Vizitė Zyrtare nė Plazh

Vetura e asistentit personal tė ministrit Stavileci, e fotografuar nė DurrėsVetura e asistentit personal tė ministrit Stavileci, e fotografuar nė Durrės
nga  Petrit Ēollaku
© Tė drejtat autoriale

Njė zyrtar i lartė i Ministrisė sė Bujqėsisė, Sadi Peroshi, ėshtė parė duke shėtitur nė qytetin e Durrėsit fundjavėn e kaluar, sė bashku me familjen, me veturė zyrtare. Ai ėshtė arsyetuar se ka qenė duke marrė pjesė nė njė konferencė tė rėndėsishme, por Gazeta Jeta nė Kosovė nuk e ka gjetur nė listėn e tė ftuarve nė atė ngjarje. Gazeta po ashtu ka fotografuar njė veturė tė Gjykatės Kushtetuese tė Kosovės nė tė njėjtėn fundjavė.

Vetura e tipit Mercedes, ngjyrė metalike, me targa 3Z 001 16, e regjistruar nė emėr tė Ministrisė sė Bujqėsisė, ėshtė vėrejtur duke kaluar nėpėr rrugėt e Durrėsit, tė shtunėn, 9 qershor. Nė kėtė veturė janė parė edhe fėmijė.

Zėdhėnėsi i ministrisė sė bujqėsisė, Adil Behramaj, i tha Gazetės Jeta nė Kosovė, se zyrtari nė fjalė, Sadi Peroshi, ka qenė nė udhėtim zyrtar. 

“Ky zyrtar ka marrė pjesė nė njė punėtori tė strategjisė kundėr drogės e organizuar nga ministria e punėve tė brendshme nė Durrės. Kanė qėndruar nė hotelin Dolce Vita. Zyrtari ka marrė pjesė kėtu pasi qė droga ėshtė prodhimtari bimore,” tha Behramaj.

Mirėpo, Gazeta Jeta nė Kosovė, e cila ka nė posedim dokumentin zyrtar tė MPB-sė, e cila ka pėrpiluar pjesėmarrėsit nė kėtė grup punues, nuk vėren asnjė zyrtar tė ministrisė sė bujqėsisė. (Shih dokumentin)

Gazeta i dha mundėsi Peroshit qė tė shpjegohet por nuk ka marrė koment prapa nga ai.

Gazeta Jeta nė Kosovė po ashtu ka fotografuar njė veturė tė Gjykatės Kushtetuese tė Kosovės nė tė njėjtėn fundjavė, nė tė cilėn ndodhej sekretarja e pėrgjithshme e gjykatės, Arbėresha Raēa-Shala. 

vetura zyrtare

Mercedesi, ngjyrė metalike, me targa 4Z 009 01, i Gjykatės Kushtetuese tė Kosovės ėshtė parė tė dielėn, nė orėt e paradites duke marrė kthesė pėr nė Shkodėr, tek udhėkryqi Tiranė-Shkodėr, qė gjendet afėr qytezės sė Milotit.

Zyra e informimit tha se delegacioni i Gjykatės Kushtetuese tė Kosovės ka qenė nė vizitė zyrtare pėr nder tė 20-vjetorit tė Gjykatės Kushtetuese tė Shqipėrisė.

Ky delegacion kishte paraparė qė tė kthehet nė Prishtinė tė dielėn, 10 qershor por sekretarja e pėrgjithshme e Gjykatės Kushtetuese tė Kosovės, Arbėresha Raēa-Shala ishte obliguar tė kthehet njė ditė mė herėt nė Kosovė.

“Sekretarja e Pėrgjithshme e Gjykatės Kushtetuese tė Kosovės ndėrkaq, pėr shkak tė disa obligimeve, ėshtė kthyer njė ditė mė herėt, pra tė shtunėn (9 qershor 2012), pėr t’u kthyer pėrsėri nė Shqipėri tė dielėn, nė njė takim me zyrtarėt e Gjykatės Kushtetuese tė Shqipėrisė,” ėshtė shpjegimi i gjykatės.

Zyra pėr informim e gjykatės thotė se kjo ėshtė bėrė ‘me qėllim tė organizimit dhe bashkėrendimit tė agjendės, pėr vizitėn nė Kosovė tė stafit administrativ tė Gjykatės Kushtetuese tė Shqipėrisė, qė do tė vizitojnė vendin tonė prej nesėr’ (e enjte, 14 qershor). 

Megjithatė, nė ueb-faqen zyrtare tė gjykatės, vizita zyrtare e delegacionit e Gjykatės Kushtetuese tė Kosovės ishte paralajmėruar me 7 dhe 8 qershor (enjte dhe e premte). 

Sekretari i pėrgjithshėm i Gjykatės Kushtetuese tė Shqipėrisė, Kujtim Osmani nuk ishte nė gjendje tė konfirmonte kėto informacione i cili fillimisht kėrkoi dhjetė minuta kohė.

“Tek ne nė vizitė kanė qenė Enveri, kryetari i gjykatės, Arbėresha, sekretarja, Altay Suroy, gjyqtar dhe Fejzullah Hasani, kryetari i Gjykatės Supreme, pėr nder tė 20-vjetorit tė gjykatės sonė. Sekretarja ėshtė larguar tė shtunėn, dhe tė dielėn ėshtė kthyer dhe jemi takuar nė Lezhė,” tha Osmani pas dhjetė minutave kohė tė kėrkuara.

Osmani tha se qėllimi i kėtij takimi ishte pėr pėrmbylljen e planeve tė vizitės sė Gjykatės sė Shqipėrisė nė Kosovė.

“Kemi qenė nė njė lokal afėr Lezhės. Nuk mė kujtohet emri i lokalit por kemi biseduar hollėsitė e vizitės sonė nė Kosovė,” tha Osmani. 

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 10 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Fshati nė Pushim
    Shiko arkivėn