Paraburgim për të Dyshuarin e Kultivimit të Narkotikëve
08.10.2014 - 10:19
Te i dyshuari gjatë bastisjes së kryer nga ana e policisë janë gjetur 52 bimë të dyshuara për kanabis sativa si dhe në podrumin e shtëpisë janë gjetur dy qese najloni në të cilat kishte farë të kësaj bime.
Ai dyshohet se pa autorizim ka kultivuar bimë të ndaluara me ligj, ndërsa ka poseduar armë-pistoletën, dy karikatorë të kalibrit 7.62 mm dhe tetë plumba.
‘’Të pandehurit i vazhdohet paraburgimi edhe për një muaj i cili zgjatë deri më datën 7.11.2014’’, tha zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prizrenit, Afërdita Kicaj.