FSK Shënon Ditën e Vet Me Premtimin për T’u Bërë Forcë e Armatosur

Më 5 maj të këtij viti, Kuvendi i Kosovës ishte dashur të merrte vendim për krijimin e Forcës së Armatosur të Kosovës, por kjo nuk ka ndodhur pasi Kuvendi ishte shpërnda 2 ditë më pas për të ti lënë rrugën zgjedhjeve të reja të jashtëzakonshme.

Presidentja Atifete Jahjaga dhe kryeministri në largim Hashim Thaçi gjatë mbajtjes së manifestimit për ditën e FSK, se transformimi i Forcës së Sigurisë në atë të armatosur do të jetë prioritet i tyre.

Presidentja Jahjaga, duke uruar për ditën e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka thënë se punë parësore e Kuvendit të Kosovës duhet të mbetet krijimi i forcës së vet mbrojtëse.

“E ardhmja e Kosovës dhe e sigurisë së Kosovës, mbetet punë parësore për Kuvendin e Ri, duke e bërë Kosovën me forcën e vet mbrojtëse”, ka thënë presidentja e Kosovës, gjatë manifestimi ushtarak të mbajtur në kazermën “Adem Jashari” Prishtinë.

Edhe kryeministri në largim, Hashim Thaçi, ka thënë se prioritet i institucioneve të reja që do të formohen do të jetë që FSK të transformohet në forcë mbrojtëse.

“Njëra ndër prioritetet tona për të kaluar të gjitha procedurat legale dhe juridike është që Forca e Sigurisë së Kosovës të transformohet në Forcën Mbrojtëse”, tha Thaçi.