Ambasadori i Holandës e Përkrah Rektorin Zejnullahu

Sipas diplomatit holandez, standardet e përcaktuara për regjistrimin e studentëve në universitet duhet të respektohen.

“Nuk jemi shumë të përfshirë në sistemin e arsimit, mirëpo ne e përkrahim Rektorin”, tha Bosch në një pyetje të KALLXO.com në forumin e Lëvizjes “FOL” i cili është duke u mbajtur në Prishtinë.

“Mendoj se duhet t’u përmbahemi standardeve dhe këto standarde nuk duhet të ulen për çështje politike”, u shpreh ambasadori Bosch.

Përfaqësuesit e organizatave të dala nga lufta kanë paralajmëruar një protestë gjatë ditës së sotme në kërkim të respektimit të një memorandumi ndërmjet tyre dhe UP-së të nënshkruar në vitin 2009.