, drejtor i kėsaj agjencie, thotė se kjo nuk duhet tė trajtohet vetėm si rast i konfliktit tė interesit.
“Ne vendosėm qė tė fillojmė hetimin e kėtij rasti dhe nuk do ta trajtojmė vetėm si konflikt tė mundshėm tė interesit por do tė fillojmė me hetimin paraprak - qė do tė thotė se nėse arrijmė tė sigurojmė provat e nevojshme, ne rastin do ta pėrcjellim nė Prokurori”, ka thėnė Preteni pėr Gazetėn JnK.
MZHE eliminon konkurrentėt e MCM-it
Zyra e Prokurimit e MZHE-sė mė 30 dhjetor 2011, nė tenderin pėr furnizim me bileta udhėtimi me aeroplanė, ka shpallur fituese kompanitė Veneta Travel, Altavia Travel si dhe kompaninė MCM.
Ky aktivitet i prokurimit ishte anuluar mė 13 shkurt 2012 pasi, sipas MZHE-sė, operatorėt ekonomikė qė janė shpallur fitues nuk kanė sqaruar ofertat e tyre me ēmimin mė tė lirė.
“Mė datėn 15.02.2012 ėshtė shpallur pėr herė tė dytė i njėjti tender. Pas procedurave ligjore fitues ėshtė shpallur AT MCM e cila kishte ēmimin mė tė lirė”, ka thėnė Baxhaku.
Mė 6 mars kjo ministri ka publikuar nė faqen zyrtare tė Komisionit Rregullativ tė Prokurimit Publik (KRPP) njoftimin pėr dhėnie tė kontratės pėr kėtė tender. Nėnshkrimi i kontratės sipas kėtij njoftimi ishte planifikuar mė 16 mars tė kėtij viti.
“Shuma e pėrafėrt e kontratės duke u bazuar nė shpenzimet e vitit paraprak ėshtė 15.000 - 20.000 euro dhe lartėsia e saj varet nga numri i udhėtimeve”, ka thėnė Baxhaku.
Pėrzgjedhja e kompanisė MCM, sipas Baxhakut, ėshtė bėrė nė bazė tė kushteve tė ofruara pėr kontratė e jo nė bazė tė ndikimeve tjera.
“Ndryshe duhet theksuar se kompania fituese ishte kontraktore pėr sigurimin e biletave tė aeroplanit edhe nė kohėn e Ministrisė sė Energjisė dhe Minierave, para ardhjes sė ministrit Beqaj nė krye tė MZHE-sė", ka thėnė Baxhaku.
Zyrtarėt e kompanisė MCM nuk kanė dhėnė pėrgjigje rreth tenderit tė fituar nė Ministrinė e Zhvillimit Ekonomik. Sali Mehana, drejtor financiar nė MCM dhe person kontaktues i kėsaj kompanie nė Njoftimin pėr Dhėnie Kontrate tė kėtij tenderi, ka deklaruar se njė pėrgjigje pėr kėtė ēėshtje mund tė kthejė vetėm pronari i kompanisė
![]() |
| Milazim Zeqiraj, pronar i MCM | Foto: www.mcm.travel |
“Unė e kam njoftuar pronarin e kompanisė pėr kėtė ēėshtje. Ai mund tė kthejė pėrgjigje rreth kėtij tenderi”, ka thėnė Mehana. Ndėrkohė Zeqiraj, pronar i MCM-it, nuk ka dhėnė njė pėrgjigje edhe pse ėshtė njoftuar paraprakisht pėrmes vartėsve tė tij rreth kėsaj teme.
As zyrtarė tė kompanisė Altavia Travel qė kanė konkurruar nė kėtė tender nuk kanė dhėnė njė pėrgjigje rreth kėtij aktiviteti tė prokurimit.
Ndėrkohė Ilaz Beqiri, pronari i “Veneta Travel”, qė konkurroi nė kėtė tender, e vlerėson si kurdisje tė MZHE-sė pėrzgjedhjen e MCM-sė pėr ofrimin e shėrbimeve tė udhėtimit me aeroplanė.
“Ne jemi shpallur fitues nė tenderin e parė i cili ėshtė anuluar dhe ėshtė hapur tenderi i dytė me kritere tė reja qė janė diskriminuese pėr kompanitė” Iljaz Beqiri
“Ne jemi shpallur fitues nė tenderin e parė. Tenderi ėshtė anuluar dhe ėshtė hapur tenderi i dytė ku MZHE-ja ka qitur kritere tė reja nė dosjen e tenderit qė janė diskriminuese pėr kompanitė”, ka thėnė Beqiri.
