N’14 Spikat Ndër Klasikët

I gjendur në rrugën prapa ndërtesës së KEK-ut/KEDS-it, N’14 është pjesë e një shtëpie të madhe nga druri, me drita të shndritshme. Interieri i këndshëm përbëhet nga tulla të rënda, cunga drurësh dhe dysheme të mbuluar me qilima të vjetër. 

Edhe pse restoranti i ndërtuar në mënyrë tradicionale duket i vjetër, është hapur vetëm para dy muajsh. Derisa nuk ka asgjë të re sa i përket dekorit dhe përgatitjes në mënyrë tradicionale në Prishtinë, N’14-ta shmang kurthin e zakonshëm të përzierjes së kuzhinës klasike.

Gjatë një vizite porosita qofte të cilat notonin në salcën e kosit, ndërsa shoqja ime kërkoi qofte të përgatitura në salcë të domateve. Qoftet u servuan në një pjatë të nxehtë të hekurt të mbuluar me një kapak që ua ruante nxehtësinë. Ato ishin me shije dhe të buta. 

Shoqja ime u nda e kënaqur nga qoftet, por edhe nga salca që përbëhej nga copëza të vogla të domateve të ëmbla. 

Por buka nuk na erdhi bashkë me porosinë, edhe pse pothuajse çdo ushqim në restorantet e Prishtinës shërbehet me bukë. Kjo na zhgënjeu, pasi kishim para vetes salcë kosi e domatesh me të cilat do ta lyenim bukën. 

Por, ata që darkojnë në këtë restorant mund të zgjedhin të porosisin edhe një pogaçe, që doli të jetë një zgjidhje e mençur gjatë një vizite tjetër që bëmë aty. 

Në N’14, si mundësi deserti ishte vetëm një ëmbëlsirë nga çokollata. Ishte një rriskë e hollë dhe dukej e thjeshtë, por e shërbyer në një pjatë të rregulluar bukur me dizajnin e shurupit të çokollatës. 

Ëmbëlsira ishte e mrekullueshme.  Ajo kishte një përbërje të butë që përfshinte biskota të zhytura në shurup, të mbushura me arra të copëtuara dhe rrush të thatë.  E gjithë kjo kombinohej mirë me kapuçinot që ne porositëm.

Shërbimi ishte po ashtu i shkëlqyeshëm dhe ushqimet tona nuk u vonuan, duke ardhur njëra pas tjetrës. Ai na kushtoi edhe më i lirë sesa që menduam. Qoftet kushtuan katër euro për dy njerëz që ushqehen. Nga N’14-ta mund të dilet duke shpenzuar më pak se 20 euro.  

Në këtë restorant po ashtu ka muzikë shqiptare për çdo javë.