Anulohet Seanca e "Grupit Drenica"

Lajmin për anulimin e konfirmoi për KALLXO.com Mahmut Halimi, avokati i të akuzuarit Ismet Haxha.

Seanca u anulua për shkak të disa shkresave rreth dëshmitarëve që prokuroria ia ka dorëzuar gjykatës, ndërsa gjykata duhet t’i shqyrtojë.

Bëhet fjalë për dëshmitarët M dhe G të cilët nuk dihet nëse do të dëshmojnë për shkak se nuk ndihen mirë me shëndet.

Seancat e këtij grupi pritet të mbahen nesër e pasnesër.