MZHE-ja, sipas tij, ka parashtruar si kriter qė kompania tė jetė pėrfaqėsuese nė Kosovė e njė aviokompanie. Kjo kėrkesė, sipas tij, nuk ishte nė dosjen e tenderit tė parė.
“Veneta Travel dhe kompani tjera nė Kosovė janė pjesė e IATA-s qė ėshtė njė organizatė qė menaxhon marrėdhėniet mes avio-kompanive dhe agjentėve tė shitjes sė biletave. Kur je pjesė e kėsaj organizate nuk ke nevojė tė jesh pėrfaqėsuese e njė aviokompanie. Problemi qėndron nė atė se MCM ėshtė pėrfaqėsues i njė avio-kompanie dhe kjo kėrkesė ka dalė si ide e tyre pėr t’i rrėzuar kompanitė tjera”, ka deklaruar Beqiri.
Anėtarėt e Organizatės Ndėrkombėtare tė Aviacionit Civil (IATA) sipas tij janė tė barabartė pa marrė parasysh a e pėrfaqėsojnė ose jo njė aviokompani nė njė vend.
“Veneta Travel”, ka thėnė Beqiri, kishte ofruar ēmimin mė tė ulėt nė tenderin e parė duke kėrkuar 77 centė fitim pėr biletė. Altavia Travel sipas tij kishte ofruar 2 euro e 48 centė ndėrsa MCM kishte kėrkuar 6 euro pėr biletė.
Nė tenderin e dytė MCM ka kėrkuar shumėfish mė pak. Nga 6 euro sa kishte kėrkuar herėn e parė, sipas tij, nė tenderin e dytė MCM ka kėrkuar 10 centė fitim nė njė biletė.
“Dyshoj se kėtu ka manipulime. Dikush i ka treguar se si tė ofertojė pėr tė fituar e pėr t’i eliminuar tė tjerėt nė tenderin e dytė", ka deklaruar Beqiri.
Ortakėria e Beqajt me Zeqirajn
Mė 11 maj tė vitit 2009, njė grup afaristėsh kishin regjistruar nė Ministrinė e Tregtisė e Industrisė (MTI) kompaninė “Koing”. Ndėrtimi i lartė dhe ndėrtimi i ulėt ishte aktiviteti kryesor i kėsaj kompanie ku hisedarė ishin Besim Beqaj, tash ministėr i Zhvillimit Ekonomik, Milazim Zeqiraj pronar i MCM, Ekrem Lluka pronar i “Dukagjinit”, Xhevat Jusufi pronar i kompanisė “Buqaj” si dhe Fatmir Krasniqi.
Person i autorizuar nė certifikatėn e biznesit figuronte Leonita Shabani e cila tash mban pozitėn e kėshilltares sė ministrit Beqaj.
Beqaj nė kėtė ortakėri ishte futur gjatė kohės sa ishte kryetar i Odės Ekonomike tė Kosovės (OEK).
Asnjėri nga grupi nuk ishte kryeaksionar por secili nga tė pestit kishte hise nga 20 pėr qind.
Ministri Beqaj mė herėt kishte deklaruar se kompania nuk kishte pasur afarizėm ekonomik dhe ishte mbyllur me t’u emėruar nė pozitėn e Ministrit pėr Integrime Evropiane nė fillim tė vitit 2010.
Veē kėtij biznesi, Beqaj, para se tė jepte dorėheqje nga aksionet me kėrkesė tė Agjencisė Kundėr Korrupsion, kishte hise edhe nė Element Kosovo Technology Investment ku ishte nė ortakėri me “Canter Technology Investments Limited”, njė kompani qė kishte pėr aktivitet biznesi fushėn e arsimit. Njė biznes tjetėr nga e njėjta fushė ishte edhe Cambridge School nė Pejė ku ministri Beqaj ishte kryetar i bordit drejtues.
Afaristi tjetėr Milazim Zeqiraj pėrveē qė ka nė pronėsi MCM Group ėshtė aksionar nė NLB Prishtina e kompaninė e sigurimeve “Sigkos”. Bazuar nė shėnimet nė uebfaqen e MCM Group, biznesmeni Zeqiraj ka nė pronėsi edhe hidrocentralin “Burimi” nė Istog si dhe ka pasuri tė patundshme nė emėr tė tij si ndėrtesat e fabrikave “Fateks”, “Eximkos”, “Tregtia e Kosovės” si dhe “Remont”.
Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 6 Komentet)