Arrestohen Të Dyshuarit Për 20 Vjedhje Në Prizren
Të arrestuarit dyshohet se hynë për të vjedhur në këtë ëmbëltore më 16 tetor.
“Më 16 tetor gjatë orëve të natës, e kanë thyer derën e ëmbëltores “Elita” dhe pasi kanë hyrë brenda, nga aty kanë përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme rreth 400 euro, tri pasaporta dhe një patentë-shoferi”, tha kapiteni Hazir Berisha.
Berisha bëri me dije se kur janë intervistuar, të arrestuarit kanë pranuar edhe kryerjen e vjedhjeve tjera.
Të dyshuarit janë pyetur për rastin në prani të avokatëve mbrojtës dhe aty është kuptuar edhe për 19 vjedhje tjera që i kanë kryer këta të dyshuar”, shtoi Berisha.
Berisha njoftoi se cak i vjedhjeve të këtyre dy personave kryesisht kanë qenë objektet afariste, vjedhjet nga veturat, e tjera.
Në konsultim me prokurorin e shtetit, dy të dyshuarit janë ndaluar nën masën e arrestit policor.