Paraburgim Për Shantazhuesin e Së Miturës Nëpërmjet Facebook-ut

Duraku dyshohet se me këto veprime ka shkaktuar veprat penale të shantazhit dhe të hyrjes në sistemet kompjuterike.

Ai u arrestua të hënën, ndërsa paraburgimi do t’i llogaritet nga koha e arrestimit.

Paraburgimin për të dyshuarin e kërkoi prokuroria.

I  pandehurit  dyshohet se  në datat 23 dhe 24 nëntor 2014 në kohë të pacaktuar në Prizren me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër, se do të zbulojë diç në lidhje me të miturën, apo që do ta dëmtojë nderin apo autoritetin e saj, thuhet në kërkesën për këtë masë sigurie.

Ai në mënyrë të kundërligjshëm hyn në faqen e Facebook-ut, i siguron disa foto nudo të të dëmtuarës e më pas edhe e shantazhon të dëmtuarën duke i thënë se këto foto do t’i publikojë në rrjetin social- internet, vazhdohet më tutje në këtë kërkesë.

Aty thuhet se i dyshuari e detyroi të dëmtuarën që t’ia sjellë të hollat në shumën prej 50 eurove, ndërsa për këtë e dëmtuara e njoftoi  Stacionin Policor në Prizren.