
“Mirė ne qė jemi tė shquar pėr t’i sajuar krizat edhe kur s’i kemi, po ju ē’keni qė doni ta ndėrroni presidenten?”, mė pyeti njė miku im gazetar, tek ndiqnim bashkė nė njė nga lokalet e Tiranės, votimin pėr Presidentin e ri tė Shqipėrisė. E pėrqendruar mė shumė te votimi pėr kandidatin e vetėm, z.Bujar Nishani, i cili sipas tė gjitha gjasave dhe pėr gėzimin tim po zgjidhej Presidenti i Ri i vendit, nuk shkova mė tej nė pyetjen e mikut tim, pėr tė cilin duhet tė pranoj se ėshtė njohės i mirė i zhvillimeve nė Kosovė. Por, ai e kishte marrė shumė seriozisht “krizėn” e vogėl presidenciale nė Kosovė, ndaj vijoi kėmbėngulės: “Interesant popull jemi, nuk rrimė dot pa kriza. Sa e zgjidhim ne kėndej njė tė tillė, e nisni ju andej njė tjetėr. Sa po rehatohet Shqipėria me president, ju doni ta hiqni tuajėn. Po ē’keni me tė aman, goxha prezencė ka ajo presidentja juaj Atifete Jahjaga”.
Duke e kuptuar se miku im, njohės i mirė i zhvillimeve nė Kosovė, e kishte marrė shumė pėr zemėr diskutimin e hapur rishtas, pėr largimin e mundshėm tė presidentes Jahjaga shkaku i marrėveshjes sė shkurtit 2011 midis kryeministrit Hashim Thaēi, liderit tė opozitės Isa Mustafa dhe kreut tė AKR-sė Behxhet Pacolli, aso kohe i detyruar tė lėrė postin e presidentit shkaku i njė vendimi tė Gjykatės Kushtetuese, mua nuk mė mbetej gjė tjetėr veēse tė bėhesha pjesė e bisedės. Edhe pse ky diskutim mė dukej shterp dhe pa pikė bereqeti, nuk mund t’i ikja grishjes sė mikut tim tė dėshpėruar pėr lėkundjen eventuale tė pozitave tė Presidentes Jahjaga.
Mė tepėr e shtyrė siē thashė nga grishja e tij pėr kėtė bisedė dhe pa asnjė dėshirė pėr t’iu rikthyer bėmės sė radhės ndėr bėmat qė pėrditė pjell realiteti nė Kosovė, u mundova ta qetėsoj mikun tim gazetar sa i pėrket frikės sė tij pėr njė krizė eventuale presidenciale nė Kosovė.
I shpjegova atij se Kosova i ka kaluar me sukses krizat e krijuara nga rrėzimi qė Gjykata kushtetuese u bėri dy presidentėve paraprakė: Fatmir Sejdiut dhe Behgjet Pacollit, prandaj edhe nėse do ketė njė krizė tė tretė, edhe ajo do kalohet si dy tė parat. Falė ndoshta edhe ambasadores sė re tė SHBA-ve, e cila pritet qė shumė shpejt tė zėvendėsojė ambasadorin aktual, tė pėrgojuar aq shumė pėr pėrfshirjen e tij, nė zgjedhjen e dy presidentėve tė fundit (kujtoj kėtu zgjedhjen me sms tė Pacollit dhe zgjedhjen nga zarfi tė Jahjagės)...
Po ashtu, i shpjegova mikut tim se e preferuara e tij, presidentja Jahjaga, kishte ardhur nė kėtė post brenda njė nate, falė njė kompromisi tė momentit mes burrave tė politikės kosovare, ndihmuar edhe nga diplomacia burrėrore amerikane... Se po ashtu, me vetėdėshirė, pa e mbajt kurrkush prej krahėsh e kishte pranuar postin, edhe pse qė nė krye e kushtėzuar sa i pėrket kohėzgjatjes sė mandatit.
Sipas gjasave pėrpjekjet e mia pėr ta qetėsuar e qartėsuar mikun tim gazetar nuk kishin dhėnė rezultate sepse ai, sikur tė mos kishte dėgjuar asgjė prej atyre qė i kisha thėnė deri atė ēast mua drejtua me pyetjen: Mirė moj mirė, po me Presidenten ē’keni?
Ndėrsa pėr menjėherė mu kujtua batuta “po me urėn ē’patėn?”, shkėputur nga njė film socrealist, mė erdhi tė qesh. Sikur tė kishte qenė nė njė mendje me mua, miku im qeshi dhe ai e pyeti sėrish: po pra po, po me urėn ē’patėt?
