Përballja Televizive mes Ramës e Vuçiçit

Audienca televizive në Ballkan do të ketë mundësi të shohë liderin e Serbisë dhe atë të Shqipërisë të diskutojnë për dallimet e tyre live në gusht.

Debati televiziv në Vienë mes Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiç pason një seri mosmarrëveshjesh publike midis dy kryeministrave.

Më i fundit kishte të bënte me një keqcitim të një nga intervistave televizive të Ramës dhe vendimin e gjykatës sportive të arbitrazhit në Luizianë për të dhënë pikët e ndeshjes së mbajtur në Beograd te Shqipëria.

Programi do të regjistrohet në një studio në Vienë gjatë Konferencës së Dytë mbi Ballkanin Perëndimor. Sekretari i përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunimin Rajonal, Goran Svilanoviç do të marrë gjithashtu pjesë.

Programi nga produksioni televiziv rajonal “Okruzenje” do të transmetohet njëherësh nga pesë shtete, në 11 televizione kombëtare dhe dhjetëra televizione vendase, në Lubjanë, Zagreb, Sarajevë, Banjalukë, Podgoricë, Tiranë, Prishtinë dhe Beograd.

“Ky program do të jetë një mundësi e mirë për të folur hapur rreth interesave të përbashkët dhe problemeve që i pengojnë ato,” tha një deklaratë nga Radio Televizioni Serb.

Vuçiç dhe Rama janë përballur edhe herë të tjera publikisht, kryesisht në rrjetin social Tëitter.

Pas një keqcitimi të intervistës së kryeministrit shqiptar, Vuçiç hyri në Tëitter dhe tha se ai nuk do të lejonte kurrë që Shqipëria dhe Kosova të ishin një shtet i vetëm.

Postimi i tij erdhi pasi lajmet nga mediat serbe pretendonin se Rama kishte thënë se nëse BE-ja nuk do t’i lejonte dy shtetet e bashkoheshin brenda një Europe pakufi, atëherë ata do të bashkoheshin sipas mënyrës klasike.

Tensionet mes dy vendeve u rishfaqën pas ndeshjes Shqipëri-Serbi për Euro 2016 në tetor 2014.

Ndeshja u ndërpre për shkak të hyrjes në fushë të një droni që mbante hartën e Shqipërisë Etnike.

Debati më i fundit mes dy kryeministrave filloi pasi lideri shqiptar vlerësoi vendimin e gjykatës sportive të arbitrazhit për dhënien e tre-pikëshit të ndeshjes së mbajtur në Beograd, Shqipërisë.