Shtyrje Speciale

Seanca është shtyrë për një kohë të pacaktuar.

Në seancë nuk kanë qenë të pranishëm as kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, as zëvendësi i tij, partneri në koalicion, Hashim Thaçi.

Seanca për votimin e amendamenteve për krijimin e Gjykatës Speciale u shty pas votimit të deputetëve, pasi këtë e kërkuan grupet parlamentare të koalicionit qeverisës, PDK dhe LDK.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci duke thënë se ka disa pengesa teknike.

“Pas konsultave me deputetët dhe në mungesë të materialeve me qëllim që deputetëve t’iu ofrohet mundësia për të parë çka kemi për të votuar, meqë draft ligji duhet të votohet, ne propozojmë që kjo seancë të shtyhet”, tha Grabovci.

Ndërsa deputeti i VV-së Glauk Konjufca tha se për Lëvizjen Vetëvendosje nuk ka problem të mos vijë në kuvend fare çështja e Gjykatës Speciale.

“Gjykata speciale ose të mos vijë fare ose duhet të shtyhet deri në pafundësi. Cilido opsion është i pranueshëm për Vetëvendosjen”, ka thënë Konjufca.

Derisa pritej të mbahej kjo seancë, para dyerve të Kuvendit të Kosovës po zhvillohej një protestë e organizuar nga Shoqata e Veteranëve të UÇK-së kundër themelimit të Gjykatës Speciale dhe dënimin e luftëtarëve të UÇK-së.