Arrestohet Ish-Luftëtari i Dyshuar për Përdhunime në Bosnjë

Prokuroria boshnjake tha ditën e martë se Baotiq u arrestua me dyshimin se si anëtar i forcave kroate të Bosnjës, ai detyroi dy gra të kryenin marrëdhënie seksuale me të midis majit dhe nëntorit 1992.

“Dyshohet se në maj të vitit 1992, së bashku me një burrë tjetër, ai çoi një grua në një shtëpi në Orashje ku ata e përdhunuan duke abuzuar me të psikologjikisht dhe fizikisht,”tha prokuroria.

Prokuroria tha gjithashtu se Baotiq dyshohet se përdhunoi një femër të dytë në shkollën fillore në Orashje, e cila në vitin 1992 përdorej si burg për të arrestuarit civilë serbë.

Baotiq do të merret në pyetje nga prokuroria, e cila më pas do të vendosë nëse do të paraqesë një urdhër ndalimi.