
“Gojėt e liga” tė kafeneve tė Tiranės, aso kohe thoshin se ndėrsa Nano, atėbotė kryeministėr fuqiplotė i vendit, dilte nga dera e Rognerit (pėr kohėn qė flasim - vendi ku luheshin kulisat e politikės shqiptare) ia pret udhėn njė burrė i pėrvuajtur, lypės apo diē e ngjashme. “Aman zoti kryeministėr”, i drejtohet ai gjithė pėrulje dhe edukatė Nanos, “tė lutem mė ndihmo. Nuk kam me ēfarė t’i ushqej kalamajtė. Vetėm punė kėrkoj, asgjė tjetėr. Dhe nuk jam njeri me vese. As nuk pi, as nuk luaj kumar e as nuk shkoj me femra. Vetėm pėr bukėn e kalamajve mė duhen paratė”.
Kryeministri i njohur pėr zotėrimin e tė gjitha kėtyre veseve (nėse mund tė quhen tė tillė…), thjesht vazhdoi udhėn pa ia hedhur sytė hallexhiut (votues dhe qytetar i vendit tė cilin ai kishte marrė mandatin tė drejtonte si kryeministėr) dhe nė stilin e tij karakteristik iu drejtua truprojave tė tij: e shihni pra si pėrfundon njė njeri pa vese?!...
Barsoleta nė fjalė bėri xhiron e tregut mediatik dhe atij tė thashethemeve (aso kohe pothuaj pa ndonjė ndryshim) dhe u harrua nga njė tjetėr barsoletė qė kishte nė epiqendėr tė njėjtin personazh VIP tė politikės shqiptare, apo edhe tė tjerė personazhe, po ashtu VIP-a tė politikės shqiptare. Ajo qė mbeti prej saj, pėrpos vėnia e buzės nė gaz sapo e dėgjon, ishte edhe e vėrteta e madhe, e dhimbshme dhe therėse qė ajo bart nė vete: sa e tmerrshme ėshtė kostoja e tė qenit njeri pa vese (nė rastin nė fjalė sintagma - pa vese - nėnkupton ndershmėrinė) nė shoqėrinė shqiptare (kėndej edhe andej kufirit)!
Askush nuk e di ēfarė ndodhi me fatkeqin pa vese qė i zuri “pritė” kryeministrit tė tij pėrplot vese pėr t’i kėrkuar ndihmė. Por sigurisht qė duhet tė ketė mbetur i tillė sot e kėsaj dite: njeri pa vese (nėnkupto i ndershėm), por fatkeq! Baba qė nuk mund tė ushqejė fėmijėt e tij! Sepse, paradoksalisht e pengon ndershmėria e tij relative. Ose e ka marrė mėsimin dhe ka hedhur tutje skrupujt moralė dhe ėshtė bėrė mu ashtu si, nė njė mėnyrė apo nė njė tjetėr ish-kryeministri Nano u kishte sugjeruar truprojave tė tij: njeri pėrplot vese, por aspak fatkeq.
Duke u shėrbyer me barsoletat shqiptare, qė sipas skemės klasike nė epiqendėr kanė nga tre personazhe: njė amerikan, njė gjerman dhe njė shqiptar (njė shqiptar duhet tė jetė domosdoshmėrisht aty, edhe amerikani pothuaj gjithmonė, ndėrsa nuk prish punė nėse gjermani zėvendėsohet me njė italian apo anglez, por asnjėherė me njė grek), fantazia ime ia lejon vetes luksin qė tė marrė krahė e ta shndėrrojė barsoletėn e sipėrpėrmendur nė njė barsoletė me tre personazhe. Por kėtė herė tė tre shqiptarė dhe tė tre kryeministra: Fatos Nano, Sali Berisha dhe Hashim Thaēi.
Ndėrsa e dimė pėrgjigjen qė ish-kryeministri Nano i dha hallexhiut qė i kėrkoi ndihmė, barsoleta fut nė lojė dhe dy kryeministrat aktualė: atė tė Shqipėrisė dhe atė tė Kosovės. Berishėn dhe Thaēin, tė cilėt kohėt e fundit duken si njė tandem i pandarė. Kėtė herė, hallexhiu qė kėrkon ndihmė nga kryeministri Berisha nuk i zė atij pritė nė dyert e Rognerit, por tė Sheratonit. Ndėrsa i pėrsėrit tė njėjtin refren, qė pothuaj njė dekadė mė parė i ka pėrsėritur kryeministrit tė atėhershėm Nano. Hallexhiu ėshtė nė pritje tė zgjidhjes qė do t’i japė kryeministri Berisha, i cili dorėn nė zemėr nuk shquhet pėr asnjė nga veset e paraardhėsit tė tij Nano.
