Linja 3 e Autobusëve Urbanë në Protestë Kundër Transportuesve Ilegalë

Shoferët e kësaj linje i kanë parkuar autobusët e tyre para Komunës së Prishtinës, dukke mos  qarkulluar në qytet  deri në orën 10:00.

Arsyet e protestës së atyre që qarkullojnë nëpër këtë linjë transportuesit ilegalë që sipas grevistëve po ua marrin myshterinjtë.

“ Arsye është tregu i zi,” tha Halil Mustafa shef i Ndërmarrjes Publike Komunale “Trafiku Urban” në Prishtinë.

Ai tha se edhe linja  4 e autobusëve ka probleme të tilla, por që ata nuk kanë dalë në protesta.

“ Ne nuk kemi guxim të dalim në protestë, edhe pse e kemi problem tregun e zi,” shtoi Mustafa.

Ndërsa Komuna e Prishtinës tha se nuk është e informuar në lidhje me arsyen e protestës së përfaqësuesve të kësaj linje.

“Ne nuk dimë asgjë, i kemi parë autobusët, por deri me tani askush s’ka ardhë edhe me na u drejtuar me ndonjë kërkesë,”, tha Miranda Mullahajdari, zëdhënëse e Komunës së Prishtinës.