Edhe pse situatė komike, nuk mund tė mos pėrgjigjesha. “Ne, qytetarėt e thjeshtė, qė pėrditė rrekemi dėshpėrimisht nė vorbullėn e njė jete pa perspektivė, pa tė ardhme, pa alternativė, nuk patėm asgjė as me urėn e as me Presidenten miku im. Gjetkė fle lepuri, gjetkė. Te burrat e politikės! Ata patėn e ē’patėn me presidenten. E bėnė brenda natės presidente, e vunė nė krye tė shtetit, ia dorėzuan ēelėsat e tė parės sė vendit me synimin e qartė se do ja merrnin shumė shpejt ashtu si ja kishin dorėzuar”.
E ndėrsa dialogoja kėshtu me mikun tim gazetar, njohės i mirė i zhvillimeve nė Kosovė, nuk mund tė mos sillja nė vėmendjen time (edhe pse isha betuar e pėrbetuar disa herė qė do ta ruaja higjienėn shpirtėrore e tė mos merresha mė me ta) burrat e politikės kosovare! Ashtu tė fryrė si gjela, Sokratė tė vetėkėnaqur nga ato qė i quajnė fitore vetanake, idhnakė tė papėrballueshėm nė humbje e dėshtim, makiavelistė tė mbaruar nė allishverishet politike tė bėra mė sė shumti nė prapaskenat dhe kuintat e politikės, rasputinė djallėzorė kur vjen puna te pėrfitimi dhe natyrisht pėrfitues tė pangopur deri nė makutėri , tė cilėt se kanė pėr gjė tė bėjnė be e rrufe mbi Bibėl e Kuran pėr ndershmėri, drejtėsi e paanshmėri...
E presidentja Jahjaga nuk mund tė pozicionohet ndryshe (nė pėrfytyrimin tim natyrisht) veēse si njė ingranazh i huaj mes rropullive tė kėtyre burrave tė politikės, qė shpejt e nxitimthi do ta pėrpijnė atė.
Dorėn nė zemėr ajo ėshtė nė tė drejtėn e saj pėr ta ēuar deri nė fund mandatin e plotė 5- vjeēar! Ėshtė zgjedhur nga 80 deputetė tė parlamentit tė Kosovės, ka marrė rreth 15 vota mė shumė se mori nė kohėn e tij Presidenti historik i Kosovės, Ibrahim Rugova... Burrat e politikės ia mundėsuan kėto vota, duke e bėrė kėshtu njė presidente konsensuale tė pakontestueshme. Duke e pozicionuar nė tė drejtėn e saj kushtetuese pėr ta ēuar deri nė fund mandatin 5 vjeēar. Andaj, edhe apetitet e saj pėr tė qėndruar nė krye tė shtetit edhe katėr vitet e ardhshme janė tė pėrligjura. Nuk ėshtė faji i saj qė nė llogaritė e tyre burrat e politikės qė e zgjodhėn nuk kishin marrė parasysh rritjen e apetiteve tė saj politike.
Nėse ajo nuk tėrhiqet, ēka duket se assesi nuk do tė ndodhė, atėherė burrave tė politikės do ju duhet tė bėhen sėrish tok (nėse vėrtet duan ta rrėzojnė Jahjagėn) pėr tė sajuar shkeljen e radhės kushtetuese tė njė presidenti tė Kosovės.
Kjo edhe ka gjasė tė ndodhė!
Edhe pse, dorėn nė zemėr personalisht nuk arrij tė kuptoj pse do duhej ta hiqnin nga rruga gruan qė vetė e vunė nė krye tė shtetit. Deri mė tash, pėrpos pėr njė prezencė realisht atraktive, Presidentja Jahjaga nuk ėshtė shquar pėr elementė tė integritetit. Nuk ėshtė se ėshtė shquar pėr vendime tė forta e tė menēura. Ajo edhe mė tej vazhdon tė konsiderohet nga opinioni si gruaja qė u zgjodh nga kėta burra tė politikės pėr tu shėrbyer atyre, pėr tė qenė marionetė e tyre.
Dhe nė pėrgjithėsi, ashtu nė qėndrimin e tėrhequr dhe paksa tė mefshtė ajo u ka shėrbyer atyre, burrave tė politikės, pa ju dalė ndesh nė udhėn e tyre. Pėrpos nė rastin kur do tė ruajė pozitat e veta.
Prandaj, personalisht nuk shqetėsohem fare sesi do tė jetė pėrgjigja e Gjykatės Kushtetuese dhe se a do tė qėndrojė nė kolltukun e presidentes edhe nė katėr vitet nė vijim Atifete Jahjaga. Do tė shqetėsohesha vetėm nėse ajo do mė kishte dhėnė argumente tė besoja te ajo, te integriteti i saj, tė besoja vėrtet te gruaja tė cilėn me respekt do ta quaja dhe konsideroja si gruaja e politikės!
Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 0 Komentet)