Mustafës i Shfaqen Probleme me Deputetët për t’ia Votuar Koalicionin

“Vendimi arbitrar i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës për të hyrë në koalicion qeverisës me partinë që vendin tonë e ka shndërruar në shtet mafioz-PDK-në, është shkelje mbi vlerat dhe parimet që LDK-ja ka kultivuar qe një çerekshekull”, thuhet në postimin e saj në rrjetin social Facebook.

Ajo thotë se votën kundër do ta drejtojë ndaj PDK-së, të cilën e quan si “kupolën e krimit, korrupsionit e të mafisë” në Kosovë.

“Si përfaqësuese e zgjedhur e popullit në Kuvendin e Republikës së Kosovës, kam vendosur të votoj KUNDËR këtij bashkimi të papranueshëm me partinë që përfaqëson kupolën e krimit, korrupsionit e të mafias në Kosovë! Dhe e cila madje edhe nga NATO-ja akuzohet për vrasje të politikanëve shqiptarë të Kosovës”, shkruan më tej ajo në Facebook.

Vota e saj kundër tregon se kreu i LDK-së, Isa Mustafa, pas koalicionit me PDK-në, po ka probleme se si të menaxhojë me deputetët e vet për ta jetësuar marrëveshjen ndërpartiake.