Kërkohet Heqja e Nga Plan-Programi i Librit Kontestues të Vesel Latifit

“Konsiderojmë se gjuha e përdorur në këtë kapitull është mizogjiniste dhe çnjerëzore ndaj viktimave të dhunës seksuale”, thuhet në letrën e hapur që është dërguar nga Rrjeti i Gruas i Kosovës.

Përmes kësaj letre këto organizata kanë treguar se termi “dhunë seksuale” sipas Organizatës Botërore  të Shëndetësisë është “…një gamë veprimesh, nga dhuna verbale deri te penetrimi seksual i detyruar, dhe lloje të ndryshme të detyrimit, që nga presioni shoqëror dhe intimidimi deri te dhuna fizike”.

Përmes kësaj letre thuhet se autori i teksti përkundër që nuk i merr parasysh këto forma të dhunës seksuale ai nuk përfshin as përkufizimet e Kodit Penal të Kosovës.

“Përkufizimi i viktimës “tipike” sipas profesorit Latifi është tejet problematik. Hulumtime serioze të dhunës seksuale në Kosovë dëshmojnë se gratë e të gjitha moshave, etniciteteve, statuseve martesore dhe rajoneve të ndryshme përjetojnë dhunë në Kosovë, dhe shumica e tyre përjetojnë dhunën në baza gjinore nga partnerët e tyre intim se sa nga një i panjohur”, thuhet në letrën e hapur të këti rrejti organizatash.

Sipas këtyre organizatave viktimat nuk mund të përkufizohet sipas mendjelehtësisë, pakujdesshmërisë, përdalshmërisë, dhe situatat “viktimogjene” që sjell me vete.

“Në vend të një teksti arsimor, i cili do të duhej të kishte për qëllim edukimin e avokatëve, prokurorëve dhe gjyqtarëve të ardhshëm të Kosovës se si duhen trajtuar rastet e dhunës seksuale, teksti ‘Kriminalistika’ i mëson të mos i besojnë viktimave,  t’i diskreditojnë akuzat, dhe t’i paraqesin akuzueset si të sëmura dhe fajtore”, thuhet në letër.

Në fund të saj, njëmbëdhjetë organizatat joqeveritare kërkojnë nga Universiteti i Prishtinës urgjentisht të largojë tekstin “Kriminalistika” nga plan-programet e Fakultetit Juridik dhe të ndërmarrin hartimin e strategjisë për përfshirje të perspektivës kritike të çështjeve gjinore si dhe të bëjë hulumtimin e thellë të kurikulave dhe syllabuseve të akredituara.