Elizabeth Gowing

Kapakė tė Shisheve tė Plastikės pėr Karroca

nga   Elizabeth Gowing
© Tė drejtat autoriale

Ecja e Kushtrim Ahmetit drejt famės ėshtė mė e dobishme se sa e konkurrentėve tė tij derisa Libri Guinness i Rekordeve po e llogarit si kandidat...

Ėshtė e qartė qė Kushtrim Ahmeti s’ėshtė tip i zakonshėm. Faktikisht,  Libri Guinness i Rekordeve po e llogaritė si kandidat dhe nė qershor do tė vendoset nėse ai mund tė marrė vendin e tij sė bashku me lumin mė tė gjatė tė botės (po, e kemi fjalėn pėr Nilin. Ah, po, ose Amazonin! Vendosni vetė), topin mė tė madh prej shiritave tė gomės (mė shumė se 4000 kg) dhe numrin mė tė madh tė vezėve qė janė grimcuar me kokė brenda njė minute (80, nė New York). Ecja e tij drejt famės do tė jetė shumė mė e dobishme sesa njė top katėrmijė kilogramėsh - ai ka mbledhur 235 tonė tė kapakėve tė shisheve tė plastikės. Dhe ndryshe nga personi qė ka shtypur ato vezė me kokėn e tij, Kushtrimi ka thyer rekordin me qėllim pėr tė bėrė diēka tė mirė. Jo vetėm qė ai e sheh grumbullimin e kėtyre kanaqeve si mėnyrė pėr t’i mbajtur lumenjtė tė pastėr (Nil, Amazon dhe Drini i Bardhė njėsoj) si dhe peizazhet rreth atyre, por ka ngritur fonde pėrmes shitjes sė kapakėve nė njė kompani tė riciklimit qė tė mund tė blejė karroca pėr njerėz me aftėsi tė kufizuara. Deri mė tash ai ka ngritur mjaft fonde qė i kanė lejuar tė shpėrndajė 1180 karroca.

Me prejardhje nga Kosova, Kushtrimi aktualisht banon nė Turqi, por projekti i tij pritet tė mbėrrijė nė vendlindje. Pėrmes njė ndėrlidhje me Charity Club nė Universitetin Amerikan nė Kosovė (AUK), mbledhja e kapakėve tash filloi edhe nė Kosovė, dhe karrocat qė do te blihen me fitime do tė shkojnė te familjet kosovare. Karrocat janė prodhuar nė Gjermani, kushtojnė 450 euro nė treg, dhe transporti i tyre organizohet pėrmes Ambasadės Turke nė Prishtinė. Gjithashtu Ambasada Turke ndihmon nė dėrgimin e kapakėve nė kompaninė pėr riciklim, Muzaffer Pinarbasi Isletmeler nė Izmir, mbasi nuk ka kompani nė Kosovė qė riciklojnė kėtė lloj plastike.

Hollėsitė teknike pėr riciklimin e plastikės mund tė duken kaq tė komplikuara aq sa njeriu vendos tė mos provojė kurrė qė tė ndajė bėrllokun e shtėpisė - edhe nė qoftė se jetojmė nė njė vend ku shėrbimet e pastrimit komunal mund tė mbledhin mbeturinat e ndara. Fakti kryesor ėshtė qė lloji i plastikės pėr shishet dallon prej llojit tė plastikės pėr kapakė, pra qė secili tė riciklohet nė mėnyrė efikase, duhet tė trajtohen ndaras. Kjo ndarje kėrkon shumė punė, prandaj duke hequr vet kapakėt e keni ndihmuar zinxhirin e riciklimit. Faktikisht, ndoshta po e bėni vendin mė tė sigurt ngase kapakėt e shisheve u shkaktojnė lėndime punėtorėve nė fabrikat e riciklimit nėse i mbajnė tek shishet kur ato shtrydhen me trysni, mjaftueshėm pėr t’i pėrshpejtuar kapakėt dhe pėr t’i hedhur ata nė fytyrat e njerėzve pėrreth. Jo vetėm kaq, por nėse hiqni kapakėt para se bėrlloku del prej shtėpisė, ata qė i grumbullojnė shishet pėr riciklim (nė rastin e Kosovės jo shėrbimet e pastrimit por ricikluesit jozyrtarė qė udhėtojnė nėpėr kontejnerėt e qytetit duke kėrkuar mbeturina qė mund tė shiten, siē bėjnė Agroni dhe kolegėt me tė cilėt jeni takuar nė kėtė kolumne mė herėt) mund tė shtrydhin plastikėn dhe kėshtu tė nxėnė hapėsirė mė shumė nė karrocė, ashtu qė i tėrė procesi i riciklimit tė bėhet mė efikas.

Pra pėr shumė arsye ne tė gjithė duhet tė grumbullojmė kapakė dhe t’i dėrgojmė ata nė Charity Club tė AUK-ut. Siē thotė Kushtrimi, me kėtė projekt shpresojmė qė “pėrveē ndihmės qė do t’ua sigurojmė qytetarėve me nevoja tė veēanta, do tė mundohemi me kriju njė ambient mė tė pastėr sidomos duke e ditur se plastika ėshtė njė element shumė i dėmshėm qė i nevojitet afėr 400 vite pėr tu asgjėsuar”.

Charity Club nė AUK tashmė ka mė shumė se 80kg kapakė tė grumbulluar nga studentėt e kėtij universiteti si dhe bizneset private dhe OJQtė, dhe po shpresojnė qė sė shpejti do tė arrijnė nė 250kg qė nevojiten pėr njė karrocė. Ata kanė identifikuar tetė familje kosovare qė kanė nevojė pėr karrocė dhe plani i tyre ėshtė qė tė shpėrndajnė karrocat e para mė 7 prill, edhe pse do tė vazhdojnė me projektin derisa vazhdojnė tė marrin kapakė, prandaj mblidhni dhe dėrgoni kapakėt te ata. Ata mund tė jenė kapakė tė ēfarėdo ngjyre dhe madhėsie.

Pėr mė shumė informata ose pėr tė aranzhuar dėrgimin e kapakėve tė grumbulluar, mund tė kontaktoni AUK Charity Club nė charityclub@aukonline.org, ose mund tė sillni kapakėt nė ngjarjen Green Drinks/ Pijet e Gjelbra tė organizuar nga The Ideas Partnership tė enjten e dytė tė ēdo muaji nė lokalin N’Kllapa.

Elizabeth Gowing ėshtė autorja e Travels in Blood and Honey; becoming a beekeeper in Kosovo, tė botuar vjet. Gjithashtu ajo ėshtė themeluesja e OJQ’sė The Ideas Partnership, tė regjistruar nė Kosovė me punė nė projekte arsimore, mjedisore dhe kulturore. Mund tė kontaktohet nė theideaspartnership@gmail.com

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 13 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Uji Vjen me Vėrshim
    Shiko arkivėn