Vonohet Nisja e Gjykimit të Oliver Ivanoviqit

Gazetari i KALLXO.com-it në gjykatën e veriut raporton për interesim të madh të medieve kosovare dhe të huaja për ta ndjekur këtë gjykim. 

Sipas tij të akuzuarit tashmë janë në gjykatë, ndërsa rreth gjykatës ka masa të shtura të sigurisë. Po kontrollohet secili që dëshiron të hyjë brenda në gjykatore. 

E pranishme para hyrjes ë gjykatës ndodhet edhe Ksenija Bozhoviq, nënkryetare e Partisë SPD, të drejtuar nga OIiver Ivanoviq. Për të hyrë po pret edhe kryetari i Mitrovicës Veriore Goran Rakiq. 

Bashkë me Oliver Ivanoviqin në gjykim janë edhe katër persona tjerë- Dragolub Delibashiq – ish polici serb, Ilija Vujaqiq, Nebojsha Vujaqiq dhe Aleksandar Llazoviq. 

Oliver Ivanoviqi akuzohet të ketë kryer krime të luftës gjatë vitit 1999. Ai gjithashtu, bashkë me ish-policin serb, Dragolub Delibashiq, akuzohet të ketë kryer vrasje gjatë përleshjeve, të cilat lanë 10 shqiptarë të vrarë dhe shumë të plagosur në shkurt të vitit 2000.

Tre të akuzuar tjerë, Ilija Vujaqiq, Nebojsha Vujaqiq dhe Aleksandar Llazoviq, akuzohen për vrasje dhe tentim vrasje në shkurt të vitit 2000.