Turqia Godet Kontrabandën e Naftës Që Shitet Nga ISIS

Por ditët kur ajo fitonte sa 20 fishi i pagës së saj përfunduan disa muaj më parë, kur policia arrestoi atë dhe gjobiti punëdhënësit e saj me një gjobë masive.

Karburanti kontrabandë erdhi nga puset e naftës në Irak dhe Siri të kontrolluara nga militantët, përfshirë ata të Shtetit Islamik të Irakut dhe Sirisë (ISIS, i njohur gjithashtu si ISIL), dhe u shit nga ndërmjetës të cilët e kontrabanduan atë përtej kufirit turko-sirian.

Zyrtarët e inteligjencës perëndimore kanë akuzuar Turqinë se po luan të verbërin ndaj lulëzimit të kësaj tregtie që forcon ISIS-in.

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry, i ka bërë thirrje Turqisë për të bërë më shumë për të frenuar tregtinë. Analistët vlerësojnë se ISIS-i fiton deri në 3 milionë dollarë në ditë të ardhura nga fushat e naftës në Irak dhe Siri.

Në dhjetra intervista me autoritetet turke, kontrabandistët dhe shitësit përgjatë kufirit 900 kilometra të Turqisë me Sirinë japin një tabllo mrekullisht të ngjashme: kontrabanda e naftës ka qenë një biznes që ka lulëzuar deri rreth gjashtë muaj më parë, kur autoritetet turke ndërmorën një një varg masash ligjore që ndërprenë në mënyrë të konsiderueshme tregtinë e kundërligjshme.

Shumë prej të intervistuarve, përfshirë edhe Sevda, dhanë vetëm emrin e tyre të parë ose kërkuan anonimitet nga frika e hakmarrjes nga autoritetet apo kontrabandistët, të cilët besojnë se raportet në mediat turke çuan në këto masa.

Autoritetet turke thonë se kanë forcuar kontrollet kufitare, arrestuar dhjetëra trafikantë dhe kanë ndjekur konsumatorët në një operacion të gjerë ndalimimit dhe kërkimit në autostradën turke ku tanket e karburantit testohen për naftë kontrabandë.

Provinca Hataj dyshohet së ka qenë qendra kryesore e kontrabandës.

Autoritetet Turke thonë se kanë konfiskuar rreth 20 milionë litra naftë në kufi, në tetë muajt e parë të këtij viti, rreth katër herë më shumë se në të njëjtën periudhë të një vit më parë, ndërsa karburanti i paligjshëm i zbuluar tek konsumatorët ka rënë në mënyrë të konsiderueshme.

Në kulmin e bumit kontrabandës të naftës në Turqisë, pika kryesore e tranzitit ishte një fshat i vogël i quajtur Hacipasa në lumin Orontes që shënon kufirin me Sirinë. Hacipasa ka qenë një strehë e kontrabandës për dekada të tëra, thonë autoritetet dhe banorët.

Ashtu si në qytete të tjera kufitare, shumë familje kalojnë kufirin dhe tregtojnë mallra si sheqer dhe cigare pa kontrollë doganore.

Por, lufta në Siri dhe marrja e puseve të naftës nga militantët islamikë të ISIS-it hapi një treg gjigand që e bëri mogulët të dallojnë nga vendasit.

“Disa njerëz shumëfishuan pasurinë e tyre në mijëra herë në disa muaj,” thotë një pronari i një stacion gazi i cili nuk pranoi të identifikohej.

Sevda, thotë se një herë në javë ajo bënte një udhëtim 10-orësh me kamion nga Hacipasa dhe transportonte me mijëra litra naftë në një kompani në qytetin Denizli, duke fituar 6500 dollarë në një udhëtim. Ajo përfitonte pak të holla për udhëtime të shpejta lokale me një sedan Mercedes me një tank të fshehtë gazi ekstra.

“Të gjithë janë duke e bërë këtë,” thotë ajo me një nënqeshje. “Kisha aq shumë para” thotë ajo

Autoritetet turke, përfshirë zyrtarë të lartë të policisë, rojeve kufitare dhe policisë xhandarmërisë paraushtarake, thonë se goditja filloi vitin e kaluar, por mori hov në gjashtë muajt e fundit – një periudhë në të cilën Turqia u gjend nën një presion në rritje nga aleatët, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, të shqetësuar nga fakti se ISIS ishte financuar vetë kryesisht nga trafiku i naftës.

Grupi ekstremist ka marrë nën kontroll seksione të mëdha të Sirisë dhe Irakut, dhe ka nën kontroll 11 fusha të naftës në të dy vendet, thonë analistët. Brenda Irakut dhe Sirisë, ISIS u shet naftën ndërmjetësuesve me një zbritje të rëndësishme.

Autoritetet turke thonë se goditja u rrit për shkak të shqetësimit për sigurinë e brendshme dhe humbjen e të ardhurave tatimore. Ndërsa ata e pranojnë se kontrabanda ishte shfrenuar, ata mohojnë akuzat se kanë lejuar që në mënyrë të heshtur ekstremistët të bëjnë një lumë me të ardhura nga simpatia që kishin për ta.

“Nëse ju shikoni në masat që janë marrë në dy vitet e fundit, dhe veçanërisht vitin e fundit, ju do të shihni se Turqia nuk ka lejuar këto lloje të aktiviteteve “, thotë Cemalettin Hasimi, një këshilltar i kryeministrit turk, duke argumentuar se edhe Shtetet e Bashkuara luftojnë për të patrulluar në mënyrë efektive kufijtë e tyre.

“Në qoftë se SHBA-të do të kishin zgjidhur kontrabandës në kufirin meksikan, atëherë me siguri se Turqia do të kishte bërë të njëjtën gjë, kjo është një gjë shumë e vështirë për t’u bërë.”, tha ai.

Edhe kontrabandistët thonë se biznesi tani është shumë ma i vështirë. Një trafikant që është marrur me këtë aktivitet gjithë jetën e tijë, në një fshat pranë Akcakale thotë se nafta ndonjëherë bartet natën, ose derdhur për disa orë nëpër gypa të përcaktuara përtej kufirit natën dhe të cilat hiqen para agimit.

“Gjërat janë aq të vështira. Unë kurrë nuk kam parë këso masa qe 40 vjet”, thotë njeriu i moshuar, i cili mbështjellë cigare në një qilim orientale duke treguar historitë e tijë të kontrabandimit përtej kufirit. “. Nëse kontrabandimi do të ishte një biznes i mirë, unë do të isha duke e udhëhequr atë, besoni mua, unë isha mbreti – por jeta është e gjatë”, thotë ai.