Fiskalizimi i Naftëtarëve Ende Larg Përfundimit

33 kompani të derivateve të naftës nga gjithsej 250 pika të shitjes kanë pranuar procesin e fiskalizimit dhe instalimin e pajisjeve fiskale, është thënë në konferencën e Shoqatës së Operatorëve të Licencuar për Pajisje Fiskale.

“Ky proces është vonuar për disa muaj, por ka disa javë që operatorët kanë filluar të bëjnë fiskalizimin e pikave të derivateve të naftës”, tha Kestrim Kumnova, nga kjo shoqatë.

Procesi ishtë vonuar sepse operatort e shitjes së derivateve të naftës ishin ankuar për çmimin e shtrenjtë të pajisjeve fiskale.

Kumnova tregoi se tashmë çmimi i këtyre pajisjeve ka pësuar rënie.

“Çmimi për dy dispenserë nga njëra prej kompanive është 3980 euro”, tha Kumnova.

Kompanitë “Gekos”, “Dukagjini” dhe “Printec” janë të licencuara për shitjen e pajisjeve fiskale.

Në shtator njëra prej tyre çmimin për dy dispenserë e kishte 5 mijë e 600 euro.

Në këtë konferencë kanë qenë pjesëmarrës edhe disa nga përfaqësuesit e kompanive që tashmë janë pajisur me arka fiskale.

Latif Kryeziu nga “Al Petrol” tha se ATK-ja duhet të caktojë një afat kur duhet të kryhet fiskalizimi.

Ndërsa Fatbardh Xhaferi, përfaqësuesi i “Hib Petrol” deklaroi se “procesi i fiskalizimit duhet të ndodh në të gjitha pikat e shitjes te të gjithë operatorët”.

Kumnova bëri me dije se procesin e fiskalizimit tashmë e kanë përfunduar edhe kompanitë e derivateve: “Patroni”, “Ex Fis”, “Labi Oil”, “Alb Petrol”, e kompani të tjera.

Më shumë për kompanitë e derivateve të naftës dhe procesin e fiskalizimit:

Naftëtarët Mbesin të Paprekur

Përballja e Shtetit me Biznesin e Toleruar të Naftës

Arka Speciale për Tregun e Miliardave