Por, edhe Berisha ka refrenin e tij, i cili i ka mbetur nė buzė qė nga fushata elektorale e zgjedhjeve tė 2009-ės. “Shqipėria po ndryshon”, i drejtohet ai hallexhiut qė i ka zėnė udhėn. Shqipėria ėshtė nė moshėn e internetit. Unė kam vėnė nė pėrdorim njė numėr telefoni ku pres ankesat dhe kėrkesat nga i gjithė populli, aty tė mė shkruash edhe ti more zotėri i nderuar hallexhi! Aty tė mė shkruash sms. Kam njė grup tė tėrė njerėzish qė i lexojnė dhe merren me zgjidhjen e halleve tė popullit. Sepse ne, more zotėri, po hyjmė nė Evropė, pasi hymė nė NATO dhe unė nuk mund tė lejoj qė njė njeri pa vese si ti tė pėrfundojė kėshtu. Unė edhe Fatos Nanon me plot vese e kam bėrė tė lumtur nė kėtė Shqipėrinė time - minisuperfuqi e Ballkanit. Prandaj shkruamė sms nė celularin tim, mos pėrto o i nderuar hallexhi nga populli.
Pasi nuk merr zgjidhje nga asnjė prej dy kryeministrave nė radhė tė vendit tė tij, hallexhiu kujtohet qė Shqipėria ėshtė mė e madhe se kufijtė e saj politikė, se edhe Kosova ėshtė Shqipėri. Ka parė nė TV se kryeministri i Kosovės ėshtė njė burrė kryelartė dhe hijerėndė dhe as nuk duket tė ketė veset e Nanos dhe as entuziazmin futuristik tė Berishės. Ai duket kaq fjalėpakė e punėshumė! Ky duhet tė mė bėjė hall, thotė me vete burri hallexhi dhe drejt e nė Kosovė. Kuptoi se ishte mė mirė qė Thaēit t’i zinte pritė te dera e qeverisė, andej nga dera e VIP-ave. I pėrsėriti tė njėjtin refren qė u kishte pėrsėritur dy kryeministrave tė vendit tė tij. I foli edhe Thaēit pėr hallin e tij tė njeriut pa vese. Thuhet se sot e kėsaj dite ėshtė nė derėn e qeverisė sė Kosovės, nė pritje tė pėrgjigjes sė Thaēit. Ky i fundit i premtoi se do t’i japė njė zgjidhje sa tė konsultohet hapur (nė mėnyrė transparente) me kryeministrin Berisha dhe tinėz me ish- kryeministrin Nano.
Pėr kėtė duhet tė punojnė shėrbimet e fshehta si ai i SHIK-ut, por dorėn nė zemėr shefat e tij janė tė zėnė me ca punėra tė mėdha nė Parlamentin e Kosovės dhe nuk kanė kohė tė merren mė me gjėra kaq minore...
Nuk dihet sa ėshtė e vėrtetė barsoleta me Nanon, edhe pse ka njerėz qė betohen se kanė qenė dėshmitarė tė kėsaj skene. Natyrisht qė pjesa me Berishėn dhe Thaēin ėshtė e improvizuar, nė shėrbim tė njė barsolete qėllimmirė. E vėrteta e hidhur qė me, apo pa kėtė barsoletė, ėshtė pjesė e realitetit shqiptar (kėndej dhe andej kufirit), nuk ka nevojė pėr shumė zbukurime. Tė gjithė e dimė sa e tmerrshme ėshtė kostoja e tė qenit njeri i ndershėm nė shoqėrinė shqiptare.
Ėshtė si guri i Sizifit qė rėndon nė shpinėn e secilit qytetar qė nuk pajtohet me pėrēudnitė e realiteteve tona shqiptare.
Njerėz tė tillė ngjajnė me Don Kishotė modernė qė luftojnė sot e kėsaj dite me mullinjtė e erės. Me mullinjtė e erės qė gjenerohen nga politikanė tė tillė si Nano, Berisha e Thaēi. Por jo vetėm nga kėta (i nderuam mė shumė nga pėrgjegjėsitė qė kanė para popullit pėr shkak tė detyrave). Edhe nga njė skotė e tėrė politikanėsh pavarėsisht nė cilat kampe janė rreshtuar: pozitė apo opozitė.
Pėrballė tyre, i vetmuar dhe me rrugėn e humbur nė oborr ėshtė ai: njeriu i ndershėm, i cili vetėm pse mund tė ketė kombinuar fatalisht pak dije dhe pak dinjitet, ėshtė shndėrruar kėshtu nė problem tė vetvetes.
Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 1 Komentet)