Arkiv - Makifete Saliuka

Makifete Saliuka Zgjidhet Anëtare e KGjK-së

Lajmin për zgjidhjen e Saliukës e dha Zyra për Informim Publik dhe Protokoll e KGjK-së.

“Gjykata e Apelit më datën 5 gusht ka mbajtur takimin e kolegjiumit të gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit për përzgjedhjen e anëtarit të  Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Ky proces është zhvilluar konform Rregullores mbi Zgjedhjen e Anëtarëve të Këshillit Gjyqësor,” thuhet në njoftimin e KGjK-së.

Në procesin zgjedhor kanë marrë pjesë edhe dy kandidatë, ndërsa me shumicë votash është zgjedhur gjyqtarja Saliuka, precizon njoftimi i KGjK-së.

Anëtarët e Këshillit Gjyqësor të Kosovës zgjidhen me një mandat pesëvjeçar.