Koalicioni Ndan Postet Kah Mesi i Javës së Ardhshme

Hajredin Kuçi nga PDK-ja, i cili është pjesë e grupit punues për finalizimin e marrëveshjes PDK-LDK për ndarjen e posteve, tha për KALLXO.com përmes telefonit se deri kah mesi i javës së ardhshme pritet të ndahen punët e hisedarëve.

“Besoj se këto ditë takohemi. Nuk kemi kohë të veçantë, por deri në pjesën e parë të javës që vjen besoj se sqarohet çdo gjë”, tha Hajredin Kuçi.

Në takimin e zhvilluar në Zyrën e Presidentes, më 19 nëntor, me nismën e tyre-dy liderët e PDK-së dhe LDK-së, u pajtuan në parim për ndërtimin e koalicionit ndërpartiak ndërmjet këtyre dy partive për të ndërtuar institucionet e Republikës së Kosovës, konform Kushtetutës dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.